Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | FJALA | Gëzuar 243 Vjetorin e Pavarësisë SHBA!

Gëzuar 243 Vjetorin e Pavarësisë SHBA!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vilhelme Vrana Haxhiraj

Vilhelme Vrana Haxhiraj

Gëzuar 243 Vjetorin e Pavarësisë SHBA! 

Urimet më të mira vendit të Demokracisë në Botë dhe popullit amerikan!

 

     Sot Shteti me më potencë ekonomiko-politike dhe më demokratik në botë feston 243 vjetorin e Pavarësisë.

Unë e ndiej detyrë morale dhe qytetare si shqiptare që ta përshëndes SHBA dhe popullin e saj, në këtë ditë të bekuar, pasi na ka ofruar miqësinë e saj  qysh mëse një shekull më parë.  Për miqësinë e Amerikës me Shqipërinë  ka mjaft dokumenta që vërtetojnë këtë. Si dëshmitar të kësaj miqësie, janë: Presidenti Woondrou Willson, i cili ndikoi që Shqipëria të mos copëtohej dhe të ngelej një shprehje gjeografike në hartën gjeo-politike të Evropës. Çifti Kenedi në Shqipëri, më 1908,  George Fred Wiliams & Shqipëria(1914) që ka lënë si testament librin studimor albanologjik, me titull, “Shqipëtarët”. Ky mik i madh i  vendit tonë, ky studiues i lashtësisë së kombit shqiptar,  ngriti zërin para Kongresit amerikan më 15 tetor 1915, qëShBA duhet të ndihmojë, Kombin më të lashtë, Shqipërinë,e marrë nëpër këmbë nga Fuqitë e Mëdha Evropiane

    Një tjetër qytetar amerikan, T.Erickson dhe Shqipëria, i cili ka lënë përshtypjet e veta, mbi këtë vend të bukur, të pasur dhe të begat por tejet i varfër…, ose Margaret Wiliams & Albania, si dhe Rose Wilder Laneetj… Nuk duhet harruar Kryqi i Kuq Amerikanqë ka ndihmuar pas Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Vlorës, në mjekësi kundër malarjes që bënte kërdinë në këtë vend të voghël. Si dëshmi e kësaj ndihme humanitare në Vlorë edhe sot ende janë 4 godinat e spitalit të qytetit,  ndërtuar nga ky Mision më 1916, ku drejtor  i përgjithshëm i shëndetësisë dhe sptalit ishte Dr.Ali Mihali. Më pasPoliteknikumi “Harry Fulltz”, që ka nxjerrë kuadrot dhe specialistët më të mirë të Shqipërisë. Në Vitin 1946 u ndoq nga shteti diktatorial, Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila u rivendos pas vitit 1990.  

    Nuk duhet harruar Presidenti Amerikan George Washington, me nënë shqiptare dhe sa e sa figura të ndritura, me origjinë shqiptare që kanë dhënë dhe japin vlera në fusha të ndryshme. Sepse ShBA është vendi i Demokracisë dhe i mundësive, që me politikën e saj  secili pavarësisht se kujt race, ngjyre , apo ç’gjuhë flet, në këtë vend ka gjetur veten. 

    Mirënjohja e Shqiptarëve ndaj kësaj fuqie politike e diplomatike do të jetë në jetë të jetëve, jo vetëm për influencën pozitive të ShBA në politikën shqiptare si në Shqipëri, në Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare, si dhe në marrëdhëniet e saj nd/kombëtare, ndër/evropiane dhe nd/ ballkanike.  Kjo e dallon ShBA, sespe u bë mikpritsja e emigrantëve nga e gjithë bota. 

Si bijë e këtij Kombi, i lutem shumë Kongresit Amerikan , dhe gjithë institucioneve nd/kombëtare, të mos e lënë Shqipërinë në mëshirën e fatit, ku rrezikon rivendosja e një

Neodiktature, tejet e sofistikuar! 

    ShBA ka qenë, është dhe do të jetë shembull i vendeve të zhvilluara dhe në zhillim, politikat e  së cilës duhet t’i ndjekin të gjitha kombet, por veçanërisht vendet e pazhvilluara.

  Një shembull për parlamentet e shteteve që janë në agoni, është Presidenti i ShBA-Abrahanm Linkolnii cili njihet si themelues i Kushtetus Amerikane, ku nga 28 paketat ligjore të aprovuara prej tij, janë shtuar edhe 4 paketa ligjore të tjera. Kurse në vendin tonë formulohen dhe rrëzohen nene dhe ligje sipas interesave të ngushta të forcës politike në fuqi, jo në interes të zhvillimit dhe integrimit të kombit.

