Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | “Oret e vdekjes” , skaner karakteresh

“Oret e vdekjes” , skaner karakteresh

Font size: Decrease font Enlarge font
image Shyqyri Mollaj

Nga  Petrit  Malushi
Shyqyri  Mollaj, “Oret  e vdekjes” , skaner  karakteresh
Autori  shkodran, Shyqyri Mollaj, që prej vitesh jeton familjarisht në Ohajo të ShBA-së me statusin e emigranit politik , nuk rresht së shkruari  për lexuesin shqiptar.  E veçanta e tij është se, që në moshën 21-vjeçare, në vitin 1967 arriti sukses me botimin e romanit “Zogjtë ndërtojnë folenë” edhe pse ishte prova e parë. Por pas kësaj faktorë  të tjerë , jashtë dëshirës së tij, i imponuan  ndërprerjen e komunikimit me lexuesin.  Sërish u shfaq në vitin 2013 me vëllimin poetik “Pyes vehten”. Dy vjet më vonë , më  2015 botoi romanin e dytë  “Orët e vdekjes”.   Dhe në vitin 2017 doli më titullin e ri “Zbukuruesi i qytetit” , formatuar me një novelë dhe disa tregime. Subjektet  dhe ngjarjet e romanit të parë, të vëllimit poetik dhe atij me novelën e tregimet  lidhen tërësisht me mjedisin shqiptar dhe qytetin e tij të lindjes, Shkodrën.                                                                                                                                               

“Orët e vdekjes”                                                                                                                                                                             

 Duket jeta në ShBA ka lënë gjurmë në shpirtin e tij krijues dhe e ka grishur për romanin “Orët e vdekjes”. E veçanta e këtij autori në planin krijues është se, në këtë rast  nuk ecën në hullinë e shumë të tjerëve që qerthullojnë me nostalgji rreth kujtimeve  nga mëmëdheu.  Jo, ai  ka guxuar  dhe ia ka arritur të realizojë me të gjitha detajet një roman të mirëfilltë amerikan. Subjekti, mjediset, personazhet  janë plotësisht të tilla.  “Orët e vdekjes” është një roman psikologjik  ku  mbizotërojnë elementet e absurdit.  Ngjarjet ecin  mbi dy spirale, nga fundi  shkojnë në fillim dhe përsëri  rikthehen te fundi i pashmangshëm, “ orët e vdekjes”. Tre personazhe. Tre shokë universiteti. Tre jetë të ndryshme. Të veçanta dhe të përbashkëta midis tyre.  Në fund, kur gjithçka është drejt të pakthyeshmes, ata  bëjnë skanerin e  ciklit jetësor ,  nga lindja deri në  vdekje, madje gërmojnë  thellë edhe në brezat paraardhës. Kur e kuptojnë se janë krejt të vanitur, si oksigjen për jetëgjatësi , përpiqen të përdorin zbrazjen e të gjitha të fshehtave e të pathënave. Jetë që kanë ecur e janë ngjitur në maja karriere, janë pasuruar  mbi  intriga, mashtrime, makinacione, kurthime, pabesi, falsitete…Karakateret e tyre zbërthehen nëpërmjet situatave, veprimeve, dialogëve, monologëve… Rrëfimtari, si atëherë në vetën e tretë  kur flet autori edhe në vetën e parë kur flasin vetë personazhet, e kryen më së miri detyrën e ngarkuar për të depërtuar deri në intimitete.  Autori ka ditur të vërë në funksion të situatave dramatike e tragjike fjalitë e shkurtëra për një ritëm të shpejtë e me intesitet të lartë.  Po ashtu përdor pa sforcim fjalinë e gjatë për një ritëm të ngadaltë me shtrirje mendimi , kur ka përshkrime natyre, personazhesh, mjedisesh, objektesh dhe sendesh.  Kalimin nga njëra situatë në tjetrën e bën në mënyrë të butë pa e lodhur lexuesin. Përdor bukur njëkohësinë e parakohësinë nëpërmjet digresionit , në konteksin e situatave. Ia ka arritur të shmanngë përsëritjet. Përdor një leksik të  pastër, me nivel të lartë, falë personazheve të përzgjedhur prej tij.  Shfletimi i këtij romani, nga fillimi e deri në fund,  të ngarkon emocionalisht e të fal kënaqësi për skenat e papërsëritshme. Urime Shyqyri Mollaj ! Na dhurofsh të tjera vepra të pëqyeshme.    

