Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | Fotaq Andrea me "Fletore koniciane"

Fotaq Andrea me "Fletore koniciane"

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fotaq Andrea

Fotaq Andrea me "Fletore koniciane"

Astrit Lulushi

Disa thonë se është pozita gjeografike që i mban shqiptarët jashtë Bashkimit Evropian, të tjerë thonë se është feja myslimane, pastaj ka edhe nga ata që fajin ia ngarkojnë vetë shqiptarëve.

Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, sepse ata janë përgjegjës që Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet e fundit në Evropë, shkruante Faik Konica më shumë se një shekull më parë. Këto e fjalë e të tjera prej profeti, qëmtohen e përmblidhen në librin "Faik Konica - Përlindësi Modern" të ciklit Fletore koniciane, nga studiuesi i njohur Fotaq Andrea. Edhe ato që shqiptarët kanë arritur, jane falë trashëgimisë së tyre të lashtë, dhe shume pak nga puna e tyre sot, shkruante Konica kur ishte ende 21 vjec.

Fotaq Andrea, me zhdërvjelltësine e penës së ngjyer në "bojën" e errët e jo rrallë të harruar të historisë koniciane, sjell në këtë libër rezultatet e hetimit të imtësishëm të punës dhe veprimtarisë së këtij filozofi, e cila para 25 vjetësh ishte krejt e panjohur ose plotësisht e denigruar nga vetë shqiptarët që kishin më shumë nevojë ta lexonin të parët.  Disa thonë, shkruan Konica, se intrigat e armiqve që kemi përreth na pengojnë të bëjmë gjë të mbarë për ne. Nuk është e vërtetë, nuk...Ne nuk duam, ne po flemë gjumin e vdekjes dhe vetë e kemi fajin, thotë ky dijetar, ndarja për 50 vjet nga mendimi i të cilit, solli atë boshllët ideor që ndjehet sot.

Aq e hollësishme është 'fletorja koniciane', sa i ngjan nje raporti mësimesh që Faiku ka lënë për brezat pas tij. Meraku i Konicës, thotë Fotaq Andrea, ishte si e si të zbutej e spastrohej zemra shqiptare nga mllefet, zemëratat, kapadaillëku, cmira, meskiniteti, partitizmi, bajraktarizmi, pa lëne mënjëanë shpifjet, dëshmitë e rreme, pusitë dhe vrasjet, që kanë qenë si "buka e përditëshme" e krimit në Shqipëri.

 

Po ashtu, Andrea ndalet tek lloji i tipit "modern" a "i moderuar, por thjesht primitiv i zyrtarit, që shfrytëzon postin për premtime punësimi "për pak seks". Konica këtë akt e quan krim, thotë Andrea, tek sheh të përdoret kërcënimi dhe presioni psikologjik, abuzimi me pushtetin e xhandarit, që kërkon të shfrytëzojë mjedisin e izoluar e të egër malor për ta shtyrë viktimën femër drejt një krimi të padëgjuar, për të rënë në dorën e tij me përdhunë, ose për t'u hedhur në humnerë. Konica e kupton se në këtë rast kemi të bëjmë thjesht me krim, dhunim me anë të kërcënimit, dhunim me presion psikologjik, abuzim me pushtetin "në emër të ligjit", që sot quhet "krim seksual", thotë Andrea. Krimi është fat tragjik, vrasja  është kafshërore, asgjë nuk e përligj. Meriton vec ndëshkim - ky është një mësim i madh konician për Jetën dhe në emër të Jetës, shkruan Fotaq Andrea ne "fletoren e tij koniciane" Faik Konica - Përlindësi Modern, Zenit Editions 2016

Comments (1 posted):

faruk myrtaj on 11/07/2017 11:38:33
avatar
Bukur, Astrit,
Fotaqit iu bene mote te gjate ne gjurme te asaj kohe me kulture me sy te Atdheu...
Ne Paris botojne libra shume autore, mes tyre shfaqen edhe shqiptare, ne te gjithe kohet kjo.
Por Foto kerkon te shtoje drite per shqiptaret...
Duket se edhe botuesi miklon bashke me Andrean krenarine e tij, ne kete rast...
Qe s'eshte vetem e tyre...

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1