Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ANALIZA | LAURA SHESHI DHE ROMANI I SAJ I PARE

LAURA SHESHI DHE ROMANI I SAJ I PARE

image LAURA SHESHI

 

    Në shtigjet e prozës së sotme bashkëkohore po futen me guxim shumë pena të reja e të talentuara, të cilat me larminë dhe elegancën e tyre po zën gjithmonë e më tepër vendin e duhur midis krijuesve shqiptar. Një penë e tillë është shfaqur së fundi edhe në qytetin e Fierit dhe është një vajzë tepër e re, 17 vjeçarja Laura Sheshi.

    Laura ka lindur në Çorovodë në vitin e mbrapshtë të ’97-ës dhe para pak vitesh familja e saj ka braktisur qytetin “ishullor” mes maleve të Skraparit për të zbritur në Fierin e zhvillimeve të vrullshme urbane.

     Është nxënëse në Gjimnazin jopublik “Mësonjtorja Dertliu” dhe nga viti në vit shkëlqen gjithmonë e më tepër në mësime. Që në moshë të vogël i është kushtuar matematikës dhe shpesh ka startuar si fituese olimpiadash në nivele lokale e kombëtare. Në janar të këtij viti, ka mbrojtur në nivelin më të lartë, provimin ndërkombëtar për matematikë të përparuar Cambridge IGCSE.

    Por krahas matematikës, Laura shfaq interes të dukshëm edhe për shkencat e tjera ekzakte. Ndërsa pasionin për letërsinë e ka bër publik që në vitin 2006 me botimin e poezisë së saj të parë “Lot engjëjsh” kushtuar gjyshit të vetë. Vitin e kaluar me ciklin poetik “Përtej infinitit” zuri vendin e parë në konkursin e shpallur për shkollat e mesme në nivel qarku. “Përtej infinitit” ishte edhe një kapërcim i gjinisë letrare të angazhuar dhe tashmë Laura prezanton romanin e saj të parë me titull, “Lot engjëjsh më 21 janar”.  

    Romani është një vërshim i rrjedhshëm lirik drejt një realiteti dytësor të ndërtuar nga autorja me personazhe që gëlojnë nga ëndërrat dhe pasionet e moshës së rinisë. Ajo që të bën përshtypje te ky roman është kompetenca letrare e kësaj vajze të re dhe mbi të gjitha inisiativa e saj e guximshme për të ndërmarrë një nismë kaq të madhe e të vështirë letrare.

    Romani ka 250 faqe dhe një mori kapituj me personazhe dhe skena të ngarkuara me analiza të thella për moshën që shpesh kalojnë edhe në filozofime për jetën. Heronjtë e saj vishen me një psikologji të “bardhë” që dëshirohet prej autores duke qenë një arësye motivuese dhe pjesë e moralit të sotëm për brezat e rinj. Adoleshentët e sotëm me problemet e shumta të botës virtuale dhe komunikimit, kan vështrim të cunguar për librin dhe sidomos për moralin dhe idealet e jetës. Laura ngre në kult idealin dhe moralin e shëndosh social duke sfiduar pikërisht këtë mentalitet frenetiv për angazhimet e sotme të kësaj moshe.

    Lora dhe Brojdi janë dy personazhet kryesor të librit të cilët formojnë linjat më aktive të romanit dhe ngërthejnë intrigën e tij kryesore. Nëpërmjet dashurisë së tyre, sjelljes dhe aktivitetit të përditshëm, Laura bën evidentimin e mendimeve të saj duke shprehur përshtypjet, preferencat dhe shijen e elitare për jetën. Është interesante sesi kjo vajzë kaq e re ndëshkon me aq ashpërsi fenomenet e sotme negative të shoqërisë shqiptare. Korrupsioni, intriga, prostitucioni, ethet e fitimit dhe shumë sëmundje të tjera që shfaqen përditë midis nesh, Laura i ndëshkon, duke pohuar nëpërmjet mohimit, të renë progresiste dhe ndershmërinë e shoqërisë shqiptare. Në këtë mënyrë, ajo arrin ta kthejë librin në një tribunë të mendimit progresist dhe të evidentojë publikisht zërin e saj të bukur e të fuqishëm midis mijra zërave të tjerë të këtij brezi.

    Është pikërisht kjo arritje dhe kjo kompetencë që e bën romanin “Lot engjëjsh më 21 janar” të mirëpritet nga lexuesit e sotëm dhe sidomos nga moshat e rinisë së gjerë shkollore.

    Romani është ndërkohë edhe një ftesë e hapur urimi për guximin intelektual të kësaj vajze dhe një dëshmi fisnike e modelit elitar të përfaqësuesve të sotëm të rinisë shqiptare.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1