Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | Zgjedhjet në PD mbaruan, pa filluar. U zgjodh kryetari: Lulzim Basha

Zgjedhjet në PD mbaruan, pa filluar. U zgjodh kryetari: Lulzim Basha

Font size: Decrease font Enlarge font
image Qamil Xhani

Zgjedhjet në PD mbaruan, pa filluar. U zgjodh kryetari: Lulzim Basha

 

Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit, gara për kreun e partisë ka thelluar edhe më shumë përçarjet brenda selisë blu. Mbrëmë, Kryesia e PD-së miratoi kandidaturat që do të jenë në garë. Kryesia nuk mori parasysh asnjë kërkesë që kanë bërë kundërshtarët e Bashës. Kryesia nuk pranoi që Lulzim Basha të jap zyrtarisht dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, por u mjaftua vetëm me “ngrirjen” e funksioneve të tij politike. Gjithashtu, nuk  u pranua as kërkesa tjetër e propozuar nga gjithë kandidatët në garë për shtyrjen e zgjedhjeve përtej afatit 22 korrik.  Si përfundim, Kryesia vendosi hapjen e një gare ku brenda 18 ditësh do të bëhet edhe fushata me prezantimin e platformave të kandidatëve. Më shumë se një garë brenda partisë, kjo që po ndodh këto ditë në PD është vetëm një proces emergjent për të mbyllur sa më shpejt të gjitha debatet brenda partisë.

Kryesia e PD vendosi dje atë që Lulzim Basha e deklaroi me 27 qershor kur pranoi humbjen. Një proces të shpejt pa dorëheqje dhe pa alternativa. Çdo vendimmarrje, pavarësisht kritikave po shkon drejt rikonfirmimit të Bashës drejt mandatit të dytë në krye të partisë më të madhe në opozitë. Zëri i kritikëve të tij si Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Genc Ruli, Arben Imami, Ridvan Bode, etj, në vend që të shihet si një mundësi për bashkimin e PD-së po shërben për një çarje tjetër të pariparueshme të së djathtës. Lulzim Basha është kryetar i PD-së, pasi gara mbetet formale. Bile kot sa harxhojnë energjitë e demokratëve për të shkuar në votime. Qënien e Bashës prapë kryetar e ka vendosur Sali Berisha. Kjo nuk ka asnjë diskutim. Kushdo që përpiqet të mendojë ndryshe ose nuk njeh PD-në pse është naiv. Që mbrëmë Lulzim Basha është zgjedhur prapë kryetar i PD-së.

Genc Ruli, një nga politikanët më me përvojë në forumet e PD-së, tha hapur se Edi Rama është personi që po bën fushatë për Lulzim Bashën këto ditë dhe kërkon rizgjedhjen e tij. “Zgjedhja e Bashës kryetar PD-je sërish i shkon për shtat Ramës. Ai sot është i interesuar për këtë, pasi Basha në krye të PD-së i zgjat mandatin Ramës. Basha është një lider që tani nuk e kundërshton dot Ramën. Me të ka një marrëveshje “,- u shpreh dje Genc Ruli në një intervistë për televizionin “ABC Neës”.

Ruli pohon atë që flitet prej kohësh se Lulzim Basha po shkon drejt mandatit të dytë në krye të PD-së me mbështetjen direkte të Sali Berishës, por çuditërisht edhe nga zyra e Kryeministrit. Iu intereson të dyve që Basha të jetë në krye të PD-së. Kjo aleancë mes Kryeministrit dhe kreut të PD duket se është thelluar më shumë tani që Basha ndodhet në ditë jo të mira. Si këmbim të kësaj mbështetje, Basha e ka “qepur” gojën për vjedhjen e zgjedhjeve, korrupsionin, kërcënimet dhe pranoi humbjen pa asnjë kontestim. Në këtë mënyrë, Basha i dha Ramës, veç qeverisë edhe meritën se zhvilloi zgjedhje me standarde të mira. Pra gjithçka tha dhe faktoi LSI për blerje votash dhe dhunë zgjedhore mundohet ta zhvlerësojë PD.

Kjo aleancë Rama-Basha, e cila vazhdon dhe në garën brenda PD-së, ka sjellë dhe reagimin e fortë të gjithë kundërshtarëve të Bashës. Debatet e djeshme në Kryesinë e seli blu janë jo vetëm kontestime për garën që po bëhet pa rregulla në parti, por edhe shqetësimi se vazhdimi i paktit Rama-Basha sjellë asgjësimin politik të PD-së. Efekti i pazarit ishte humbja dramatike e PD-së me 25 qershor. Vazhdimi i kësaj marrëveshje mund të sjellë, siç thotë Genc Ruli, “katandisjen e PD-së njëlloj si partia e Shpëtim Idrizit”.

Tashmë Lulzim Basha është zgjedhur nga mbrëmë kryetar i PD-së dhe më kot lodhen kundërshtarët. Por e gjithë kjo katrahurë në PD dhe mënyra se si nuk lejojnë rivalitetin në selinë blu, tregoi se dyshimet e publikuara se pas marrëveshjes Rama-Basha fshihet pazari Berisha-Rama. Këtë e pohon fort Ben Blushi, I cili ka bindjen e pa lëkundur se pa lejen e Berishës nuk do të mund të guxonte Basha të bënte marrëveshje me kryeministrin. Nuk do të guxonte të hiqte Topallin, Boden, Patozin, Imamin etj. Nuk do të guxonte të vinte Berishën në listë si numri gjashtë në Tiranë. Të gjitha këto thotë lideri i LIBRA kanë një usta nga pas: Sali Berishën.

Lulzim Bashës më kot i bini në qafë. Ai ka vetëm një faji: u bë korrier mes Ramës dhe Berishës.

 

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1