Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | E si "nuk qenkam nga Vranishti?!"

E si "nuk qenkam nga Vranishti?!"

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

E si "nuk qenkam nga Vranishti?!"

           Libri "Vranishti në shtëpitë tona" nga Duro Mustafai 

Nga  Përparim  Hysi

       Sado pak hipotetike pyetja ime, sikur e ka marrë përgjigjen. Sado që jam nga Fieri, të qepet një mik si Duro Mustafai dhe o të bën nga Vranishti, o bjerë e vdis. Nuk flas me apriori, por me  fakte. Kam gati 6- vjet që, të paktën, dy herë në javë takohemi me njëri- tjetrin dhe as që vihet në dyshim që, tanimë, jemi miq . Kam gati 6-vjet që DURO  MUSTAFAI më ka bërë bashkëpunëtor në shkirme në gazetën "Hora" fillimisht dhe, po kështu,kur "Hora" po me përgatitës Duron dhe me sponsorizim të inxhinierit BESNIK RESHAT  HASANAJ (edhe ky nga Vranishti) u kthye në revistë,enkas për Vranishtin, Duroja gjithmonë  do gjente paksa vend o për një poezi apo shkrim tjetër timin. Kështu, pak nga pak, po bëhesha vranishjot.Por ja, sot që po shkruaj, nuk kam nga ia mbaj. Më dhuroi librin "Vranishti në shtëpitë tona" dhe më duket ( me të vërtetë që më vjen mirë), sikur me këtë libër më ka dhënë"tapitë" e një copë trualli nga Vranishti.

                                                *       *     * 

Nëse vranishjotët do çuditen me pretendimet e mia, le të krijojnë një komision dhe të më marrin në provim: e meritoj apo nuk e meritoj "truallin tim në Vranisht"?

Për t'ua bërë më të lehtë "provimin tim", le të gjejnë pak kohë dhe të lexojnë dijet e mia për Vranishtin. Unë deklaroj sa më  poshtë vijon:

Emri "Vranisht" përmendet që në shekullin XIII-të,është me origjinë pellazgo-ilire dhe në formën e parë ka qenë:Uranista.

Sa dokumentohet për këtë emër, supozohet si "perëndia e qiellit"(nga Uran) dhe për këtë shkruan ÇABEJ i madh,por dhe francezi Roberto D'Angjeli. Fshati ka një shtrirje të madhe,gati 23 km katrore.Është me lugina e pyje dhe Mali i Çikës ka lartësinë 2045 metra. Në kadastrën turke figuron nga shekulli XV-të dhe, në regjimin komunist arriti me 350 shtëpi dhe me 1600 banorë.

Ësht fshati i monumenteve,si: "Qyteza e Horës","Kalaja e Horës","Guri i qytezës", "Guri me qiell" apo "Sofra e Zotit".Veç tyre ka ura mesjetare të tipit"me kurriz" apo siç quhen me termë historik si "ura e Vezirit"; ka ujësjellës që nga koha e Ali Pashë Tepelenës;në Vranisht apo nga Vranishti në shekullin XV-të, pas vdekjes së Skënderbeut janë shpërngullur banorë dhe janë vendosur në Hora, në Kalabri; thonë që në Vranisht ka qenë dhe Gjon Kastrioti, i biri i Skënderbeut; ka qenë Kryerilindësi Avdyl Frashëri; ka qenë Ismail Qemali. Vranishti e ka djegur barotin në të mirë të Atdheut dhe ka një nga Kapedanët e LUFTËS së Vlorës që quhet SALI VRANISHTI; ka dëshmorë të LNÇL dhe Heronë e Popullit Hysn Çino. Vranishti veç luftarëve është fshati që ka nxjerrë njerëz me dije në fusha të ndryshme,si: dijetar si SALI  HALLKOKONDI, akademik Teki Tartari.Nga Vranishti është një nga rektorët e Universitetit "Ismail Qemali",Bilal Shkurti. Ka këngëtarë e valltarë me emër,si:Tare Selmani e Çelo Jonuzi,Arap Çeloleskaj, Etem Shkurti e të tjerë.

