Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | Një "çun" që kapërceu ylberin

Një "çun" që kapërceu ylberin

Font size: Decrease font Enlarge font
image ZENEPE LUKA

Edi LUARASI-  Dashuri e dramë nga ZENEPE LUKA

 

(ese)

 

Nga  Përparim  Hysi

 

Po e filloj këtë "ese", duke "vjedhur" pak me "andra" diçka nga FAN NOLI. Ai thotë:"... dhe i pushtoi me aq lehtësi/ sa zë burri veshn' e tij". Unë them: "  E lexova librin e Zenepe Lukës kushtuar EDI LUARASIT- MEJSHTËR i MADH dhe Artiste e Merituar, me aq lehtësi / sa zë burri veshn'e tij.

                                                 *     *   *  

Por, në fund të fundit, EDIN apo një nga  motrat Mirdita, e kam "njohur" para se të lexoja librin e Zenepes,qysh atëherë kur bashkë me të motrën këndonin. Mandej kur u bë aktore e konferenciere në atë festival që u kthye në mynxyrrë  që ia nxiu jetën asaj dhe regjisorit të madh , MIHAL LUARASIT, ARTIST i POPULLIT dhe NDERI i KOMBIT. Po, para se të jap përshtypjet e mia, për librin dhe për EDIN në veçanti, dua që të them dhe diçka nga vetja.

Po të shikoni titullin e "esesë" sime, është pak sinjifikativ. E kam titulluar kështu dhe jam nisur nga ajo ç'lexova tek libri i Zenepe Lukës. "Çuni" që ka kapërcyer ylberin, është vet EDI LUARASI! Merrni me mend, një çupë- çun që nuk e kishte as për pesë që të zihej me grushta me çunat e lagjes; një çupë-çun që nuk linte pemë pa hipur e zbritur, pa pritur e kuptuar, jo vetëm bëhet një aktore e madhe, por, mbi të gjitha, një bashkëshorte aq me dinjitet sa i ka të rralla shoqet.

Para se të ndalem për të shkruar disi më gjatë, dua ta falnderoj ZENEPE LUKËN, se në librin e saj, pothuajse "njoha" shumë të njohur që,edhe në nuk kam mundur t'i takoj, m'u duk se i kisha pranë. Duke e supozuar veten si t'i kem pranë, së pari nuk kam se si mos i drejtohem së motrës,Fildës, asaj të bukurës që kish marrë  futbollisit i madh,SKËNDER JARECI. I shihja si çift aty tek  rruga"Siri Kodra" dhe, djalë i ri, pasionant pas futbollit, sado qeshë tifoz i "Partizanit", Skënderin e kisha"inat" se nuk të falte pa bërë gola. Por, doja nuk doja unë, para këtij Çifti të bukur e të lumtur thyhej "inati" im e bëhej zero. Si i ngeshëm, në verë, dhe si mysafir në Tiranë, unë nuk lija shfaqje,film  dhe deri në stërvitjet që bënin sportistët. Isha në një stërivitje të skuadrës së Tiranës dhe më duket si sot, traineri i madh,LYM ALLA. I thotë njërit prej mbrojtësve:

- Vërej tu, çuno! Ruhu prej Jarecit se dhe kur nuk asht me ba do i gja, ta rras golin aina!!! Ja, i tillë ishte ai, famozi SKËNDER JARECI dhe qofsha i gabuar (epo kanë kaluar gati  6 dekada), por ky sikur  e kish "rrëmbyer" atë bukuroshen,FILDËN! Nëse kujtesa më ka lënë, jam nga ata që kërkoj ndjesë. Ama, për të ndjerin, do t'i flisja FILDËS ,që  atëhere qe shumë e bukur.

                                                        *   *   *

EDI! Është "çun" dhe kaluar "çunit". Ka hak që MARGARITA XHEPA-NDERI i KOMBIT, e quan EDU! Më gjeni një gjuhëtar që t'i japë  nyjen shuqese a ose ja. Është "çun" që  ka kapërcyer ylberin. Kur shikon gjithë ato "çamarrokllëqe" të këtij "çuni", habitesh me "kcimin Pindarik" dhe aq të bukur të "tij" në skenë dhe ca më shumë: në jetë. Një "metamorfozë" në inversin e mirë Kafkian ka ndodhur me"çamarrokun" e dikurshëm.  Ka ndodhur ajo që thotë populli:- Nga sherri, vjen hairi.

