Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | Dy gjëra me lotë në dy botë

Dy gjëra me lotë në dy botë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Dy gjëra me lotë në dy botë

Dr Fatmir Terziu

 

Dy gjëra më kanë bërë të kem vëmendjen e duhur ditët e fundit. E para gjë, që në fakt më bëri të hulumtoj mjaft, ishte zbulimi i shkrimeve Albanian kaukaziane në bibliotekën e Shën Katerinës dhe gjëja tjetër, debati i radhës mes Kryeministrit Rama dhe Akademisë së Shkencave. Gjëja e parë, që vinte në vëmendjen time nga zbulimi i shkrimeve, njëkohësisht më ndihmoi të mësoj se Manastiri i Shën Katerinës, një vend i shenjtë i krishterë i vendosur në hijen e malit Sinai, është shtëpia e një prej bibliotekave më të vjetra të përdorura vazhdimisht në botë. Por ndërsa, gjuhët e humbura zbulohen në një nga bibliotekat më të vjetra në botë në vazhdimësi, gjëja tjetër e debatit Rama me Akademinë e Shkencave, dukej vërtet sipërfaqësore, ndërsa është përgjithësisht e pranuar se çdo vend progresiv, i cili synon të zërë një vend të mirë në komitetin e kombeve, inkurajon themelimin e një organizate të lartë shkencore, zakonisht të emëruar si “Akademia e Shkencave” e përkushtuar për promovimin e shkencës dhe aplikimet e saj për mirëqenien e përgjithshme të njerëzimit.

Tek e para, në bibliotekën e Shën Katerinës, mijëra dorëshkrime dhe libra mbahen atje, disa prej të cilave përmbajnë thesare të fshehura. Tek tjetra, Akademia e Shkencave, organizata që ka zgjuar debate të hershme, pasi nuk mund të kryejë hulumtime aktuale, ajo duhet të ekzistojë që të ofrojë një forum për avancimin e kërkimit shkencor, popullarizimin e shkencës, motivimin e shkencëtarëve dhe teknologëve, si dhe inkurajimin dhe promovimin e studimeve në fusha të reja. Dhe ndërsa mësojmë, se në bibliotekën e Shën Katerinës, sipas asaj që thotë Jeff Farrell për gazetën “Independent”, një ekip hulumtuesish po përdor teknologji të re për të zbuluar tekste të fshira dhe të shkruara nga murgjit që jetonin dhe punonin në manastir, mes debatit të Kryeministrit shohim kërcënimin se Akademisë së Shkencave “nuk do ti jepen fonde!?” (Pa u futur në arsyet e debatit).

Sidoqoftë, mësohet se në bibliotekën e Shën Katerinës, shumë prej teksteve origjinale të zbuluara, janë shkruar në gjuhë të njohura mirë nga hulumtuesit, latinisht, greqisht, arabisht, por të tjerët janë shkruar në gjuhët e humbura që janë parë rrallë në kërkimet historike. Duke u përqëndruar tek nënteksti i fundit i fjalisë paraardhëse, për gjuhët e humbura, menjëherë na shkon mendja tek Gjuha e Sotme Shqipe, që përditë e më shumë po humbet terren në vetë shtratin e saj, falë ndikimeve të shumta të teknologjisë dhe rrethanave të tjera. Le të themi, se këtë as Akademia e Shkencave nuk do ta ndalonte dot. Le ta pranojmë. Por është me rëndësi të madhe që Akademisë së Shkencave, anëtarësimit në një akademi të tillë, nëse i bashkëngjiten vetëm shkencëtarët me meritë më të lartë, të cilët kanë dhënë kontribut të shquar në avancimin e njohurive shkencore, jo thjesht si pretekst të zgjidhen kandidatë dhe anëtarë, një farë shprese të mosdëmtimit maksimal të Gjuhës Shqipe do të mbetej fakt. Ndërsa Akademia konsiderohet nga publiku dhe vetë shkencëtarët, si një depo e talentit më të lartë shkencor të disponueshëm në vend dhe përgjithësisht mbështetet dhe konsultohet në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me edukimin shkencor, kërkimin dhe zhvillimin, pse duhet të sulmohet e shuhet financiarisht nga Qeveria? Atëherë mos vallë veprimet agravojnë tek shtimi i gjuhëve të zhdukura?

Për shembull, dy nga tekstet e fshira që ishin të shkruara në gjuhën kaukaziane, një gjuhë që flitet nga të krishterët në atë që tashmë është Azerbajxhani, u deshën shekuj të rizbuloheshin. Sipas Sarah Laskoë nga Atlas Obscura, Gjuha e quajtur Albanian Kaukazian, ekziston sot vetëm në disa mbishkrime guri. Michael Phelps, drejtor i Bibliotekës Elektronike të Dorëshkrimit të Hershëm, i ka treguar “Gray of the Atlantic” se zbulimi i shkrimeve Albanian kaukazian në bibliotekën e Shën Katerinës i ka ndihmuar studiuesit të rrisin njohuritë e tyre të fjalorit të gjuhës, duke u dhënë atyre fjalë për gjëra të tilla si “net” dhe “peshk .”

Por, ndërsa u ka dhënë studiuesve aftësi për të shkuar më tej me njohuritë për fjalët e cituara, sikurse është dhe fjala “peshk” sofra e debatit shqiptar për Akademinë e Shkencave e shtruar prej Kryeministrit Rama, ka shtruar krokodilin, në fakt ka prurë në skenë “lotët” e tij në një debat pa kuptim, thjesht kapriçioz.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1