Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | FJALA | TË NJOHIM DJEMTË E SHQUAR TË VLORËS

TË NJOHIM DJEMTË E SHQUAR TË VLORËS

Font size: Decrease font Enlarge font
image -Dr.Prof. MINELLA NIKO PAPAJORGJ

TË NJOHIM DJEMTË E SHQUAR TË VLORËS:


Nga Luan Çipi

 

Minella Papajorgji, i lindur në lagjen Skelë Vlorë në vitin 1940, është i birri i këpucarit vlonjat, të urtit Niko Papajorgji dhe i shtëpiakes së mirë, nënë Kristina. Minella është vëllai i inxhinierit elektrik të spikatur, drejtues i Sistemit Kombëtar Elektrik Shqiptar, Llazar Papajorgjit; i ekonomistit të shquar, ish Kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit, dr. prof. Harilla Papajorgjit dhe i diplomatit, ish Ambasadorit të Shtetit Shqiptar në Kubë dhe në Kinë, të mirënjohurit  Justin Papajorgji. Kështu, po të kërkonim një metaforë letrare, do të thoshim: Minella Papajorgji është një mal, midis malesh.

 Minella, që u rrit në një mjedis studiuesish të zellshëm, (vëllezërve të tij me vlera kombëtare sipërore) në ambientin e një familje të varfër qytetare vlonjate, qysh fëmijë i kishte pasion librat dhe studimin dhe pasi përfundoi me rezultate maksimale Gjimnazin e Vlorës, në vitin 1964, u diplomua shkëlqyeshëm në Fakultetin e Mjekësisë të U. Sh. Tiranë. Një vit më vonë, ai u specializua në Universitetin Mjekësor të Bukureshtit për ikolog, si dhe mori kulturë plotësuese mjekësore në Paris, si dhe i zgjeroi njohurit e tij dhe në disa klinika të qyteteve të tjerë të Evropës dhe të Amerikës.

Minella Papajorgji, shumë shpejt, si specialist i aftë, ndër të rrallët në vend, ju fut me vendosmëri e pasion punës dhe kërkimeve shkencore në fushën laboratorike dhe të higjienës dhe epideomologjisë. Botoi mbi 170 artikuj e punime shkencore brenda vendit dhe morri pjesë e referoi në 17 konferenca të rëndësishme shkencore ndërkombëtare nga Evropa deri ne Amerikë, ku u çmua e u vlerësua. 

Minella Papajorgji, fitoi me meritë ndër të parët mjek shqiptar, titullin Kandidat i Shkencave Mjekësore, me temën interesante të profilit të tij: “Roli i antibiotikëve në infeksionet kërpudhore kandida” në vitin 1978 dhe më pas, si rezultat i një pune frytdhënëse te pa ndërprerë, titullin e Doktorit të Shkencave Mjekësore për “Eliminimin e infeksionit dermatofitik në Shqipëri”, në vitin 1986; ndërsa në vitin 1993 u shpall Docent i Fakultetit të Mjekësisë të U.Sh. Tiranë.

E suksesshme ka qenë dhe puna e tij akademike mësimdhënëse, si pedagog në mikrobiologji, nga viti 1971 deri në vitin1990. Gjatë kësaj periudhe ai udhëhoqi me sukses në Tiranë edhe 4 doktorata dhe 6 diploma universitare mjekësore. Një kontribut tjetër është publicistika dhe gazetaria me shkrimet e shumta dhe angazhimin  aktiv në kolegjiumin e Revistës Shëndetësore Kombëtare. 

Një ngjarje e madhe gjurmëlënëse në jetën e Profesor Doktor Minella Papajorgjit, si dhe me nderim për krejt shkencën shqiptare, është njohja në vitin 1986 nga Instituti “Paster” Francë, (krenari e botës shkencore ndërkombëtare), e një zbulimi mikrobik të veçantë, për izolimin e streptomyces, që, sipas rregullit dhe traditës, mori emrin e zbuluesit të shquar shqiptar, tashmë në shkallë Evropiane, “Minella Papajorgji”. 