Përveç monumenteve të natyrës,Vranishti ka një bukuri përrallore: ka ujëra të kristalta dhe ajër të freskët: mali i Çikës, mali i Bogonicës,Vali i Vranishtit,lëmi i Lejlerëve në majën e Bogonicës i japin fshatit një bukuri të veçantë. "Vali I Vranishtit" ndodhet në kurriz të Bogoncës në lartësi 1000-m dhe ka formën e një stadiumi rrethor me një sipërfaqe prej 2- km katrorë.

Vranishti ka 5 mëhalla (lagje);1.Mëhalla e Vranishtit (si mëhalla"mëmë) dhe pas kësaj lindën tri të tjera:2.Mëhalla e Reçe 3.Mëhalla Alikonde 4. Mëhalla Gjike 5.Mëhalla Gjoke.

                                                                   *      *    *

  Vranishjotët kanë dhënë kontribut historik për Atdhenë dhe kjo është arsyeja që Këshilli Bashkiak i Qarkut Vlorë, disa rrugëve të qytetit u ka vënë emrat e vranishjotëve me emër,si: të  Zenel Çelos,Pasho Ramadanit,Sali Vranishtit,Azem Sulos, Hysen Çinos, Shaban Seferit,Sali Hallkokondit, Rrapo Metos, Xhemil  Dukës, Shakohoxhenjëve, Maman Saliut dhe Anita Bitrit.

Nga Vranishti dolën 24 partizanë dhe Çeta e parë partizane u frmua më 25 gusht 1943.Kjo çetë mori emrin e kapedan Sali Muratit dhe për komandant pati MAMAN SSALINË,kurse komisar Jonuz Mersini; nga Vranishti ka qenë,i katërti i " Kodrës së kuqe" Muharrem Llanaj(i lënë në harresë,sado që ishte me Vojo Kushin e dy shokët e tjerë:Xhorxhi Martini e Sadik Staveleci; dëshmori i parë në krahinë ka qenë Shaban Seferi;ky dëshmor ka qenë dhe poet se kish botuar tri vëllime poetikenga viti 1934-1942 dhe la në dorëshkrim:"Hormova" dhe "Rrufeja e djalërisë".

Shkolla e Vranishtit mban emrin "Hysen Çino" dhe ka përgatitur mbi 4000 nxënës. Sëpari është hapur në vitin 1913 nga mësuesi Merçan Selami.

                                                              *    *   *

Më 25 gusht 2003 ka dalë numri i parë i gazetës"Hora" si organ i Shoqatës Atdhetare Kulturore Vranishti. Në vitin e trembëdhjetë të gazetës, gazeta u kthye nlë revistë me sponsorizues,inxhinierin BESNIK RESHAT HASANAJ.

Vranishti ka 58 martirë (burra,gra, fëmijë) të vrarë nga nazistët gjermanë në operacionin e dimrit në vitein 1943-1944.

Në libër shumë faqe (të gjitha të illustruara me fotografi si dëshmi autentike) nga jeta në vitet e regjimit të kaluar; ka faqe nga veprimtaritë kulturore e artistike; ka faqe të datave përkujtimore të LNÇL apo dhe gjithë kohës kur fshati qe kooperativë.

Por unë mendoj se dhe me  kaq, meritoj që  të jem nga Vranishti.

Tek i mbyll këto përshtypje kaq modeste të mia, nuk  kam si mos vë në dukje atë punë aq profesionale, të shkrimtarit dhe gazetarit me përvojë,DURO MUSTAFAI, që u kujdes për ta bërë Vranishtin edhe "pronë" të atyre që nuk janë nga Vranishti, një prej të cilëve jam unë.

Ngaqë e heq veten, paksa si poet, po bëj një analogji të largët me disa vargje të Poetit dhe shkrimtarit të madh francez,VIKTOR HYGOI, që në kapitullin "Gavroshi" ka këto vargje shpotitëse: "Që s'kam, s'më zë qederi dhe faijin ma ka Volteri?/ Me hundë tek përroi/dhe fajin ma ka Rusoi. Kurse unë si"plagjiat" fare i rëndomtë,këndoj kështu:

"Nëse sot jam,paksa, nga Vranishti/ "fajin"ma ka DURO ALTRUISTI/. Është një "faj" që nuk dua ta laj/. Rrofsh,DURO MUSTAFAI!

Sidoqoftë, "pjesën" time nga Vranishti e mora dhe e kam në shtëpi. Si thoni ju,vranishjotë, jam apo nuk jam nga Vranishti?

 

                  Tiranë,11 tetor 2017

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1