Subjekti                                                                                                                                                                               

Frank (Françisko)  Medison, Kurt  Herman dhe David Kolorados  kanë lidhur shoqëri të ngushtë në rininë e hershme, kur kanë qenë studentë të Harvardit, të cilën e ruajnë edhe në vitet e mëvonshme.   I pari menaxher biznesi, i dyti avokat dhe i treti kërkues shkencor.  Ja portretizimi  amalgamë, shpirtëror e psikologjik i gatuar mjeshtërisht e bukur  nga autori për secilin.                                                                                           

“ Me kohë Françisko kishte menduar që një ditë, të shkruante një libër për familjen Madison.  E gjitha kjo ndërmarrje ishte tepër e mundimshme sepse rruga e Madisonëve fillonte me tregëti skllevërish , plaçkitje piratësh e anije mallrash, me vrasje, grabitje, kondrabandë, zhdukje anijesh me gjithë ekuipazh … “ (fq.11). “Ka raste që xhaxhai  duke jetuar si  i pasur harron të varfërit… Ky moment i kujtoi vdekjen e  babait… Tek kujtoi këtë  si gjithnjë kujtoi  vdekjen e nënës”. (fq. 16-17). “Tashmë ai qe dhënë mbas një tjetër diçkaje : librit për jetët e Madisonëve” (fq.28).  “Duke kaluar në mendje  ç’kishte grumbulluar, letra, dokumente, gazeta, gojëdhëna, të gjitha flisnin për një thesar të fshehur diku…” (fq.30). “Gjithë materialet i la në hyrje të tunelit. Ishte mëngjes  shumë herët.  Qe ngritur lehtë  nga shtrati pa zhurmë që të mos zgjonte as… Pa skicën të detajuar…  Vallë ç’kishte brenda…, thesari…? A mund të kthehet gëzimi në tragjedi, kasaphanë… Para dhomës së thesarit ishte kasaphana, thertorja e Teksasit…” (fq. 47).  “ A duhet të krenohem që e zbulova ?...Tërhiq, ec e ngec. E hapi ndadalë si të qe prej  kristali”. (fq.55). “Çfarë uguri është ky thesar ! Mos vallë është  i  mallkuar ?” (fq.60). “Kur filloi të  përzgjidhte çka të fuste në thes, në fund të arkës pa diçka të mbështellë si kungull, amorfe… I ra  nga duart, Hapi sytë deri në zgurdullim.  Ishte kafkë!” (fq.68). “Sapo avioni mbaroi kursin e ngritjes dhe mori horizontalisht, diçka kërciti në dysheme… Kafka qe penguar në këmbët e një  karrigeje” (fq.88). “Sapo zbriti nga avioni e këmbët i shkelën në tokë , pa njerëzit e shërbimit që prisnin kokëulur e fytyrëprerë... Këtë radhë thikat nuk ishin në brinjët e tjetrit , por direkt në mishin, palcën e kockat etij. Tigrat… sipas  kamerave kanë sulmuar Xhudin pastaj të dy fëmijët.  S’ishte në gjendje as të bërtiste, as të fliste, as të heshte. “Po hakmarrja ime kur do bëhet ,si ?”- kujtoi nëpër mjegull. Kishte haluçinacione. Kishte pësuar shok. Erdhi helikopteri i emergjencës së spitalit… Tek shihte shtrirë pikat e serumit që hynin në trup përmes ages, mendonte për jetën  e vet…Ai kishte thurur intriga e bërë pazarllëqe… Ia kishte dredhur kujt mundte… Një ditë i tha vetes mjaftë më… Dhe kërkoi qetësi në ishull…” (fq.95-122). “Hakmarrjen do ta bënte më makabre…Ata më shkretuan shpirtin, unë do të shkretoj ishullin.. Në pyllin xhungël nuk do të kishte më njerëz…kafshët barëngrënëse do t’i vinin në njërën nga gjysmat e ishullit…në pjesën tjetër vetën mishngrënësit… plaga mbyllej kur të hakmerrej…Kafshët ndiheshin nervoze dhe të egërsuara.. ditë pas dite po ngelnin vetëm më të fortit…u ndal mbi kufomat dhe lëkurët e luanëve e tigrave që kishin ngrënë njëri-tjetrin…Ai përjetonte orët e vdekjeve të mishngrënësve… orët e vdekjeve të barngrënësve…I fundit mbeti vetëm Françisko.  Qeshi. Edhe unë do të kem orët e mia të… Po kthehej i vetëm në vilën e tij… Historia ime do të fillojë nga fundi… mund të jetë nga ato historitë tragjike… Çudi njeriu nganjëherë kërkon shpëtim në qetësinë e zotave…” (fq.130-135).                                                                                                   

