Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | ZBULOHEN DHE PUBLIKOHEN KUJTIMET E QARZIM KOKOSHIT FIRMËTAR I DEKLARATËS SË PAVARËSISË

ZBULOHEN DHE PUBLIKOHEN KUJTIMET E QARZIM KOKOSHIT FIRMËTAR I DEKLARATËS SË PAVARËSISË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Sonila Rusheku

ZBULOHEN DHE PUBLIKOHEN KUJTIMET E QARZIM KOKOSHIT FIRMËTAR I DEKLARATËS SË PAVARËSISË

 

Nga Sonila Rusheku

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”

 

 

Instituti i Studime Historike “Lumo Skëndo”, në bashkpunim me Shoqatën Kulturore “Ismail Qemali”, Shoqatën e Shkrimtarëve “Petro Marko” dhe familjen e patriotit të shquar Qazim Kokoshi, firmëtar i deklaratës së Pavërësisë Kombëtarë, më 12 korrik 2017, në Pallatin e Kulturës “Labëria” në Vlorë bënë promovimin e librit: Qazim Kokoshi “Një histori e shkurtër e ngjarjeve shqiptare”, Kujtime, përgatitur nga studjuesi Enver Memishaj dhe botuar nga Instituti “Lumo Skëndo”

Ceremoninë mbeslënëse e hapi Çlirim Hoxha, drejtor i Bibliotekës së Qytetit, i cili ia dha fjalën z. Uran Butka, drejtor i Institutit. Zoti Butka vlerësoi lartë aktivitetin patriotik të Qazim Kokoshit, si udhëheqës i kryengritjeve antiosmane, si firmëtar i deklaratës së Pavarësisë Kombëtare, si udhëheqës i luftës së Vlorës më 1920 që rishpalli Pavarësinë e përmbysur nga Lufta e Parë Botërore, si deputet, si prefekt dhe kryetar i Bashkisë i Vlorës, si udhëheqës i Revolucionit të Qershorit, si figurë e shquar antifashsite.  

Për këto aktivitete atdhetare ai u përndoq nga pushtuesit dhe u dënua tre herë me vdekje nga turqit, nga italianët dhe nga Mbretëria shqiptare. Komunistët shqiptarë sapo erdhën në fuqi e dënuan me dy vjet burg se gjoja kishte shitur tokë në kundërshtim me ligjet. Ai vdiq nq burgun e Vlorës nga torturat dhe vuajtja dhe trupi tij nuk iu dha familjes.

Z. Butka vlerësoi punën me pasion dhe seriozitet të z. Enver Memishaj, për studimin e jetës dhe veprës atdhetare të Qazim Kokoshit që botohet në këtë libër dhe si përgatitës i kujtimeve të Qazim Kokoshit të nxjerra me mundim nga arkivat. Ai vlerësoi vecanërisht gjetjen dhe botimin e dokumenyave që ndricojnë figurën atdhetare të Qazim Kokoshit.

Pas Uran Butkës fjalën e mori studjuesi Msc. Albert Abazaj i cili ndërmjet të tjerave tha: “Qazim Kokoshi na vjen sot i ringjallur dhe i vlerësuar në monografinë kujtimere përgatitur nga studjuesi tashmë i njohur në fushën e historisë z. Enver Memishaj. Duke lexuar këtë libër , të bie në sy moria e dokumentave, faksimileve , dëshmive e kujtimeve të cilat kanë një qëllim: zbardhjen e të vëretës historike dhe portretizimin e kësaj figure aq të dashur për shqiptarët e vecanërisht për vlonjatët dhe këtij qëllimi ia ka arritur me sukses autori i librit”

Shkrimtari njohur Eqerem Canaj vlerësoi në radhë të parë autorin e librit z. Enver Memishaj dhe konsulentin zotrinë e nderuar Dr. Bujar Leskaj “për kontributet e shquara në fushën e historisë, vecanërisht për krahinën e Vlorës me botimet e disa librave, duke servirur mjaft dëshmi e dokumenta  që tregojnë përkushtimin e tyre për të nxjerrë nga harresa shpirtin kombëtar të shqiptarëve. Një vlerësim i vecantë i shkon Istitutit “lumo Skëndo”, që kohët e fundit na ka dhënë disa vepra dinjitoze me frymë rilindase”.

