Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | FJALA | Eureka e Adham Priftit

Eureka e Adham Priftit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Terziu dhe Prifti

 

Eureka e Adham Priftit

Dr Fatmir Terziu

 

 

Eureka! Kjo ndodhte gjithnjë kur zbulonim, se ishte shfaqur në sytë tanë ndonjë gjë. Sa shumë ndjenja. Sa shumë gëzim kur quhej shpikje! Sa më shumë që ne e duam një histori të tillë, të mirë në moment, kuptonim dhe mbanin frymën se shpikjet e mëdha nuk vijnë me të vërtetë nga ajri i hollë. Nuk zbresin me shkalla nga ajri më saktë. Ata zbresin si dhuratë në mendjen e atyrë që sjellin në jetë gjëra të mira. Karl Benz është i njohur për shpikjen e makinës së parë me benzinë, por ka pasur tashmë rrota dhe kamionë dhe motorë me djegie të brendshme. Thomas Edison shpiku fonografinë, por ai qëndronte mbi shpatullat e atyre që tashmë kishin regjistruar dhe riprodhonin tingujt. Kush meriton kredi për shpikjen e kitarës elektrike? Përgjigja është e komplikuar. Ashtu si makina e Benz dhe fonografia e Edison, kitara elektrike nuk ishte një shpikje por rezultat i një evolucioni. Dhe sigurisht, instrumenti vazhdoi të zhvillohej edhe pasi modeli i saj ishte vendosur në mes të shekullit të 20-të. Elektrikat që ne luajmë çdo ditë përfundimisht u shfaqën falë ardhjes së tingujve të elektrizuar, kërkesave në ndryshim të muzikantëve dhe konkurrencës në treg. Dhe kishte shumë novacione të vogla përgjatë rrugës për të na sjellë kitarë elektrike siç e njohim aktualisht.

            Brezi i viteve tetëdhjetë në Shqipëri, natyrisht e kishte në sy dhe në vëmendje një kitarë elektrike dhe normalisht dinte pak gjëra për historinë e saj. Historia fillonte herët në botë. Në vitin 1890, një oficeri amerikan të marinës me emrin George Breed iu dha një patentë për “Metodën dhe aparatin e tij për prodhimin e tingujve muzikorë me energji elektrike”. Aparati u ndërtua si në një kitarë dhe vibrimet e transferuara funksionuan nga telat me një rrymë elektrike. Shpikja e Breed-it krijoi tingujt që janë përshkruar si: “jashtëzakonisht e pazakontë dhe jo-guitarlike”. Kjo nuk e përforcoi zërin aq sa krijonte frekuenca për pajisjen që të tingëllonte, por Breed meriton një sy për të qenë ndër të parët për të kombinuar një instrument me tela me energji elektrike.

Gjatë një periudhe pesëvjeçare që filloi në vitin 1919, një mbikëqyrës i kontrollit të cilësisë në Gibson i quajtur Lloyd Loar po eksperimentonte me marrje-dhënie dhe përforcime. Në vitin 1923, ai madje ndërtoi një prototip të një kitarë të harpës së elektrizuar. Deri në vitin 1924, Loari kishte projektuar edhe një bas elektrik dhe realizoi një koncert në një violë elektrike që kishte ndërtuar. Në vitin 1933, Loar dhe të tjerët formuan kompaninë Vivi-Tone për të vendosur koncepte të reja për vendosjen e energjisë elektrike së bashku me akustikën. Kjo rezultoi në akustikë të elektrizuar të hershme, por kompania hoqi dorë nga kitarat dhe u zhvendos përpara tastierave shumë kohë më parë. Pastaj janë Stromberg-Voisinet dhe Vega, Vintage Stromberg Ad, Adolph Rickenbacker dhe George Beauchamp e deri sa vetë kitara elektrike u bë një vegël mjaft e njohur. Pra ajo ka një histori të madhe, që njihet në botë, jo thjesht si arsye që lidhet me muzikën.

Po në Shqipëri, a ka dhe a ekziston një histori për këtë instrument? Natyrisht që ka dhe vëmendja ka mbetur mjaft larg, ndoshta e harruar sikurse harrohen dhe janë harruar mjaft gjëra të rëndëishme shqiptare. Njeriu që ngriti një kitarë elektrike në vitet tetëdhjetë është një emër i dëgjuar i muzikës. Ai tashmë mbledh me talentin e tij qindra e qindra shqiptarë që frekuentojnë “Vila Ronel” në Londër, një pronë tashmë e shkëlqyer komunitare e pronarëve Neritan dhe Valbona Çela. Ndërsa e ndjekim talentin e tij, thjesht një bisedë e shkurtër na zgjoi se Adham Prifti, nuk është thjesht muzikant, kompozitor, apo dhe masovik i vjetër, por dhe një implementues i kitarës elektrike, me mënyrë të thjeshtë, dhe me metoda shqiptare, të kohës kur lidhja me botën nuk ekzistonte. Biseda solli këtë mesazh: “Nëse është me interes po ju tregoj historinë edhe foton e kitarës elektrike, të cilën e kam bërë komplet vetë, pasi kam pasur shumë pasion dhe punimin në dru si dhe elektronikën, pasi pjesët e kitarës dhe të tjerat si magnetet me thurrje teli, për marrjen e tingujve dhe amplifikatorin i bëra vetë. Kjo pasi gjatë kohës 8 vjeçare, vazhdoja një kurs pranë URT Durrës, ku mora dhe kategorinë e dytë si radioteknik”.

