Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | FJALA | Kam detyrime karshi teje, si artist i madhi Sefedin Agolli!!!!

Kam detyrime karshi teje, si artist i madhi Sefedin Agolli!!!!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Pirro Minella Millona

......Ne fillim te vitit 1994 troket dera dhe hyn i shqetesuar ne zyren time, piktori i talentuar elbasanas Sefedin Agolli ishte shume i shqetesuar. U ngrita e ftoj per kafe dhe pasi u rehatuam te dy, i them: Ma trego shqetesimin qe ke. -Kam nje studio te vogel tek ish gjykata e vjeter ne katin e pare ku e kam edhe studio ku punoj por edhe si ekspozite te punimeve te mia.Kuptohet ajo ka nevoje te pastrohet dhe deri ne fund te vitit 1993 kisha nje pastruese, me nje rroge teper modeste, kurse kete vit me thone nuk ka me organike per pastruese. Kete vit me tha me gjysem zeri do te jem i detyruar ta mbaj me te ardhurat e mia.Kishte te drejte Ministria nuk na kishte planifikuar page dhe personel per kete pastruese.Ishte shqetesim i drejte i ketij piktori. E inkurajova dhe i thashe na intereson puna jote dhe do te heq une kete shqetesim. Bisedova me kryetarin e bashkise dhe une i dhashe nje rruge zgjidhje. Do te gjeja nje sponsorizim modest per pagen e pastrueses dhe puna ne studio te vazhdonte rregullisht. Pas disa ditesh brenda javes e mbaj mend qe e rregullova kete problem, nje dashamires i tij e mori persiper kete problem per zgjidhje. Puna vazhdonte rregullisht dhe une kisha probleme te tjera per te zgjidhur. Kur nje dite ne mengjes troket perseri dera e zyres dhe hyn Sefedin Agolli U ngrita menjehere ne kembe dhe mendova se mos kishte shqetesim tjeter. Por fytyra e tij tregonte qetesi .Me tha me nje ze te bute: -Nuk me ke ardhur vizite tek une te kam pritur ti nuk erdhe dhe erdha une te te falenderoj. Po i thashe mos ki merak sot mbasdite do te vij te pi nje kafe me ty.E mbajta fjalen dhe vajta qendruam gjate bashke biseduam dhe ne fund ne shenje falenderimi dhe respekti me dhuroi dy piktura te bukura me pejsazh natyre . Edhe sot i kam kujtim nga i madhi Sefedin Agolli. Artistet kane shpirt shume te paster si femije ......

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1