Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | FJALA | Ikja dhe ardhja e Mithat Frashërit

Ikja dhe ardhja e Mithat Frashërit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Mithat Frashëri

 

1.

“Ehu flamur i vjetër/ehu flamur i ri/mërgimtar në dhe të huaj,mërgimtar në qiej të zi.. Dhe ja shkëndrit Fytyra jote/Fatlum,o Lumo,Drita jote/Ti frymë e fundit Frashëri/Vakëf për ne, për Shqipëri”. Ky është një varg i poemës “Drita jote” e Mithat Frashëri. Besoj se këto vargje janë shkruar kohën e ikjes së Mithatit dhe bashkëpunëtorëve të tij .Kur lufta përfundoi në favorin e kundërtë,Mithati dhe njerëzit që e shoqëronin kuptuan se kauza e tyre kishte marrë fund.Le të shprehmi me disa rreshta të një anëtari të BK. Nacional çlirimtarja,që ne nuk e mendonim  ishte një përroskë e vogël dhe u kthye në lum.

70 vjet më vonë, Mitahti rikthehet në atdheun  e tij.Rikthim ky i komentuar gjerësisht. Toka shqiptare, ka vend edhe për Mithatin djalin e Abdylit,nipin e Naimit , sikurse për çdo shqiptar.A duhej funeral apo jo ?A ishin kolaboracionistë? Përse bashkëpunuan me gjermanët?70 vjet më vonë, duhet gjykuar ndryshe. Historia gjykon ,për kontributin e secilit. 

2.

Ikja e Mithatit dhe bashkëpunëtorëve të tij është e lidhur me disfatën dhe humbjen e kauzës së tyre. Nga veriu drejt Italia nëpër kampe dhe më tej në Amerikë. Le të bëjmë një histori të shkurtër të rrugëtimit të ikjes definitive të Mithathit.Shpirti i këtij njeriu të ndriçëm u shkëput ditën e hënë,dita  3,vjeshta e dytë ora 9.25 minuta në Neë Jork, hoteli Ëinthrop.Dëshmia e Talat Karagjozit e disponon gazetën Flamuri:”Me lot në sy dhe me zemër të brengosur po ju përshkruaj se si i erdhi vdekja dhe si u bë varrimi i Kryetarit tonë të dashur. Ishte ora 12 e drekës ditën e diel kur shkova në hotel për të parë në më kishte ndonjë ndonjë punë dhe për çudi. E gjeta në shtrat. Kur e pyeta se si s’ishte më tha se i ishin marrë pak mëndë dhe nuk hëngri drekë,mbasi nuk ndihesh mirë.Nga ora 13 mbas dreke fillon të shqetësohet,të fërkoj gjoksin të ngrihet nga shtrati dhe të bjerë përsëri. Ngrihet përsëri nxjerr nga valixhja një shishe me ilaçe dhe pi një kokërr me pak ujë,por pa dobi,sepse shqetësimet dhe vuajtjet po i shtoheshin. Dëshmia qartëson se Telati më vonë ka telefonuar tek Dr. Laci në klinikë dhe në shtëpi,por thirrjet pas receptorit mbeteshin shurdhër. Telati i ka kërkuar Mithatit që ti thërrisnin një mjek të huaj ,mirëpo frashëlliu nuk e kë miratuar këtë propozim. Dr Laci është gjetur dhe ka ardhur. Dëshmitari ka shpjeguar se deri më mbritjen e Dr  Laci,Mithati nuk ka qenë mirë dhe disa herë ka folur përçartë .Dëshmitari kujton se atë mbasdite të zezë ,Mithati i frashëllinjëve ky burrë i shquar e t ka kujtuar miqtë e B.Kombëtar.
“Tani biri imë,që bëmë atë thirrjen në radio Londrën thamë se shqiptarët duhet të jenë të denjë,për të qenë shërbëtorët e Shqipërisë. Unë besoj se të gjithë ballistët janë shërbëtorë të Shqipërisë. Çfarë ngjau më tej në orët e asaj dite ?
Tek hoteli në dhomën e gjeniut të kombit kanë mbritur me urgjencë Dr Laci,Ilia Chapulari,Nuç  Kota.I është bërë një injeksion. Dr Laci ka thënë se ataku ka qenë me të vërtetë serioz.Po u përsërit sërish zor se mund ta hidhte,por a ishte atak. Dëshmitari Telat ka hedhur më tej këto rreshta ka vënë në dijeni të mbesën e tij si dhe Z.Dostin. Dëshmitari ka shkruar se gjatë natës ka bërë nj gjumë të qetë,por kjo ka ngjarë deri në orën 7.30 të mëngjesit. Pra kishte ardhur e hëna. Aty rreth orës 8.30 bënë një lëvizje të fuqishme të këmbës dhe krahut. Në orën 9.10 minuta përsërit të njëjtën veprim. Çfarë ka përshkruar T.Karagjozi. Lajmërova doktorin  dhe nga ana tjetër afrohem në  te shtrati i flasë,e luaj por nuk përgjigjet,mbas dy-tre minuta kthehet nga ana ime,hap sytë ma bënë me shenjë të ulem dhe vërë dorën e djathtë mbi dorën time dhe me sy hapët, ai ishte mbaron menjëherë.