Dhe vërtet kështu ka ndodhur. Aktore filmi, aktore teatri apo konferenciere ajo jo vetëm e profilizoi portretin e  saj, por gjithmonë e më tepër rritej jo vetëm si artiste, por dhe si njeri. Nuk është se i  mungoi talenti ndonjëherë, as në kinema jo vetëm tek "Ngadhnjim mbi vdekjen" apo në një listë të gjatë shfaqjesh dhe, nëse ka "diçka që nuk shkon",vetëm pse ka hequr atë "nishanin" që ka patur në faqe. Qysh në festivalin XI-të, binte në sa ajo "veshja jashtë kohe" e EDIT që, me të vërtetë, e sundonte skenën. Unë nuk jam ndonjë kritikë arti, por si dashamir i saj, dua që hiç të m os ndahet nga skena. I përjeton rolet. Për vlerat e saj si aktore apo artiste, kan shkruar me superlativa shumë artistë, shkrimtarë, kritkë arti që, pothuaj, i vënë pikat mbi i. Natyrisht, unë nuk kam ndërmend që të përsërit gjithë ato që thuhen në libër, por enkas qëndrova dhe shkrova këto përshtypje,  se jam i emocionuar nga ai qëndrim aq heroik i saj si familjare.

Diogjeni i lashtë, thonë, që vdiq me qiri në dorë se kërkonte të gjente njerinë. Sa keq! Po të kish qenë gjallë, dijetari i madh, do t'i thosha:- E gjeta: quhet EDI LUARASI!

Dhe ç'them, nuk i heq as edhe një fjalë. Të gjithë e kujtojnë atë"sistem" aq të "bukur" që për një fjalë goje shkoje për dhjamë qeni! Kur frika të rrinte përmbi kokë si shpata e Demokleut! Merreni pak me mend: të jesh në mes të"rehatit" dhe "konfortit" të kryeqytetit dhe, befas, bashkëshortin ta marrin në burg. Përpara alternativa: me burrin apo me partinë? Kjo"alternativë" nuk qe një vijë ujë dhe aq, por një deti i frikshëm që jo vetëm të zhyste, por dhe të mbyste. Dhe pikërisht aty spikat dhe merr përmasa heroike: NJERIU i MADH-EDI ! Kushdo që i njeh këto histori tragjike,s'ka se si mos kujtoj se sa e sa çifte u ndanë dhe u sakatuan dhe disa bënë dhe "ndarje fikitve",gjasme për të ruajtur familjen.

Por pikërisht atëherë EDI përfiton ato përmasa që të rrallë njerëz e kanë: si nga burrat dhe nga gratë. E dëbuan nga skena dhe shkoi punoi rrobaqepse dhe jo vetëm kaq:  bëri kërkesë me shkrim që të"punonte atje ku qe bashkëshorti i saj". Bashkëshorti qe mbyllur në hapsanë për 8-vjet në Ballsh dhe Edi kërkoi që të punonte në  Ballsh. Kërkoni dhe më gjeni të gjashmin e saj: si tek gratë,aq dhe tek burrat. Është rast unik dhe për "geenes".

Në përshtypjen time, ky qëndrim burrëror i saj është për medalje të veçantë trimërie. Heroizmi nuk ka brirë. Tek i mbyll këto përshtypje të mia, dua t' u them gjithë grave shqiptare: EDI LUARASI është pasqyra më e bukur ku mund të shihet secila nga gratë bashkëshorte.

                                                         *     *    *

S'kam se si e kaloj këtë shkrim timin, pa përmendur, MIHAL LUARASIN. Tek e shoh që ZENEPE  LUKA nuk e ka ndarë MIHALIN  nga EDI tek ky libër, pa u zgjatur për vlerat e tij në art, duke e parë si bashkëshort, nuk e di pse më vjen ndërmend një personazh imi nga MYZEQEJA që thoshte:- Dëgjo, Pepen tija, në do që çupa të kalojë mirë me burrin, jepja burrin më të madh, se, që, ta marrësh vesh, zotrote:- Burri i madh ia di vlerën gruas!

Kështu do ketë qenë, -them unë,- se ky "burrë 10-vjeç më i madh,- diti kë zgjodhi dhe koha tregoi që ia ka ditur"kimetin".

Mua nuk më mbetet që"Çiftit të bukur" t'i uroj jetë të gjatë dhe një  flanderim të veçantë për ZENEPE LUKËN që me këtë libër i ka përjetësuar që të dy.

 

                               Trianë, 9 korrik 2017

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1