Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | Poezia e arsyetimit, perceptimit dhe ndërgjegjes

Poezia e arsyetimit, perceptimit dhe ndërgjegjes

Font size: Decrease font Enlarge font
image Marco Ignazio de Santis

Poezia e arsyetimit, perceptimit dhe ndërgjegjes

Dr Fatmir Terziu

 

Poezia përtej arsyetimit si “Brerje e ndërgjegjes” është një dashuri e paskajshme, e zëshme nëpër shpirt të trazuar, ku ndjehet pena e një poeti që kërkon mes ndërgjegjes dhe hallakatjes, mes artikujve dhe studimeve, vetë logjikën dhe ekzistencën për shkak të gamës së mendimit. Marco Ignazio de Santis ka shkruar poezi të tilla, që qasen jashtë tërë stigmës vargore, si këngë me elemente të tilla që janë vetvetiu mes së tërës një këngë, dhe më së shumti këngë të atilla me muzikalitet të pastër si “Épaves” (objekte të humbura, nga gjuha Frënge) dhe “Nganjëherë” një përkushtim për Lella Simonen. Ai krijon rekurs ndërgjegjesh që janë mes udhëtimit të ilustruar për thjeshtësinë fëmijërore, kënaqësinë e bashkëbisedimit, për çdo gjë, nga një sofër të shtruar, ku ngandonjëherë miqësia është paqe që zbret në shpirt, për autorin. Kjo paqe e diktuar mes poezive brilante të vëllimit “Në kërkim të bashkës së artë”, përcillet nën përkujdesjen e “Milosao”-s së “Mjeshtrit të Madh”, Agim Mato, që në projektet e tij mjaft domethënëse ka dhe këto përkushtime fantastike të poetit në fjalë që vjen nga brigjet e Jonit dhe Adriatikut.

Dhe ne si lexues të kualifikuar, e gjejmë vetë atë që ndjen tërësia e diskursit gjeografik, sepse poeti italian ka thënë gjëra të tilla: “nëse pafundësia ka një frymëmarrje,/është fryma e erës/që shpërndan retë/ dhe bën të shkumojë detin”. Këtë e shpreh tek fundi i botës, që në latinisht kumton me një fjalë “Finisterrae”. Marco Ignazio de Santis, i lindur në Molfetta në vitin 1951, është redaktor i letrares tremujore “The Vallisa” dhe ka kontribuar me penën e tij të mprehtë në mjaft të tjera. Në poezi kanë parë dritën e botimeve disa vëllime të tij dhe emri i tij njihet dhe në disa vende të Ballkanit e më tej. Ai ka shkruar disa qindra vepra të historisë, etnografisë, dialektologjisë, vepra gjuhësore dhe kritika letrare. Ndër veprat e fundit përfshijnë edicionin e dytë të Molfetta në përshkrimin e udhëtarëve të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe ngjarjet e nitriera Bourbon në Pulo (Neë Mezzina, Molfetta 2010, me grafik Pasquale Modugno), etj. Në projektet e Matos ai është tashmë si një poet me synimin të shkojë më tutje. Të shkojë mes lidhjes së vërtetë vargore të dy poetë me një qasje ndryshe, por dhe në sentencën e diksursit retorik se cili është thelbi i pandërrueshëm në poezinë e vërtetë?

Mes këtij diskursi, mjaft poezi e prekin dhe absurden, tejkalojnë imagjinatën, dhe lëshohen mes filozofisë së detajuar në ekzistencën e vet dhe lirisë, vetë-gjenerimin, intensivisht mes personales dhe jetikes, por disi të ndryshme nga të tjerët, me një risi të përjetshme. Por, kjo risi nuk është ajo që është thjesht risia nga “imagjinata”. Një gjë pothuajse papërcaktueshëm, qaset në skajshmëri të dallueshme nga (por jo në kundërshtim me) narrativen, kontekstin, dashurinë, gëzimin, miqësinë, bukurinë, humanizmin, nuk largohet nga besimi, shpresa, urrejtja, dhuna, vdekja, në fakt, nga të gjitha elementet e jetës dhe letërsisë. 

Thjeshtimet e mësipërme me siguri do të shkaktojnë agoni në botën ku lexohet kjo rrjedhë që vjen nga vetë poezia e “ndjeshmërisë dhe ndjenjës”, ku merita artistike gjykohet përmes konformitetit të kodeve (kryesisht liberale) morale dhe sociale. Gjithashtu kjo ndoshta vetë-tërheqë akrobacinë vargore post-moderne, që forcon kreativitetin individual të njeriut, që në fakt e bën të jetë një koncept në fund të fundit rend-pastër pos gjuhës, shoqërisë dhe kontrollithegjemonike të pushtetit, me artin e prodhuar nga këto poezi paepur lartësohet vetë arti poetik.

Marco Ignazio de Santis i analizuar në ekzistencën e një imagjinate autonome, mbetet një poet i vetëdijshëm se poezia ka forcën e saj përtej imagjinatave të tjera të botës. Leximi i tij dhe erudicioni mbi skaj-jetën në këtë libër është thellësisht mbresëlënës. Edhe më shumë, leximi shkon tek filozofia ku “Almanakë” nuk është thjesht përkushtim, por një shije e hollë, një tharmë e thellë poetike, që na bën për vete.

Ndërkohë, lidhja filozofike është një sitë mes metafizikës kantiane, ideve seminale në mënyrë të veçantë tek njohja e botës vargore, ku e dyta mbetet priori sintetike. Më saktë, tek kjo qasje filozofike vetë imagjinata është një shembull i tillë. Natyrisht, ajo është dhe një përvojë me perceptimet (kjo është fenomenale tek kapitulli “Nga shenjtërorja”) - sikurse është e gjitha mes njohurive të Kantit. Dhe të vërtetat e tij janë sintetike, të vërteta nga përvoja, në vend se të dalin nga çdo përkufizim i asaj që “imagjinata” dikton. Megjithatë, arsyetimi për ekzistencën e imagjinatës nuk kërkon thjesht përvojën e botës mes vargut, ajo është apriori, që del vetëm prej arsyes; pra është një domosdoshmëri logjike.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1