Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | FJALA | NE DITËLINDJEN E KOLEGUT DHE MIKUT TONË, VIRON KONA...

NE DITËLINDJEN E KOLEGUT DHE MIKUT TONË, VIRON KONA...

image Viron Kona

 

Nga: Murat Gecaj

Sot në mëngjes, kafen e pimë së bashku, në një rast të veçantë dhe të shënuar në jetën e kolegut e mikut të përbashkët, publicistit e shkrimtarit të mirënjohur Viron Kona. Ai kishte përvjetorin e ditëlindjes, prandaj u takuam në Lokalin "Galaxy-Bar", ku ishte stacioni i trenit ose ku fillon Bulevardi i Ri  i kryeqytetit. Në një mjedis të këndshëm, bisedat tona ishin për familjet tona, për jetën në shtyp, për shkrimet e publikimet dhe librat tanë të shumtë e me tamatikë të lamishme, nga fusha të ndryshme të jetës; për kolegët e miqtë, me të cilët kemi lidhje e bashkëpunim, si në Shqipëri e trojet tjera amtare, por dhe në emigracion etj.

Vetë Viron Kona, ende shkruan e boton libra me emrin  e tij, në prozë e poezi, por dhe redakton ose bën hyrjet për libra të kolegëve  e miqëve të ndryshëm, që jetojnë në Shqipëri, por dhe jashtë saj.

Ata minuta, që kaluam së bashku, kaluan shumë shpejt dhe ne u ndamë përzemërisht me njëri-tjtrin, duke i uruar kolegut e mikut të pandarë, Viron Kona: Shëndet të plotë e mbarësi, me jetëgjatësi sa dëshiron vetë, me begati e krijimtari të pandërprerë, me gëzime e lumturi, për veten dhe familjen e tij të nderuar!

-Mirupafshim, përsëri e përsëri, në  gëzime të tilla dhe ngjarje të paharruara, nga jeta jonë e përditëshme!

Tiranë, 24 qershor 2019

Comments (3 posted):

Zeqir Lushaj on 24/06/2019 15:26:03
avatar
Edhe shume e shume vite te tjera sa me te lumtura e te frytshme ne krijimtari miku i mire nga Laberia krenare, Viron (I)Kona.
Respekt.
bashkim saliasi on 24/06/2019 16:43:46
avatar
Shumë urime z Viron Kona. Edhe një qind. T'u realizofshin të gjitha ëndrrat që ruan në sirtarin e artë. Arrish dhe botofsh një qind librat që premton nga hera. Jetë të gjatë miku im i mirë nga Vlora heroike. Qofsh nga hera zemërbardhe sikundër të kemi njohur. Nga hera plot me miq e shok që të duan dhe të respektojnë shumë për sinqeritetin dhe besnikerinë që tregon ndaj miqve e shokve. E përshendes Prof. Muratin për publikimin e festimit të datlindjes suaj.Mbetem me shprese se vitin që vjenë do jem dhe unë pjesë e tavolinës suaj për të uruar nga afër miku im, ju dhe gjithë miqtë e tjerë që u dua sinqerishte. Falenderoj mikun tonë nga Durrsi z Kadri Tarelli që sot u gjend midis jush.Urime, veç urime Miku juaj Bashkim Saliasi
Qatip Mara on 24/06/2019 19:22:25
avatar
Shumë urime për mikun e nderuar shkrimtarin Viron Kona. Gëzoftë edhe edhe 100 vite të lumtura! Meriton jetë të gjatë me lumturi në familje dhe me suksese në krijimtari sepse jii vetëm është krijues,por mbi tëë gjitha është me dinjitet si NJERI: Me respekte e mall e përshëndes nga larg në këtë ditë të shënuar të lindjes. Ju përshëndes me mall i dashur prof. Murat Gecaj që si gjithmonë kujtoni e shkruani me shumë dashuri për dashamirësit tuaj. Ju pëërqafoj të dyve nga larg me mall
Qatip Mara
Nju Jork 24.06.2019

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1