Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANALIZA | PRAGMATIZMI FILOZOFIK NË VARGUN POETIK TË MARTIN LLESHIT.

PRAGMATIZMI FILOZOFIK NË VARGUN POETIK TË MARTIN LLESHIT.

Font size: Decrease font Enlarge font
image Martin Lleshi

Vështrim libri;

 

Nga: Tahir Bezhani

PRAGMATIZMI FILOZOFIK NË VARGUN POETIK TË MARTIN LLESHIT.

Një poet e njeri modest,  krijues me respekt e dinjitet,një pendë e mprehtë në poezinë shqipe,me të cilin ,deri me tani, nuk është shkruar shumë për vlerat artistike të veprave të këtij krijuesi, poezia e të cilit meriton vlerësimin e lexuesit  për vargun  e   lirikës  meditative në shkallë vendi.

Pas botimit të përmbledhjeve me poezi në vitin 2010; ”Peshë Shekujsh” dhe “Antropologjia e Rrënjës”,botuar në Gjakovë,nga KL. “Gjon N.Kazazi”,në fillim të prillit të këtij viti, botoi përmbledhjen e re me poezi,”Psalmet e Trojës, te SH.B.”Fishta” në Lezhë, ku për herë të parë , u përurua  vepra e këtij krijuesi ,me auditorin e vlerave lezhjane, qytetit tonë më historik. Ishte kënaqësi për autorin të përjetimi i  një sukses të mrekulluar me miqtë dhe dashamirët e artit letrarë në Lezhë. Libri poetik, ”Psalmet e Trojës”, u botua nën përkujdesjen e redaktorit Ndue Dedaj, një poet i spikatur i cili e ndien frymëmarrjen e vargut në thellësi të vetës, si dhe recenten nga poeti i dëshmuar, Viktor Gjikolaj, autor i disa veprave letrare.

Pragmatizmi filozofik   vargun  poetike   Martin Lleshit

Martin Lleshi, rijues i mirëfilltë nga Gjakova, autor i tri përmbledhjeve poetike, i përket një plejade krijuesish nga vitet 70-ta të shekullit të kaluar, i cili ka qenë prezent në gjitha revistat letrare të kohës. Me shkrimet e tij poetike ka rënë në sy të lexuesve q        e moti, por, për arsye të ndryshme, autori nuk  botoi deri pas luftës. Këtë arsye mund ta kuptojmë lehtë nga përmbajtja e poezive të  tij, të cilat shprushin guximshëm zjarrin e një të kaluar të rëndë historike, ku poeti lëvron me pellgun e zemrës poezinë që lind nga thellësi shpirti, nëpër kohë. Mospërshtatja ndaj regjimit te kaluar, është arsyeja e mosbotimit te deritanishëm. I ndikuar nga poetët e mëdhenj të kohës(Ali Podrimja,Azem Shkreli,Din Mehmeti et),s’ka se si të mos jetë poet i pëlqyer në fushën e poezisë,ku dominojnë vlera absolute letrare.

  poezinë e parë të këtij libri,”Në pragun e harresës”,poeti tërheq vëmendjen e lexuesit për vullkanin e tij  poetik, shumë të fuqishëm, ku prezanton me një mjeshtri të rrallë, prezencën e “harresës” nëpër kohë të ngjarjeve historike. Ja fuqia pëlcitëse në këtë poezi të poeti Martin Lleshi:” Sot, kur vdekjet mbeten në kujtesë/unë hepohem netëve pa dritë/E bota qesh e përqesh/Nuk di a me veten/A me fatin tim të bërë tym/Tym mbi çati/Tym mbi shpirt/Tym ndër sy....”

Duke lexuar këtë poet me vëmendje, jo vetëm në këtë përmbledhje poetike, por në gjithë opusin e tij poetik,lexuesi mund t’i hetojë disa veçori individuale e filozofike të poetit Martin Lleshi. Një nga këto mund të cekim se nga të rrallët poet, i këndon këndshëm e shpirtërisht rrënjëve tona historike e kombëtare. Ja poezia”Psalmet e Trojës”,nga e cila merr titullin kaq simbolik edhe libri .:N’lundrën e oqeanit të hanës/Përkundet një djep i lashtë/N’errësinen e natës vjedhun/Në’synin e djathtë të një lumi t’shterrun/Po thahet një pemë”.

