Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | VEPËR ME PESHË TË VEÇANTË HISTORIOGRAFIKE

VEPËR ME PESHË TË VEÇANTË HISTORIOGRAFIKE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Hasan Hasanramaj

Doli nga shtypi botimi i tretë i Monografisë  “Zejtarët e Pejës” të autorit, Sejdi Berishes

VEPËR ME PESHË TË VEÇANTË HISTORIOGRAFIKE

Hasan Hasanramaj

Doli nga shtypi dhe u promovua Monografia me titull “Zejtarët e Pejës”, roli dhe kontributi i tyre në zhvillimin ekonomik dhe kulturor, botimi i Tretë, i shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi Berisha.

Kjo vepër me rëndësi dhe peshë të veçantë historiografike, që është begatuar edhe me të dhëna dhe foto të reja, pasqyron historinë dhe rolin e zejeve dhe të zejtarëve nëpër periudha në të gjitha fushat e jetës. Në të janë përfshirë gjërat më esenciale që paraqesin thelbin dhe shpirtin e zejtarisë. Aty, sikurse edhe në dy botimet e para (1995, 2010), në katërqind e gjashtëmbëdhjetë faqe janë përfshirë dhe trajtuar edhe të gjitha zejet që tani janë zhdukur ose janë në zhdukje e sipër, e që janë të rëndësishme për ruajtjen e një thesari të madh të popullit dhe për zhvillimin e turizmit.

Në këtë vepër, “defilojnë” qindra emra zejtarësh dhe intelektualësh që ishin promotor i zhvillimit shoqëror, ekonomik, kulturor, politik dhe historigrafik të Pejës dhe më gjerë. Janë mbi njëqind foto që pasqyrojnë zejtarinë jo vetëm të Pejës. Ndërsa, shumë anekdota, reflektojnë begatinë shpirtërore mbase edhe kulturore të zejtarëve dhe të qytetarëve të Rrafshit të Dukagjinit.

Veprës i paraprinë poezia ”Nëse ndonjëherë kthehesh në Pejë”, që ia shton peshën gjithë materialit brenda kopertinave, si dhe parathënia e librit e përkthyer edhe në gjuhën angleze. Monografia është e botuar në kolor dhe është vepra e tridhjetë e tetë e këtij krijuesi të devotshëm dhe të veçantë.

Zejtaria e ka zemrën dhe shpirtin e popullit...!

Duke pasur parasysh rëndësinë jo vetëm historike të zejtarisë dhe të zejeve në përgjithësi në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, por edhe të ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave shpirtërore dhe kulturore, gjithnjë është mirë, por edhe e udhës që të shndriten ato dhe të shkruhen libra, vepra, monografi dhe shkrime shkencore e historiografike për zejet si thesar dhe faktor i zhvillimit të një mjedisi. Po ashtu, duke pasur për bazë rëndësinë historike të këtyre vlerave në komunën e Pejës,por edhe më gjerë, autori në mes tjerash thekson se: këtu e njëzetë e pesë vjet më parë pata vendosur që të vë një gur interesant në murin e përjetësimit të vlerave tona kulturore dhe historike, duke shkruar një vepër kushtuar zejeve dhe zejtarisë pejane mbase edhe të asaj më gjerë, e cila është e para e këtij lloji në Kosovë, dhe kështu me botimin e librit-monografisë “Zejtarët e Pejës” në vitin 1995, e më vonë, në vitin 2010 me botimin e dytë dhe tash në vitin 2017 me botimin e tretë, dukshëm provokova por edhe sensibilizova opinionin për ta çmuar por edhe për ta ditur e ruajtur thesarin e paçmuar të zejtarisë. Isha i vetëdijshëm se një punë e tillë ishte e rëndë dhe me përgjegjësi, por edhe e llojit që asnjëherë, edhe sikur të shkruhen dhjetëra e dhjetëra libra, të gjithë nuk do të kënaqeshin, sepse, përbrenda librit nuk është e mundur të futen të gjitha të dhënat e ecurive zhvillimore dhe historike të zejeve, por edhe as të gjithë emrat e atyre që janë pjesë e kësaj ecurie, mund të jetë edhe të një numri që ndoshta kanë qenë bartës me rëndësi të zhvillimit të të gjitha zejeve. Andaj, edhe në këtë aspekt kam qenë dhe jam edhe tash i vetëdijshëm se do të ketë mangësi të kësaj natyre, por të cilën gjë, nuk e bëj për ndonjë arsye apo shkak që ka ngjyrë të hezitimit, të së keqes, apo edhe të ndonjë prapavije negative.

Por, duke e pasur për bazë se për të shkruar vepra të kësaj kategorie është vështirë mbase edhe përgjegjësi, S. Berisha vë në dukje se me gjithë këtë barrë, që ndonjëherë keqinterpretohet apo që edhe veprës përpiqet t’i jepet ndonjë vlerësim i qëllimshëm apo i paqëllimshëm negativ, kjo, në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë nuk mund ta dëmtojë rolin dhe rëndësinë historike të materialit që ka qenë dhe do të jetë edhe tash në librin “Zejtarët e Pejës”.  