Edhe Kurt Hermani, si shoku e miku i tij Françisko, qe tërhequr disi në jetën private… I ulur në shezlong, në tarracën e shtëpisë …thithte puron e mendonte për nofkën e vënë “avokati i djallit”. Karriera e tij pati ngjitje fort të lartë e të shpejtë… Hermani drejtësinë e quante teatër... Ç’komedi absurdi !(fq.136-140). “… e shoqja i tha ‘më mirë se nipçes, s’ke kujt t’i tregosh. Ta dijë se nga vjen…”Babai im ka qenë këshillatar ushtarak në Ambasadën  Amerikane në Kore…më vonë familjen tonë e hipën në një avion luftarak e na  çuan në një tjetër vend lufte… Vietnam… isha në vitin e fundit të shkollës së mesme…helikopteri ku ishte babai pësoi difekt…pas një muaji gjetën mbeturinat e helikopterit… nëna u njoh me një mjek…iku…në xhungël vazhdonte kërkimi i ushtarëve të humbur … dikush i kishte ngrënë…në një fshat gjetën njeriun që  kishte mbijetuar…ai tregonte se  kishte mbijetuar duke vrarë e ngrënë shokët…Për vite me radhë kërkova babangrënësin…Kur u bëra i njohur më autorizuan takimin me të…Isha para një kanibali…”(fq.150-155). Nipçja kishte mbetur si gozhduar nga fjalët e tij…Babanë tim ma hëngri njeriu,… Madisonit ia hëngrën kafshët… Në brinjë i theri diçka… trupi i plakur duhej të mbahej me ilaçe… Gjysh ç’pate ? … Shpesh marr sinjale…vijën nga bota tjetër, bota e vdekjes…”(fq.173).                                                                                                                                                               

Davidi e dinte në qelizë pragmatizmin e Hermamit dhe të Françiskos… Françisko të gjitha pasuritë i  kishte në sajë të vazhdimësisë së trashëgimisë, plus punës së vetë të pastër e  të ndyrë…Hemani , një përzierje e gjithfarë shtresave… Davidi dinte shumë për pjesën e errët të tyre…Kjo darkë ishte e dyshimtë, djallëzore, e mbështjellë me ambalazhe dhe fjongo dhuratash…Davidi shkroi ...për Françiskon : “Ai humbi paqen, pastaj edhe luftën”…për Hermanin : Avokati  i famshëm i djallit…në fund humbi betejën me devijimin djallëzor të qelizave në trupin  e tij…nganjëherë historia fillon nga fundi dhe …nuk përfundon asnjëherë”  (fq.359). Ora e kurdisur e vdekjes binte pa pushim…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1