Një lexues i mirëfilltë dhe i zellshëm,do duhej ta ndiente veten mirë po të mundej të thellohej në thellësinë vargut të poetit Martin Lleshi ,dhe ta zhbironte kuptimin e tij me peshë filozofike në artin letrarë, dhe të nxirrte mendimin e  këtij përfitimi refleksiv, si një pasuri rrugëtimi letrarë. Aty ku preken ndjenjat e brendshme, është thesari i të menduarit filozofik, që detyrimisht, ngritë nivelin intelektual në forma të ndryshme në të menduarit parimorë.

Ngjashëm me poezinë “Psalmet e Trojës”,në kuptimin e trajtimit tematik, por në formë akoma më të thelluar, është edhe poezia “Antropologjia e rrënjëve”,në të cilën, përsiatjet poetike vijnë si luftë, si rezistence krenare, qëndresë e pa epur në vështirësi kohore, kur është fjala për identitetin kombëtarë dhe rrënjën historike të prejardhjes dhe lirinë tonë, kërkuar me shekuj .

 Lexo:”Pararojë krahapur ,n’fluturim mbi qiell Ilirie/Zbritur kam ardhjeve të thellësive deri në magmë/I munduar për të qenë i mundur nga vetvetja/Nën përuljen e mbiunit tim Atëror/Nëpër hapërime t’Atdheut kurrë i përkulur n’zhurmitje”.

Një poezi tjetër, në mesin e 100 poezive të këtij libri,”Epitaf për arkeologjinë”,dëshmon për aftësitë dhe cilësitë krijuese të këtij poeti të heshtur nga modestia, ku egoja e tij poetike ngritë në kupë të qiellit piskamën, si argument për prejardhjen tonë historike. Në mos qoftë diç e re, është një protestë ndaj atyre që në vazhdimësi kanë mohuar identitetin tonë dhe prejardhjen tonë kombëtare. Në strofën e fundit të kësaj poezie lexojmë:

”I humbur jam/As fjalë as zë /Pellazgo-Dardano-Iliria jam/ Arkeologë, gërmojeni këtë tokë/ Të gjallë do të më gjeni/ Në fronin e Ibisit, Thothit....! Dardanit”. Padyshim se është njëra ndër poezitë më të mira të kësaj përmbledhje poetike.

Ironizimi i situatave  konfliktuoze në shoqërinë tonë ,si shkaktare e shkapërderdhjes  te kompaktësisë  tonë kombëtare.

Martin Lleshi,me vargun e tij brilant e të pasur me metaforën poetike,një poezi shume dimensionale, mjeshtërisht përdorë edhe ironizimin e klasës politike në situata të caktuara

konfliktesh, ku rrjedhimisht, si pasojë, ”fitohet” një përçarje në masë, të cilën e paguajmë të gjithë me çmim të lartë....

Një vlerësim të tillë e gjejmë në poezinë “Rrokja””,në të cilën përdorë mjeshtërisht “kapërxumas”,rrokjen e dy personave,ku njëri del humbës,ndërsa i treti fitues:” Sa herë bjen hana në mrizin e zanave/Kanë me u mbledh djemnija/Mundësitë,kur u ngritën n’kambë /Dhent i kishte qartë ujku.....”

Autori i librit poetik,”Psalmet e Trojës”,z. Martin Lleshi,  edhe në këtë vepër  dëshmohet me talentin e tij,se është një poet serioz,për të cilin duhet dhënë vlerësimin  dhe mendimin më serioz,me të vetmin qëllim që të avancohet njerëzishëm merita e vargut artistik dhe të bëhet vlerësimi i vet lexuesit për veprat e tilla me vlerë.

Këndimi gjenetikës familjare nga poeti,vargje për Mirditën.

Poeti Martin Lleshi,është krijues me ndjeshmëri të thellë shpirtërore,i cili nuk e ka harruar historinë e përcjellë nëpër breza, se prejardhja e tyre(si familje) vjen  nga Lugu i Fanit të Mirditës, një krahinë e pa epur kurrë në histori, në mote të vështira, një krahinë me të cilën krenohet kombi për qëndresat e banorëve malësorë të Mirditës. Këtë e vërejmë në poezinë “Nën n’i rrap.n’Lugun e Fanit”,ku pos tjerash glorifikon poetikisht mirditasit me vargjet:” Fani shejt degëve t’mija/Me bre hekur m’ka lind nana/K’tu me flatra n’kambë lejnë fëmija/Edhe kur vdesin,s’biehet shtrimun/N’kambë vdes burri nëpër furtunë”...