Kjo bisedë na shtyu të shkojmë më tej, të shohim fotografinë e kitarës elektrike të bërë nga Adhami dhe të lexojmë madje dhe “Antologjinë e Këngës Durrsake”. E para, kitara elektrike, vërtetë në një pamje të shkëlqyer, (sipas fotografisë origjinale të mbajtur me kujdes nga autori i saj) është një kitarë që u përdor për të kthyer dridhjen e telave të ssaj, pas ndërtimit gati-gati origjinal të autorit shqiptar të asaj kohe, në sinjale elektrike. E dyta, pra “Antologjia e Këngës Durrsake” e përshkruan kështu këtë artist: “Adham Prifti Kompozitor. Një ndër kompozitorët më të talentuar durrsakë. 

Po kush është Adham Prifti? Që në moshën 5 vjeçare filloi të mësojë çiftelinë. Me këtë instrument shfaqej shpesh në festivalet artistike, që organizoheshin atëherë, deri në mbarim të shkollës 8-vjeçare. Në klasën e 6-të, filloi të mësojë fizarmonikën në Shtëpinë e Pionierit, Durrës, si dhe në klasë të 8-të, filloi të mësojë kitarën. Këto instrumenta muzikorë i zotëroi bukur shumë shpejt dhe pikërisht pas këtyre filloi edhe kompozimet e para dhe aktivitetet e ndryshme artistike e festivalet që organizoheshin në Durrës. Pas përfundimit të shkollës së emsme, studioi në Akademinë e Arteve, ku përfundoi studimet me rezultate shumë të mira. Viti 1974, viti në të cilin ai kreu Akademinë e dërgoi me një emërim të shpejtë në Burrel.  

Në Burrel me ardhjen e tij, u hap Shtëpia e Pionierit, ku menjëherë u caktua dhe Përgjegjës i Aktiviteteve Artistike. Kë të detyrë e kreu shumë mirë duke organizuar festivale të shumta e koncerte të mëdha artistike, që edhe sot mbahen mend nga ish-nxënës e bashkëkohës të tij, që e kujtojnë me nostalgji atë kohë. Kudo e shihje Adhamin. Duke mësuar nxënës për kitarë, fizarmonikë, këngë. Ai ishte në të gjitha evenimentet festive. Po këtu spikati dhe talenti i tij në fushën e kompozimit. Mbahet mend mjaft mirë nga të gjithë pjesa e kompozuar për dajre e orkestër, që u shafq në konkurimin e asambleve artistike të rretheve të organizuar në Durrës, në Tetor të vitit 1974. Ishte një kompozim i bukur i ksaj gjinie, që e luajti me mjeshtëri dajren Xhevat Lishi. Vazhda e kompozimeve vazhdoi dhe më pas në shumë festivale të Këngës në rrethe. Në Festivalin Kombëtar të fëmijëve, në Shkodër si dhe në Festivalin e 45-të të Këngës në RTSH, emri dhe vepra e tij ishin ndër më të vlerësuarat.

Jo vetë kaq, për ti ardhur vetë në ndihmë Bandës Muzikore të Burrelit, Adham Prifti, shumë shpejt mësoi vetë edhe Trombonin dhe u inkuadrua menjëherë në Fanfaren e Burrelit. Adhami ishte i apasionuar dhe në sport. Në kohë të lirë e shikoje me armën e gjahut në krahë, ku gjuante me pasion, sa herë që kishte kohë të lirë, pasion që e ka dhe e mban edhe sot e kësaj dite.

Ai u rikthye në durrës pas disa vitesh, dhe përsëri atje punoi me përkushtim në organizimin e aktiviteteve të kulturës, si dhe në mësimdhënie në ish-Shtëpinë e Pionierit në rrethet e fizarmonikës. Kohët e fundit punoi si mësues muzike në arsimin e detyrueshëm shkollor në Atdhe. Kjo ishte deri në vitin 1999, vit i cili e detyroi të emigrojë si shumë shqiptarë të tjerë në Britani të Madhe, ku përsëri aty u evidentua në ushtrimin e këtij profesioni në argëtimin dhe organizimet e shumta festive të komunitetit shqiptar.

            Tashmë kushdo që frekuenton “Vila Ronel” në Kilburn High Road në Londër, natyrisht e sheh të thjeshtin, të talentuarin dhe modestin, Profesorin e nderuar Adham Prifti, gjithnjë në shoqërinë e bashkëshortes së tij po aq të respektuar e të dashur me të gjithë, duke i dhënë atmosferë gëzimi ambientit. Ai bie menjëherë në sy, krah shoqes së tij të tij, me urtësinë, xhentilesën, kulturën dhe mirësjedhjen e dashamirësinë që i karakterizon të dy. Është ky, pra Adham prifti, njeriu që me modesti i dha Durrësit dhe Shqipërisë, Kitarën Elektrike, talentin e kompozimit, muzikën dhe angazhimin e tij. Është ky një muzikant mjaft i respektuar, dhe për këtë ka respektin dhe dashamirësinë e të gjithë muzikantëve dhe këngëtarëve në Londër e më gjerë të komunitetit shqiptar. Luan bukur në organo për kënaqësinë e klientëve si dhe me Dj në festa të ndryshme dhe evenimente familjare.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1