Doktoresha e Shkencave historike, pedagoge e Universitetit “IsmailQamali” Znj. Enkelejda Billa i bëri një vështrim të përgjithshëm botimeve të veprave të fushës historike që trajtojnë tema pas shpalljes së Pavarësisë. Ajo vlerësoi lart disa nga këta autorë vlonjatë si z. Enver Memishaj – Lepenica me veprat dinjitoze  “Emblema e një epopeje”, “Major Ahmet Lepenica...”,  “Hysni Lepenica...”, “Fejzo Lepenica...” dhe tani së fundi ai ka bërë një studim serioz dhe me vlera për aktivitetin e patriotit të shquar Qazim Kokoshi ku me dokumenta të shumtë zbulon madhështinë e këti biri të denj të Vlorës dhe krahas këtij studimi ai boton dokumenta për veprimtarinë e Qazim Kokoshit  dhe kujtimet e tij për ngjarjet historike në të cilat ka marrë pjesë dhe ka udhëhequr. Kontributi i z. Enver Memishaj për ndricimin e ngjarjeve historike dhe personaliteteve të mbuluara qëllimisht me harresë ose të falsifikuara është është tashmë i vlerësuar nga personalitete të shquara të historisë  dhe dy titujt që i janë dhënë atij si “Personalitet i shquar i Qarkut të Vlorës” dhe nga Presidenti i Republikës “Mjeshtër i Madh”, janë të merituara dhe domethënëse për shërbimet e shquara që ai ka sjellë në fushën e historisë.

Prof. dr. Bardhosh Gace i bëri një analizë të thelluar botimeve të autorëve vlonjatë, në fushën e historisë ndërmjet tyre edhe z. Enver Memishaj për studimet serioze dhe me shumë vlera që  ka bërë në disa vepra historike dhe tani së fundi për aktivitetin e Qazim Kokoshit dhe zbulimin e publikimin e shumë dokumentave dhe kujtimeve të këtij patrioti.

Profesori vlerësoi lart shërbimet e shquara që z. Uran Butka ka  sjellë në fushën e kulturës dhe vecanërisht tani së fundi si drejtor i Insitutit “Lumo Skëndo”. Ndricimi i fugurës madhore të Mid’hat Frashërit  dhe botimi veprave të tij është një nga shërbimet e shquara që historiani Uran Butka i bën atdheut tonë.

Fari Shaska solli kujtimet e tij për ngritjen e flamurit pa yll më 28 nëntor 1991 dhe kontributi i nipit të Qazim Kokoshit të ndierit Burim Kokoshi dhe djalit të tij Altinit.

Mbesa e Qazim Kokoshit, Senile Kokoshi falnderoi Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo” dhe vecanërisht drejtorin e tij Uran Butka për atdhetarizmin e tij dhe botimin e kujtimeve të Qazim Kokoshit. Ajo falnderoi me fjalë dashurie dhe zemra z. Enver Memishaj i cili me veprën e tij i ngriti një monument të merituar Qazim Kokoshit dhe për ne familjarët na e solli të gjallë dhe të paharruar. Ajo falnderoi edhe folesit e tjerë që mbajtën ligjirata në këtë takim mbres lënës.

Në fund autori studimit për veprimtarinë ardhetare të Qazim Kokoshit dhe zbulimin e botimin e dokumentave dhe kujtimeve të tij, Enver Memishaj falnderoi bashkpuntorët e botimit të librit: konsulentin Dr. Bujar Leskaj, redaktorin Remzi Zeqja. Falnderime të vecanta ai i adresoi drejtorit të Institutit z.Uran Butka jo vetm për dashamirësinë e botimin e kujtimeve të Qazim Kokoshit, por vecanerisht për shërbimet e shquara që i sjell kulturës shqiptare në krye të Institutit “Lumo Skëndo, si nje punëtor i palodhur duke shpurë më lart trashgimninë atdhetare të të parëve të tij.

Autori falnderoi gjithashtu znj. Rashela Solomoni e cila me një dashuri të të pashuar në zemër për vendlindjen e sajë Vlorën kishte ardhur nga Shtetet e Bekuara të Amerikës.  

Televizionet lokale tarsmetuan cerominë.   

Comments (1 posted):

Faruk Myrtaj on 16/07/2017 12:35:00
avatar
Per te e verteta arrihet duke u nisur se bashku, mbase duhet perseritur, teksa shikon kete sipermarrje serioze te studiuesit Enver Memishaj, vleresim i puneve nen autoresine e tij-disa prej te cilave jane permendur edhe me siper-, por edhe te nje kurore emrash te tjere qe ne nje menyre a tjetren ofrojne maturi e pohim te kesaj perpjekje per te e verteta.
Historia shqiptare duhet shkruar, lexuar e pranuar vetem se ne kete menyre. Ngaqe ajo qe ka ndodhur, dikur, dje, sot apo qe do ndodh ne pranine tone, eshte interes publik, social, kombetar, per te ajo duhet shkuar sa me bashkarisht.
Padyshim, edhe kur duket sikur ndahemi, edhe kur kendveshtrimet midis dallojne, edhe kur qendrimet ditore, sezonale, pra edhe kur qeverrite ne Tirane kembehen, deshmia duhet kerkuar, verifikuar, lexuar, interpretuar dhe ripublikuar sa me afer natyres faktike.
Nese gazetat do deshironin, jo rralle, ate qe josh sot, ate qe nginj oreksin e vaktit, libri dokumentar eshte tryeze ku ulen ne kohe te ndryshme breza bashkekombasish qe e duan Atdheun dhe te vertetat e historise se tij sa me reale.
Vetem libra te tille, nderohen afatgjate dhe kaq gjeresisht.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1