Një tjetër vlerë e çmuar historike për Shëndetësinë Shqiptare është dhe fakti se Ai, drejtoi për shumë vite me sukses në shkallë vendi dhe e ngriti në nivel bashkëkohor shkencor, Institutin e Higjienës dhe Epidemiologjisë Shqiptare.

Ndryshimet politike demokratike në Shqipëri, profesor M. Papajorgji, i priti me simpati, po duhet thënë se ato, në të vërtetë, nuk i krijuan atij aq sa shpresonte, fushë të lirë veprimi shkencor dhe mjedis ku të vepronte lirshëm. Edhe pse në krye të Institutit Higjeno Epidemiologjik, atij nuk ia kënaqnin e deri ia frenonin, me kufizime të shumëllojta e deri financiare, dëshirat e tij  dhe domosdoshmërinë që sillte koha për ndryshim e modernizim. Kjo edhe sepse ekonomia shqiptare kalonte vështirësi, pa mundur ta mbështeste sa duhej shkencën, mjekësinë dhe arsimin.

Me gjithë përpjekjet e tij të shumta humane të suksesshme, në ndërhyrje direkt me dhjetëra raste edhe në përdorim të aparaturave me laser, për veprime deri antikanceroze, hapat e tij të fundit në të vërtet ishin pashmangësish të ngadalshme,   e deri dëshpëruese, sepse nuk e kënaqnin dëshirën dhe vrullin e tij. Ndërkohë, ai nuk kishte personalisht, asnjë përkrahje e inkurajim dhe as vlerësimin e sadisfaksionin që meritonte. 

Profesor Minella Papajorgji, tashmë mbi 70 vjeçar, për këto arsye, por në vijim edhe për shkaqe vetjake shëndetësore, si dhe të nevojës urgjente për operimi, pas mbi 40 vjet pune intensive në Shqipëri, shkon në Amerikë, ku më pas edhe u detyrua të shpërngulet dhe të banojë familjarisht, bashkë me gruan dhe dy vajzat e tij. 

Edhe në Amerikën e madhe e të përparuar, diktuar nga pasioni i tij i pashuar shkencor, Minella Papajorgji, punoi për mbi tre vjet në një Laborator të një Spitali të Madh dhe vazhdon të thërritet e të angazhohet vullnetarisht në raste të posaçme dhe emergjente. 

Duke shkruar pak fjalë për mjekun e shquar shkencëtar, vlonjatin Minella Papajorgji, mikun tonë të hershëm, kemi dëshirë ta kujtojmë atë dhe njëkohësisht, ta propagandojmë te organet kompetente vlerësues të vendit tonë, po ndërkohë dhe t’i shprehim konsideratë, dashuri e respekt të veçantë (dhe besoj se e kemi të drejtën e të gjithë bashkëkohësve dhe miqve të tij vlonjatë), t’i urojmë atij qëndrim të mbarë e të suksesshëm në Amerikë, duke e falënderuar atë për punën e tij të gjatë shkencore e humane, në të mirë popullit shqiptar dhe më tej, pse jo duke e inkurajuar që të vazhdoj punën dhe krijimtarinë shkencore dhe atje në Amerikë, në dobi edhe të mbarë njerëzimit!