Ç’dimë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës?!  

   Shtetet e Bashkuara të Amerikës (zakonisht të njohura si Shtetet e Bashkuara,  SHBA  ose Amerika, anglisht United States of America) janë një republikë federale kushtetuese, e përbërë prej 50 shtetesh të një qarku federal. Vendi shtrihet kryesisht në Amerikën e Veriut, ku dyzet e tetë shtete të ngjitura dhe Washington, D.C., qarku i kryeqytetit, ndodhen midis oqeaneve Atlantik dhe Paqësor, në kufi me Kanadanë në veri dhe Meksikën në jugë. Shteti i Alaskësndodhet në veriperëndim të kontinentit dhe kufizohet me Kanadanë në lindje dhe Rusinë në perëndim përtej Ngushticës së Beringut. Shteti i Hawait është arkipelag në mes të Paqësorit. SHBA-të gjithashtu zotërojnë disa territore, treva ishullore, në ishujt  Karaibe dhe Oqeanin Paqësor.

 ShBA  ka një sipërfaqe prej 9,83 milion km² dhe me popullsi prej 306 milion banorës, Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë ose i katërt në botë për nga sipërfaqja, si dhe i treti sipas hapësirës tokësore dhe popullsisë. Shtetet e Bashkuara janë njëri prej vendeve më të spikatur për nga shumëllojshmëria etnike dhe kulturore, si rrjedhojë e emigrimit në shkallë të lartë prej shumë vendeve

   Ekonomia e SHBA-së është më e madhja në botë, me prodhim të brendshëm bruto vlerësuar në vitin 2008 në shumën  prej 14,3 trilion dollarësh , që përbën 23 % të prodhimit  të brendshëm nominal të botës dhe gati 21 % sipas barazimit të fuqisë blerëse. 

Kombi amerikan u themelua nga trembëdhjetë koloni të Britanisë së Madhe, ndodhur përgjatë bregut të oqeanit Atlantik. Më 4 korrik 1776, ato nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, që shpalli pavarësinë e tyre nga Britania e Madhe dhe formimin e një bashkimi kooperativ.]Shtetet kryengritëse mposhtën Britaninë e Madhe në Luftën Revolucionare Amerikane, luftën e parë të suksesshme të kolonive për pavarësi. Kuvendi i Filadelfias përpiloi Kushtetutën e tashme të Shteteve të Bashkuara më 17 shtator 1787; miratimi i saj në vitet vijuese i bëri shtetet pjesë të një republike të vetme me qeveri të fuqishme qendrore. Karta e të Drejtave, e përbërë nga 10 amendamentet e para kushtetuese si garanci e të drejtave dhe lirive themelore qytetare, u ratifikua më 1791.

   Në shekullin XIX, Shtetet e Bashkuara fituan toka nga FrancaSpanjaMbretëria e BashkuarMeksika dhe Rusia, si dhe aneksuan Republikën e Teksasit dhe Republikën e Hawait. Mosmarrëveshjet mes jugut bujqësor dhe veriut industrial rreth të drejtave të shteteve dhe zgjerimit të institucionit të skllavërisë provokuan Luftën Qytetare Amerikane të viteve 1860. Fitorja e veriut parandaloi një ndarje të përhershme të vendit dhe çoi drejt përfundimit të skllavërisë së ligjshme në Shtetet e Bashkuara. Në vitet 1870-të, ekonomia kombëtare ishte më e madhja në botë. Lufta Spanjollo-Amerikanedhe Lufta e Parë Botërore konfirmuan statusin e vendit si fuqi ushtarake. Më 1945, Shtetet e Bashkuara dolën nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i parë me armë bërthamore, anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe themeluese e NATO-s. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik e la SHBA-në si superfuqinë e vetme. Afro 50% të shpenzimeve ushtarake të rruzullit bëhen nga Shtetet e Bashkuara, që vazhdojnë të jenë forcë drejtuese ekonomike, politike dhe kulturore në botë. 

Ta gëzoj Pavarësinë dhe për miliona vite vendi i demokracisë në Botë, SHBA!

Nderime për ata që i dhanë vlerat emerituara këtij kombi!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1