Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | FJALA | SHEMBULL ATDHETARIZMI

SHEMBULL ATDHETARIZMI

image PROF. DR. THANAS GJIKA

             PROF. DR. THANAS GJIKA – SHEMBULL ATDHETARIZMI 

                     (ME RASTIN E 75-VJETORIT TË LINDJES)*

                                          Nga Frank Shkreli

 Përshëndetje i dashur Thanas – urimet më të përzemërta prej meje dhe bashkëshortes sime Viki - me rastin e 75-vjetorit të lindjes suaj. Uroj t'ia kaloni sa më mirë te 'Fruit Land Restorant' Harvard MA mes familjarëve e miqve tuaj, që jeni mbledhur për të festuar dhe për të celebruar jetën dhe veprimtarinë tuaj të larmishme, në shërbim të familjes dhe të Atdheut.

 

            Të dashur pjesëmarrës, dua dhe unë të them disa fjalë për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e atdhetarit të spikatur të komunitetit tonë këtu në Shtetet e Bashkuara, Profesorit Thanas L. Gjika.

 

            Unë me Thanasin jam njohur vetëm pak vjet më parë, kemi zhvilluar një miqësi dhe bashkpunim të ngushtë duke qarë hallet e Shqipërisë e të shqiptarëve si në trojet stëgjyshore ashtu edhe këtu në SHBA. Nga njohja me Profesorin e nderuar kam përfituar shumë dhe kam zbuluar se ndajmë mendime të përbashkëta në lidhje me të kaluarën komuniste në Shqipëri dhe që të punohet për krijimin e një Shqipërie të Vërtetë, me një strategji mbarëkombëtare, për integrimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në orgnaizmat euroatlantike dhe në miqësi të përhershme të Kombit Shqiptar me ShBA-të.

 

            E kam vlerësuar punën dhe veprimtarinë e tij si dhe veprat e tija të cilat kam patur nderin ti lexoj, e të cilat janë shkruar me sy gjithmonë të qartë, me mendje të mprehtë dhe me profesionalizmin e një shkencëtari të mirëfilltë e të shquar të botës shqiptare. Është për t’u adhuruar fakti se në veprat e Profesor Thanas Gjikës çështjet trajtohen, jo prej një këndveshtrimi krahinor ose një përcaktimi të ngusht personal, por nga një pikëpamje mbarëkombëtare, në të gjitha fushat të cilat ai prek, siç është, ndër të tjera edhe libri i fundit i tijNJË LETËRSI KOMBËTARE, NJË ATDHE I VETËM.Përveç veprave shkencore dhe letrare, për publikun sot, mund të thuhet se ndoshta studiuesi Gjika njihet më së miri nga publistika e tij aktuale – e pasqyruar në artikujt, kumtesat, portretet dhe kujtimet kushtuar shumë personaliteteve të fushave të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe në Shtetet e Bashkuara.

Me këtë rast dëshiroj të falënderoj Profesorin e nderuar për portretin e gjatë që shkroi për mua e që u botua në shumë media. Në veçanti, i jam mirënjohës dhe për organizimin e promovimit të suksesshëm dhe të parë të librit tim DEMOKRACIA NUK PRETnë prill 2018 në Worcester MA, ku morrën pjesë me gjithë bashkëshortet një numër jo i vogë Shqiptaro-Amerikanësh, të cilët gjithashtu i falënderoj për respektin që treguan ndaj meje me pjesëmarrjen dhe vlerësimet e tyre.  Po ashtu e falënderoj nga zemra Profesor Thanas Gjikën për dashamirsinë dhe përkrahjen që më ka dhënë mua dhe komunitetit tonë në fushën e kulturës dhe të publicistikës, duke më inkurajuar shpesh me komunikime elektronike plot kuptim e ndjenja miqësore, që të vazhdojmë pa u lodhur, pavarrësisht nga mosha, me aq sa kemi mundësi të mbajmë lart, këtu në mërgim, frymën e shëndosh të traditave tona më të çmueshme dhe të ndriçojmë me aq sa mundemi, të vërtetën mbi vuajtjet e shqiptarëve nën regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe padrejtësitë që i bëhen ende sot.

 

            I nderuar Profesor, edhe njëherë faleminderit për miqësinë dhe respektin që keni treguar ndaj meje, gjatë kohës që jemi njohur me njëri tjetrin. Si një ish-seminarist, më pëlqen që në raste të tilla, siç është ditëlindja juaj, të përshëndes me frazën latine: Ad Multos Annos!, një shprehje kjo e vullnetit të mirë dhe të urimit për një jetë të gjatë plot shëndet dhe lumturi!

 

New York, NY, 13 Korrik 2019

*Kjo përshëndetje është lexuar në drekën festive në qytetin Worcester të shtetit Masaçusets – kushtuar 75-vjetorit të Prof. Asc. Dr. Thanas Ligor Gjikës, krahas vlerësimeve të miqve të tjerë.

 

 

Comments (1 posted):

Illo Foto on 14/07/2019 01:15:48
avatar
Gjej mundesine t'i uroj Profesorit , jete te gjate dhe te frytshme . Fillimisht e kam njohur nga Eugjeni , por kam ndjekur shkrimet e tij , qe jane studime te thelluara shkencore. Nga pergjegjesia , qe ndjene per ate , qe shkruajne Frank Shkreli, perafrohet me Profesorin . Ne Amerike , keta te dy jane nje dyshe me pak te tjere te ngjashem .Eshte thjesht mendimi im . I. Foto

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1