Komentimi i kësaj poezie do ishte i pambarim,sepse ,Mirëdita, si krahinë  me tradita të njohura edhe ne arenën ndërkombëtare, të bujarisë, ndershmërisë, trimërisë së pasosur kurrë nëpër kohë për çlirimin e vendit nga okupatorë të ndryshëm,mbetët gjatë nëpër shekuj ,simbol i krenarisë sonë kombëtare. Andaj, edhe këndimi poetik për këtë krenari të përhershme,është gurrë e pashtershme në shpirtin e poetëve që njohin sadopak historinë e atdheut të vet.

Liria  e shumë  pritur  dhe  përkushtimi shpirtërorë  me vargje.

Ngjarjet e  mëdha historike me të cilat ballafaqohen popujt,siç është okupimi nga i huaj dhe torturat e gjata,rezistenca për çlirim,lufta e armatosur për çlirimin nga zgjedha e huaj,te krijuesit,kudo,kanë qenë dhe mbesin tema të pa kaluara në kuptimin e trajtimit të tyre,përmes formave të ndryshme krijuese,si proze apo poezi. Në këtë kuptim,populli jonë pati fatin e rëndë të vuajtjeve nën okupatorë të ndryshëm në historinë tonë të gjatë.  Pak krijuese ose fare nuk ka të tillë që nuk i vjershërojnë me zemër  figurave madhore të historisë sonë, heronjve, dëshmorëve të cilët dhanë jetët e tyre për liri e pavarësi të vendit tonë.

Kjo temë është e pakalueshme edhe për poetin e mirëfilltë, z.Martin Lleshi, i cili, me një dashuri prej atdhetari të spikatur,u këndon figurave  të veçuara të jetës sonë në të kaluarën por edhe në kohët më të reja,si për Shejten  Nëna Terezës,   prijësin e urtë të epokës sonë,dr. Ibrahim Rugova,etj.

Heronjve Adem e Hamez Jashiari, për të cilët zgjedhë fjalë më të përflakta në poezinë “Heronjëve të Kombit”, në të cilën shkruan:

“Erdhët me këngët e lahutës t’përflakur nëpër shekuj/Me krismën e pushkëve nëpër franxhi kullash/Nga dheu i gjakdheut të brymosur me burrëri/ Nga Atdheu i thurur prej ashtit tim/Nga djepi i lidhur me nyje kohërash...”

Poeti ka prezantua lexuesit një mori poezish të kësaj natyre, ku luftës për liri, heronjve dhe dëshmorëve të atdheut,u këndon me pietet, duke lënë si porosi të theksuar se gjaku i tyre nuk guxon të nëpërkëmbet nga askush në asnjë rrethanë..

Marrë në tërësi,vepra poetike”Psalmet e Trojës”,të autorit Martin Lleshi, na vjen si një dhuratë e këndshme me lule maji,nga një poet i mirëfilltë dhe i dëshmuar me vargun e tij brilant. Martin Lleshi,tani ka formuar identitetin e vet poetik, i dëshmuar me cilësi dhe aspekte tjera të formave krijuese letrare. Krijimtaria e tij letrare,poezia,meriton leximin nga lexuesi i mirëfilltë, i cili brenda vargut të këtij autori, jo vetëm se  dëfrehet  gjatë leximit, por gjënë shumëçka tjetër, gjënë porosi vlerash letrare,e pse jo edhe jetësore....

 

Gjakovë,

14.qershor,2017                                   Tahir Bezhani

Comments (1 posted):

Martin Lleshi on 17/06/2017 14:03:16
avatar
Me respekt te thelle dhe falenderim t'perzemert,ju jam mirenjohes shume per kete veshtrim te thele n'vleresim te librit tim i nderuari mik,z.Tahir Bezhani.Njeri dhe personalitet i vlerave te veçanta,krijues-shkrimtare dhe poet i deshmuem n'permasa kombetrae dhe me gjere.
Faleminderit miku im me vlere!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1