Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | FJALA | Drejtori i INATOM-it, fiqtë e Beratit dhe Kosova

Drejtori i INATOM-it, fiqtë e Beratit dhe Kosova

image Alfred Papuçiu

Drejtori i INATOM-it, fiqtë e Beratit dhe Kosova

Alfred Papuçiu

Një ditë të bukur shkuam në Berat për një vizitë me mikun tonë, Hans Blix që atë vit ishte drejtor I INATOM-it (Agjencia e Energjisë Atomike, e bazuar në Vjenë). Zoti Blix kishte një përvojë të gjatë me organizatat ndërkombëtare. Ai kishte mbaruar tre universitete, atë të Upsalas në Suedi, universitetin Kembrixh, atë të Kolumbias dhe doktoratën e të drejtës ndërkombëtare, në fakultetin e drejtësisë të universitetit të Stokolmit. Nga viti 1962 deri në 1978 ai kishte qënë anëtar i delegacionit suedez në Konferencën e çarmatimit në Gjenevë dhe nga 1978 deri 1979 ka qënë minister i jashtëm I Suedisë. Postin e drejtorit të INATOM-it ai e mbajti nga 1981 deri në 1997. Ishte i qetë, tepër i sjellshëm dhe i thjeshtë. Më se njëherë ai ka shprehur qartë edhe qëndrimin e tij ndaj genocidit barbar të serbomëdhenjve në Kosovë.  « Si duhen trajtuar tiranët dhe shtetet e dështuar, ka thënë ai. Kjo është sfida kryesore me të cilën përballet bota. Në botë, ka theksuar ai më se njëherë, ka ndodhur një prishje që duhet të mos tolerohen më genocide të tilla që janë kryer në Kosovë apo në Ruanda». Ai ka qënë dhe mbetet një vizionar i përkryer, lidhur me gjithçka ka ndodhur në arenën ndërkombëtare.

 

Le të kthehemi tek tema e kësaj skice. Me ne ishte dhe Docent Sokrat Plaka që e njihte shumë mirë atë Agjenci, pasi kishte qënë gjithashtu më parë ambasador në Vjenë, pranë këtij organizmi ndërkombëtar dhe me një përvojë të gjatë në diplomaci. Isha i kënaqur, sepse si “myzeqarë” që ishim, me Sokratin merresha vesh shumë mirë, pavarësisht nga posti i tij i lartë. Gjatë udhës, ai foli për Beratin dhe historinë e tij dhe miku ishte shumë i interesuar. Edhe unë isha i kënaqur, sepse ishim larg diskutimeve të të “famshmit reaktor bërthamor” që Instituti i Fizikës Bërthamore i kërkonte qysh prej vitesh kësaj organizate. Natyrisht, unë nuk isha kundër në parim, sidomos pasi nëndrejtori i atij Instituti Petrit Skende ishte një njeri me kulturë, por mendoja si të tjerë se Shqipëria kishte të tjera halle, sidomos problemet e të ushqyerit të popullatës.

Le të kthehemi tek tregimi ynë. Ishim në Berat dhe Sokrati propozoi të bëjmë një vizitë në plantacionin e fiqve. Hans Blix ishte i mrekulluar nga puna që ishte bërë atje. Në një çast të veçantë, ai tha. “Është hera e parë që shoh plantacione të fiqve dhe fiq të freskët. Kjo është një punë e mrekullueshme dhe nuk e mendoja një gjë të tillë…”

Kur mbritëm në taracën mbi qytetin dhe ishim duke diskutuar, dikush solli një arkë të madhe me fiq të freskët, si dhuratë për gruan e Zotit Hans Blix. Drejtori i INATOM-it buzëqeshi dhe tepër i përmalluar tha: “ Kjo do të jetë dhurata më e mirë që do t’i shpie gruas sime nga Shqipëria e vogël dhe nga qyteti i mrekullueshëm i Beratit”.

Të nesërmen në mëngjez, aeroplane që bënte fluturimin Rinas – Vjenë merrte me vete një arkë me fiq të freskët që vinin nga Berati, qyteti i një mijë dritareve.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1