Ky libër, i cili, si botim i tretë do të jetë identik me botimin e parë dhe të dytë, por i begatuar dhe i zgjeruar me shënime të reja, të cilat, do të janë veçmas ato të kohës së luftës dhe të pasluftës në Kosovë, nga e cila jo vetëm që u shkatërruan shumë dyqane, por u dëmtuan, u dogjën dhe u vodhën shumë prodhime dhe eksponate, të cilat janë reflektuar edhe në punën dhe ekzistimin e mëtejmë të vlerave zejtare, e sidomos të atyre që i takojnë periudhës së kaluar, e që në qytetin e Pejës jetonin si mohikanë të fundit të vlerës dhe të peshës së trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore, por edhe si vlerë e filleve dhe  bazave të zhvillimit ekonomik dhe kulturor. 

Duke u mbështetur në të gjitha këto që i theksova, por edhe në kërkesat e shumta të qytetarëve që këtë libër ta kanë në sirtarët dhe bibliotekat e tyre si histori, ushqim shpirtëror dhe si begati historike, me gjithë vështirësitë materiale dhe të natyrave të tjera, vendosa që ta ribotoj monografinë “Zejtarët e Pejës”, dhe se botimi i tretë le të jetë edhe ky si ushqim, kënaqësi, por edhe po ashtu si provokim për të bërë vepra edhe më të mira jo vetëm për zejtarinë, por edhe për të gjitha ecuritë e kombit. Sepse, vepra të tilla ende janë të pakta, dhe po ashtu ende mungojnë në numër të duhur për t’i kompletuar dëshmitë historike, shkencore dhe kulturore tek ne dhe më gjerë në trojet gjithëshqiptare.

Vlerat që duhet rujtur dhe afirmua, të cilat me fanatizëm i mbronë dhe i ruan ҫdo vend dhe ҫdo popull kudo në botë  

Edhe pse kanë ndërruar rrethanat e përgjithshme shoqërore, historike, zhvillimore por edhe të ato ekonomike dhe kulturore si dhe dinamika e tyre, megjithatë, kujtoj se kjo vepër do të jetë mesazh i pakontestueshëm për t’i mësuar, ruajtur dhe afirmuar vlerat e tilla, të cilat me fanatizëm i mbron dhe i ruan çdo vend dhe çdo popull kudo në botë. Për çfarë, kështu pata thënë në botimin e parë dhe të dytë, si njoftim apo si hyrje që lexuesi ta ketë sa më afër arsyeshmërinë dhe mirëkuptimin për ta kuptuar dhe përqafuar shtruat, drejtë dhe sa më ngrohtë rëndësinë e librit “Zejtarët e Pejës”. Kjo pjesë e shkrimit që tani pason, ishte prezantuar me sinqeritet dhe dëlirësi shpirtërore në botimet e mëparshme. Andaj, si i tillë, edhe tani e ka peshën dhe vlerën edhe për librin-botimin e tretë, por, edhe për lexuesin, i cili shpresoj se të gjitha të dhënat do t’i mësojë e do t’i kuptojë si synim për afirmimin e vlerave të kombit, shumë prej të cilave, ndonjëherë i mbulon pluhuri, harresa, papërgjegjësia, naiviteti, mbase, fatkeqësisht edhe dheu!

Autori, po ashtu vë në dukje se zhvillimi i civilizimit, çlirimi shpirtëror dhe ekonomik, për një popull, gjithmonë ka pasur rëndësi të madhe për të mbijetuar dhe për tu bërë zot i vetvetes e faktor me rëndësi në zhvillimin e gjithëmbarshëm të një mjedisi por edhe të shoqërisë së civilizuar dhe të botës në tërësi. Në këtë aspekt, rol me rëndësi ka pasur e do të ketë edhe më tutje zhvillimi i zejtarisë dhe i degëve të saj, në këtë kohë si pjesë e fuqishme e historiografisë në fushën e turizmit dhe të hotelerisë. Sepse, përmes kësaj dege të ekonomisë dhe kulturës, shprehet fort edhe karakteri e niveli i zhvillimit të një mjedisi, të një populli dhe i kulturës së tij. Sepse, edhe këtu shprehet e madhërishmja dhe e bukura që krijojnë jetën, siç thotë Imanuel Kant.

Ja se ҫfarë opinione japin individet që e njohin vlerat shpirtërore dhe kulturen e histororigrafike

Murteza  Daci, Pejë: “Zejtarët e Pejës” janë një dokument që e forcon historinë e Pejës, edhe rolin që kanë pasur ata nëpër periudha. Ata janë pjesë interesante dhe e rëndësishme e historisë.