Tiranë, më 25.10.2018

Comments (2 posted):

on 01/11/2018 17:06:19
avatar
Je per te falnderuar per rikujtimin e shtreses se mesme intelektuale . Keta jane shtresa , qe I dhane aksileracion zhvillimit te shoqerise shqiptare, te pergjumur ne dekada . jane shumice dhe me intelegjince te konsoliduar . Zgalem
Guri Naimit D on 02/11/2018 02:28:14
avatar
Luan Cipi dhe PENA e tij-"Trinitrine";
me rinon.
Permes"Fjala e lire"ju pershendesim

*Ky Nendori i sivjetshem,mes Torontos me lumteron;komunikuar me miq,shoke e dashamires,permes mediave,sidomos ne shkrimet IMELL dhe takime direkte.
Gazeten DITA dhe"Fjalen e lire"E kam dobesi.Me to e nis e mbyll 24 oreshin ketu mes Torontos,me intermezo-vizite ne lokalin"ily"ruga"Pagi",klientet sa punonjesit,bashkeatdhetare.Si te jem mes Tiranes ndihem.Dominojne veterane sa te rinj azgane;bij e bija;"Pasues Vetrane"njeri me i mire se tjetri.
Ne kete nisie Nendori;muaji festave jubilare qe i therresim me nje emre; "TRE NENDORET e Pavaresise e Clirimit" ,me kryefjale 550 vjetorin e Herroit Kombetar-Gjergj Kastrioti-Skenderbe.
Jane krah te moshuarve"Pasues Veterane "djem e vajza per ti pire ne kupe, "Pasues Veterane"nga gjithe kraninat e vendit,deri dhe Kosovare.Si fillim i muajit te festave te Nendorit po i pershendes permes"Fjales lire"qe e lexojne mes kompjuterve.
Dy cupat-zonja 1-Alma Elbasani dhe
2-Izabela Pal Palaj nga Lezha.Djamte: 3-Ledio Festim Mucollari-Pogradeci,
4-Elio Sotiraq Kurtiqi Erseka,5-Bujar Asllani,Tirana.6-Loni Naun Plake-Fier,
7-Eglatin Veli Hysenasi,Durres.*-Oren Sherif Kortelli-antarnderi nga Kosova-9-Armal Gezim Saliasi-Korca.10-Harilla Jorgji Simaku-Fieri,11-Erion Llazi Prifti-fieri.12-Themistokli Koco Cika-Permeti.13-Mustafa Shaban Bidollari me djalin Shpetim nga Korca.
Permes "Fjales lire" pershendesit familiet dhe te afertit e tyre e tyre ne atdhe sa kryesine e Komitetit Veteraneve ne Tirane me kryetar veteranin e nderuar Rustem Peci.
*Me lejoni te pershendes nip e mbese, marre sodikfasionin maksimal,ani se lindur,rritue ne Emigracion,shkolluar suksesshem,deri nipi 27 vjecar,ne mbarim"Doktorature"si pjanist,mbeska 24 vjecare,dale "Dietolloge"-Universiteti e Londonit.
Verte lumterohem sjelle keto rritie mua,gjysh 83vjecar,nje jete meshkollen dhe nxenesit,sa ne atdhe dhe keto vite emigracion. Ju jam mirenjohes.
** me gezove Ti i nderuari luan Cipi,sjelle ne kete shkrim nje nga shoket e mij te fakultetit ne fillim viteve 60 te mirin Minella Niko papajorgji koleg me te ne Fakultet, qe me gezon me arritiet e tij sa qe gezon shendet te plate Ai Dr Pr.qe na nderon te gjitheve dhe atje tej oqeanit ne emigracion si une familiarisht.Nga Toronto e pershendes familiarisht.
Pa tjeter jam i shetesuar jo vetem une per sa degjojme e perjetojme nga Atdheu une lene nga halli...
Me torturojne,mua 83 vjecarin ne dhe tehuaj,keto vite larguar nga atdheu, qe dihet pse;-"deshem te vinim Vetulla,na nxoren syte..."Jetojme me bindien dhe shpresen,te kthrhemi ne Atdhe.detyrim ky dhe nga amanet te pareve lene:-"BJERI BOTES ane e MBANE;
Po,mos e HARRO V A T A N E !
*****
Gezuar festat e TRE NENDOREVE,te nderuar miq e dashmires kudo ndodheni.

Toronto01-11-2018Guri Naimit D(Dh.Xh)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1