3.
Është për tu admiruar se ndonëse ne mërgim i ndjekur nga regjimi,të gjithë gazetat janë shprehur për vdekjen e burrit të shtetit dh si dhe kanë folur për veprat etij. Të mërkurën ka filluar procesioni i shqiptarëve që shkuan të përcillnin patriotin djalin e Abdylit të madh për në shteg ikjen  e tij të përhershme. Por në atë dhomë që ku u vendosur trupi i Mithatit erdhën dhe bënë homazhe edhe të huaj. Shqiptarët kanë ardhur nga të gjithë vendet nga ku banonin shqiptarët në mërgim duke shprehur pikëllimin e madh,për ikjen e djalit të Abdylit njeriut të madh,Mithat Frashërit. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj,Muho Xhakja,Astrit Sako,Braho Husi,Sulo Male,Hysni Aliko,Hajredin Peshkëpia,Skënder Omari,Iliaz Guri,Luan Dosti.Gazeta përshkruan se ditën diell u vendos një sallë të madhe dhe filluan të vijnë kurorat,25 kurorar nga organizatat,grupe personalitetet të huaj. Në orën 14 ka filluar ceremonia e varrimit .Imam Vehbi i ardhur nga Detroit ka bërë lutjet kanë folur:Nuçi Kota në emër të Komitetet Kombëtar “Shqipëria e Lirë”,Grigor Tashkovite,ish senator jugosllavë, në emër të Internacional Peasant Union,Dr Bistrev ish deputet bullgar në emër të Komitetit Kombëtar Bulllgar,Zj Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë,ter fjalimet e fundit kanë qenë në gjuhën anglisht. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Fernchff”.Arkivoli merret në krahë dhe aty kanë folur Sejfi Protopapa,At Paul V.Rado.Një vit me vonë në një numër shtator-tetor 1950 në Nr 9-10 shkruhet:”Përkujtojmë shërbëtorin e Shqipërisë ku midis të tjerave thuhet”Një vit më parë nën qiellin e muzgut të Njy Jorkut trashëgimtari i denjë i Frashëllinjëve,Flamurtari dhe apostulli i Rilindjes Shqiptare,ushtari i madh i rezistencës së kombit në robni,pikërisht kur po luftonte përpara botës së lirë për lirin e kombit të vetë, një shpresë e madhe në mes kaq dëshpërimesh, Mithat Frashëri,shuhet fiket për jetë. Aty gjejmë edhe një poezi të Bardhyl Pogonit për Mithatin:”Iku e s’kthehet më/ qepallat i mbylli n vetmi/ e mbeti fytyrë  e pa zë?me buzë që s’flasin më/me duar që s’dridhen më/të ikë Sherbestar i kombit/e s’kthesh më...Përkujtim i bame në Radio Londrën:”Sot mbushet moti qysh kur ndërroi jetë Midhat Frashëri,ai që mishnonte një gjysme shekulli historije Shqipërie.Nji mot,që pa forcimin e shpresave të kombit shqiptar për liri dhe pavarësi dhe farkëtimin e vullnetit të ngulun të Botës së Lire me i thye kokën agresionit komunist.Sot nderojmë me përvuejtni kujtimin e këtij simboli të shqiptarizmit,që shkrimi energjitë e tij si ushtari në krye të detyrës,për një Shqipni të lirë,të lumtur dhe të nderuar..Në këtë përkujtimore të kësaj radio prestigjioze përfshihet aktiviteti patriotik i Mithatit.Aty flitet se libraria Lumo Skendo ishte bame qendra e të gjithë atyre shqiptarëve,pleq e të rinj që ëndërronin një Shqipëni me të vërtetë demokratike. Cilësohet edhe ëndrra e tij për të ngritur Institutin e Albanologjisë për ti dhuruar bibliotekën e tij me 40.000 vëllime. Në atë komunikatë përkujtimi vlerësohet qëndrimi i Mithatit që nga 7 prilli i 1939 e deri në mërgimin e dytë me jetën nëpër kampe me brenga e vuajtje që nuk e tronditen aspak zellin patriotik...

4.

Kthimi   i Mithatit  do të gjykohet edhe për shumë kohë në këtë vend të sertë.Lindi në Janinë në  1880 ,vdiq në SHBA, do të prehet në Shqipëri.

Mithati është kujtimi më i bukur i njerëzve për luftën për demokraci e qytetërim  perëndimor.Do të kujtoja publicistin, emri i Lumo Skëndos mbetet i lartë në letra shqipe si dhe kontribute të tjera. Mit'hat bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit.Gjurma  e tij  është e rëndë dhe e thellë  në themele të lirive dhe qytetërimit perëndimor.

-Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1