Ne, pak kemi dëshmi me dokument për zanatet. Andaj, kjo është punë e madhe dhe shumë e qëlluar. Merre me mend. Ne vetëm me futboll, a dini se sa e kemi afirmuar Pejën?! E, ti e kishe theksuar fortë mirë edhe në libër.

Mr. I. Shala, Pejë: Ma thotë mendja se “Zejtarët e Pejës” kanë për të nxitur që edhe të tjerët të shkruajnë vepra të tilla kaq me vlerë. Të dhënat dhe fotot janë një kujtesë e pavdekshme që zejet e këtij qyteti, por edhe historinë e tij e bën të amshueshme...

Nijaziu, Pejë: Një vepër e tillë e ka peshën e një qitapi për tanë atë begati që e ke shti mrenda kopertinave. Le ta kuptojnë përmes këtij libri nipat e nipave,... nipave e nipave, tanë këtë pasuri që ky libër e ka ba të pavdekshme...

Kjo nuk matet me asgja,... mirë, mirë... mirë shumë! 

Nexhati, Gjilan: Durim i madh për punën e bërë. Vepër me peshë,... punë e qëlluar, e art. Pejanët ta kanë borxh një aferim!

Hasani, Vushtrri: “Zejtarët e Pejës”,... është libër-dokument. Dokumente të tillë na nevojiten, sepse, na mungojnë. Ky libër është si strall, jo vetëm për zejtarinë pejane, por edhe për historinë e Pejës dhe të rajonit. E kam parë, aty shkruhet edhe për Haxhi Mevlanë, që prejardhje është nga qytetit ynë. Ka qenë njeri i dashur,... i mbërrimë!

Ismet Krasniqi, aktor dhe krijues: Kujtoj se vepra të tilla i nevojiten popullit tonë., njeriut të këtij nënqielli. Sepse, librat e tillë janë pasqyra, kujtesa dhe dëshmia që nuk mund të matën me asnjë çmim!

Kadri Rexhaj, shkrimtar dhe studiues: “Në këtë libër-album e kam gjetur Pejën e kujtimeve të mia/Në këtë libër-muze e kam parë Pejën që nuk është më/Në këtë libër-kronikë e kam ndjerë shpirtin e Pejës krenare/Në këtë libër-roman e kam prekur dhembjen e Pejës së plaguar/Në këtë libër-dramë e kam përjetuar frymën e Pejës legjendare/Në këtë libër-histori e kam mësuar forcën e Pejës së panënshtruar/Në këtë libër monument përjetësohet zjarri i pashuar i Pejës heroike/Në këtë libër kujtesë kohe të shkrimtarit misionar Sejdi Berisha,amshuar ruhet dashuria për tokën dhe nderimi për të parët tanë...”!

Vulë e pamohueshme e një etape të rrjedhave historike, shoqërore, kulturore dhe ekonomike...

Në pjesën si epilog, shkrimtari dhe publicisti, Sejdi Berisha thekson se zejtaria e ka zemrën dhe shpirtin e popullit, edhe kësaj radhe më diktoi ndijimi shpirtëror që këtë veçanti dhe këtë madhështi edhe për të tretën herë t’ia ofroj lexuesit,

duke e ribotuar Monografinë “Zejtarët e Pejës”, duke e begatuar atë me shënime e foto të reja, veçmas me ato të cilat e karakterizojnë zhvillimet në periudhën e luftës dhe atë të pasluftës në Kosovë. Por, këtë e kam bërë, gjithnjë duke qenë i vetëdijshëm se as “Zejtarët e Pejës”-Botimi i Tretë dhe as botimet që eventualisht do të mund të ndodhin nesër, mbase edhe në periudhat që vijnë, asnjëherë nuk mund të janë komplete.

Kjo, krejt e natyrshme, edhe më tutje do të mungojnë emra e detale për këtë dëshmi kohe, për këtë dokument dhe krenari të historisë dhe të vlerave shpirtërore dhe kulturo-historike të popullit.

Por, kujtoj se kjo vepër e ka peshën dhe, e gjithë kjo, mbase edhe ndërgjegjëson duke ia përkujtuar secilit njeri se libri nuk shkruhet për ta kënaqur vetëm individin, por, për ta madhështuar e për të dhënë dëshmi gjithnjë e më shumë për rrugëtimin e kombit, pra, edhe të zejtarëve. Ky edhe ishte, është dhe mbetët qëllimi im. Ky është ai mesazhi i mendjes, zemrës dhe i shpirtit tim. Ngase, koha nuk blihet me asgjë! Për këtë arsye, duhet pasur kujdes të mos i harrojmë periudhat historike dhe kohore, sepse, koha shkon, ikën ajo...!, thekson autorit i kësaj vepre, Sejdi BERISHA, të cilin, Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve "Pegasi”-Albani, e nderoi me Titullin e Lartë “Poet i vitit 2016” për Kosovë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.17
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1