Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | Nëpërmjet imazhit

Nëpërmjet imazhit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vasil Klironomi

 Nëpërmjet imazhit

Shkrimtari dhe poeti Myslim Maska,i dashuruar me jetën, shkrin natyrën  brenda njeriut dhe nëpërmjet imazhit, vesh me cilësitë  e tij çdo gjë në lëvizje. (Kujtoj këtu zogun që u dobësua duke mos ngrënë, vetëm e vetëm që të dilte jashtë telave të kafazit për të fituar lirinë.) 
Në letrat e  Myslimit, jeta nuk ka stacion të fundit. Njeriu lind i shëmtuar,në vazhdim bëhet i bukur, lind me vese dhe bëhet i  virtytshëm për të vazhduar si i tillë, jetën e pasvdekjes . Kjo është lidhja e metafizikës me filozofinë dhe për një çast heshtja  i përshtatet  shumë të dyjave. Autori me shumë zgjuarsi  fut në lojë lexuesin dhe i kërkon  mendimin për ato që ka lexuar. Përgjigjja varet dhe nga gjendja psikologjike dhe fizike në të cilën është lexuesi në ato çaste, megjithatë, në qoftë se lexuesi nuk e mbyll librin, atëherë suksesi është me autorin,  i cili nxjerr më në pah talentin dhe evoluon duke futur në memorien e lexuesit krijime të reja.
Në letrat e Myslimit të njëjtit emra por breza të tjerë, vazhdojnë të çojnë më tej zhvillimin njerëzor.  Kjo është disi ortodokse, por shpirtrat janë në lëvizje e cila si matës i përbashkët (LËVIZJA) i jep vdekjes vërtetësi dhe na bind se vdekja, nuk është mungesa e jetës. Në këtë pikë lexuesi mund të lodhet dhe shqisat e tij mund të paraqesin një hutim, por edhe për këtë shqetësim autori ka gjetur një zgjidhje: me intermexot e tij stimulon lexuesin.
Ç’ është  shqetësimi në letërsi dhe në veçanti për autorin? Drita e një ankthi të lehtë për përfundimin e një tregimi a poezie. Kujdesi që Myslimi tregon nëpërmjet imazhit për krijimin e ngjarjeve, nuk mund të mos ketë brenda shqetësimin, i cili në një mënyrë a tjetër ngacmon jetën e personazheve.
Interpretimi i ekzistencës në letrat e Myslymit, të emocionon. Ai di të  vendosi mirë në një, fytyrën dhe  karakterin e çdo personazhi. Di gjithashtu, të distancojë dy të mira nga njëra-tjetra, ashtu siç di të verë në balancë dy të këqija. «Ka mjaltë dhe mjaltë, ka vrer dhe vrer» thotë te ‘’Zërat e hijeve.’’
Titullin e këtij shkrimi, nuk e nxora rastësisht nga letrat e Myslymit.  Krijimtaria e pasur me implikime letrare ,me metaforat, del nga imazhi i cili jep forcë bisedave të përditshme  të  rrugës, të njeriut të zakonshëm, d.m.th. mesatares. Këtu qëndron dhe e veçanta e krijuesit: të nxjerrë dhe të filtroi të bukurën nga mesatarja se mbi mesataren, e bukura është vetë e bukur.
Mënyra e veçantë e të shprehurit  dhe shprehja e fjalëve në krijimtarinë e tij kanë  jehon.
Po si erdhi Jehona e fjalës gjer në letërsinë e ditëve tona dhe në veçanti në letrat e Myslimit?
Sipas mitologjisë Ira për shkak të xhelozisë i la Jehonës vetëm zërin, aq sa të dëgjoheshin rrokjet e fundit, një variant tjetër thotë se ra në trishtim të thellë dhe u fsheh pyjeve për të fshehur ekzistencën e saj fizike, një tjetër variant thotë se Toka e dashur e fshehu prej Panait ziliqar dhe ajo mbeti e pandryshuar.
Me shikim të parë në krijimtarinë e Myslimit, të dyja  gjinitë, epikja dhe lirikja duken sikur përsërisin njëra- tjetrën, por në thelb ato plotësojnë njëra – tjetrën dhe kjo ndodh përsëri nëpërmjet imazhit. Në një shkrimtarë të kompletuar si Myslimi, që ka krijuar rrugën e vetë në prozë dhe në poezi, kjo mënyrë të shkruari, është pasaporta e tij krijuese.   

Në tregimin “Tregim i bukur shumë apo jo?!..” bashkekzistenca e tragjikes me atë komike ka  dy kuptime dhe dy nënkuptime. Kjo bashkekzistencë jo e rastësishme  (e dhënë me mjeshtëri nga pena e autorit) nxjerr në pah vesin nga njëra anë dhe virtytin nga ana tjetër.

 

Myslimi nëpërmjet të kaluarës  sjell të papritura që përlotin. Shkrimtari edhe këtu me ndihmën e imazhit, sado e vështir të ketë qenë e shkuara, zgjedh dhe nxjerr nga  kujtesa  çastet më të mira, por edhe kur i kërkohet të flasë për çastin e dhimbshëm, bën   më të ndjeshëm shpirtin e lexuesit nëpërmjet plagëve të veta. Këtë e gjejmë te “Bukuroshja e ëndrrës.”  
Në këto çaste autori gjen mënyrën dhe evoluon , nxjerr në pah të  vërtetën edhe kur personazhi jeton vetëm si shpirt. Po si është e mundur që ky shkrimtar aq fluror e inkandeshent , që di të përshkruaj akoma dhe sjelljen e materies në nivele të ndryshme, t' i ketë kushtuar aq  vëmendje metafizikës dhe të lërë në  hije zhvillimin spiral të jetës?! E gjejmë këtë të fundit nëpërmjet thënieve gojore, por kjo nuk mjafton. Nejse ,kjo është fakultative dhe lexuesi do të vazhdoj të kërkoj më tej në krijimtarinë e Myslimit, të bukurën.


Comments (1 posted):

Armela Hysi on 06/09/2017 16:10:18
avatar
Myslim Maska ka një natyrë të rrallë fisnike në jetë dhe letërsi që për fatin tonë të mirë është e përçueshme duke bërë të dyja botët në të Mira me praninë e tij. Urime për shkrimin, autorit.
Faleminderit Fjala e Lirë.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1