Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | Roland Trungu zgjodhi në landet e tregimeve të Mopasanit

Roland Trungu zgjodhi në landet e tregimeve të Mopasanit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faruk Myrtaj

 

 

Gi De Mopasan ka mbetur përgjithnjë në memorien e lexuesve, por kjo nuk e ka ndërprerë dot serinë e botimeve dhe përkthimeve të tij. Në të gjithë kohët, në paqe e në luftra e pas tyre, në të gjithë vendet e gjuhët…gjer edhe në shqipen e bekuar për ndjesi të përshkruara si në penën e tij. 

Ka tërë ata emra që kanë shkëlqyer në sjelljen e letrave frënge në shqipe, por lista e përkthyesve është si Tabela e Mendelejevit: ende vende boshe për elementë të tjerë kimikë. 

Lexuesit afatgjatë, sidomos, ata që vetëm librit nuk I ndahen dot në jetën e tyre, duket se janë krejt natyrshëm kontigjente të përshtatshme për të përfunduar në aradhën e të urtuarve si përkthyes. 

Roland Trungu duket se vjen prej këtij detashmenti. 

Kur ndeshesh me pasionantë të tillë, s’mund të mos bashkohesh me thënien se, të qenit thjesht lexues është privilegj: mund tu gëzohesh tërë atyre vreshtave që I mbollën dhe kujdesën e selitën të tjerët. Nën statusin e Lexuesit ke mundësinë të jetosh e përjetosh kënaqësi e mrekulli të letrave të shkruara të tërë botës…

Por, kur ndonjë a disa prej leximeve të andejshme të grricë e të mbushë së brendshmi, kur ti ndjen një lloj avre që ta ngrohë tërë qenien dhe ti bumehesh prej ndjesisë që të la të lexuarit, sirenat ta kanë rrëmbyer vëmendjen, të kanë bërë për vehte dhe ti e gjen veten të ulur, gati për tu shndërruar në murg, së paku për disa orë në ditë, për ditë të tëra që bëhen muaj, në mos më shumë. 

Ulesh me joshjen e cuditshme ta kthesh, atë çfarë lexove në gjuhën tjetër, ta kthesh sa më shpejt e së më vërtetshëm e sa më bukur, në mos edhe më bukur, në gjuhën tënde…Po, pikërisht në gjuhën tënde, të cilën në të vërtetë e kishe të pranishme përgjatë tërë leximit në gjuhën tjetër… 

Nëse ndodh të ulesh për pak me Roland Trungun, ndjenë praninë e atmosferës prej pikërisht këtyre elementëve kimikë që sapopërmendëm. Por mos prit që ai ta besoj aq kollaj atë ftesën për të hedhur një sy nga vendet bosh të Tabelës së Mendelejevit!

Në profesion inxhinier ndërtimi, prej vitesh në Missiaugga, Toronto, Canada, në natyrshmërinë më të urtë të mëvetshme, në zgjedhje të heshtjes së tij, jashtë të tëra garave mes krijuesve apo përkthyesve, në faqen e parë të librit, lexoni kushtimin, për Familjen e tij: “Për Eraldin, Emilin dhe Raimondën.”

Si për ta pasur ndihmënë e autorit më të përshtatshëm për këtë thjeshtësi të përkorë duket se zgjodhi tregime të Gi de Mopasan. Kimia mes shijes së lexuesit dhe fjalorit aktiv, ka bërë që të kemi në duar një libër që ia vlejeti mundin e konkretizuar. 

Mopasani, dihet, është ndër shkrimtarët  francezë nën emrin e të cilit qëndrojnë vepra të të gjithë llojeve, deri edhe romane të mëdhenj, por ai është kujtuar dhe do të kujtohet përgjithnjëshëm si mjeshtër i formës së shkrimit të shkurtër, përfaqësues i shkollës natyrore të shkrimtarëve përshkruan jetën njerëzore, fatet dhe forcat shoqërore sidomos në kushte të zhgënjimit dhe shpesh pesimiste, pra karaktere të gdhendur në tehun e shpatës së jetës. Si vazhdues i Floberit, historitë e tij karakterizohen nga ekonomia e stilit dhe efiçenca  e fjalës, me përfundime krejt të natyrshme, pa sforcime. Shumë prej prozave, vendosur gjatë Luftës Franko-Prusiane të viteve 1870, përshkruajnë kotësinë e luftës dhe civilët e pafajshëm. Si gjoja të rastësishëm në ngjarje jashtë pritjes së tyre, ndryshohen përgjithmonë nga përvojat që provojnë. Fjala e përdorur prej Roland Trungut e bartë këtë shqetësim.

Roland Trungu mes tërë asaj mase tregimesh të Mopasan, që lexoi në ditë të zakonshme të jetës, duket se zgjodhi një pjesë prej tyre për t’I përkthyer, ku natyrisht bëjnë pjesë: “Babai I Simonit”, “Lumturia”, “Një Milion”, “Relikja”, “Në cep të shtratit”, “Nata e Krishtilndjes”, “stolitë”, “Testamenti”, “Miku Zhozef”, “Fjalë dashurie”, “Një shëtitje me kalë”, Aleksandri”, “Në fshat”, “Aventurat e Valter Shnafsit”, “Në Pyll”, “Mendimet e kolonelit”, “”Kjo punë e latinishtes”, “Puthja”, “Zoti Revalier”, “Kthimi”, “Babai”, “Buateli”, “Mirëkuptim”, “Gjerdani”, etj.

Comments (1 posted):

Noke on 07/10/2017 10:03:14
avatar
Prezantimi është realizuar mençurisht. Pastë sukses Roland Trungu në vijim të suksesit të Mopasanit që "mbolli" aq shumë liri në brezin e rinisë shqiptare të viteve 1960-1970.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1