Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | FJALA | Muharrem Jakupi e sfidoi luftën e klasave

Muharrem Jakupi e sfidoi luftën e klasave

Font size: Decrease font Enlarge font
image Qatip Mara

Muharrem  Jakupi e sfidoi  luftën e klasave

Nga Qatip Mara

 

ME INTELEKTUALIN E  TALENTUAR PROF. MUHARREM  JAKUPI

E kam njohur në vitet 70-të të shekullit të kaluar në qytetin e Selenicës Vlorë.Prindërit e tij të urtë,të dashur ishin gjitonë me familjen e motërs sime.Babai tij kishte sfiduar vështirësitë e shumta. Me sakrifica rriti fëmijë me edukatë e sjellje të kulturuar.Midis fëmijëve dallohej djali tij Muharrem Jakupi   me zgjuarsi,intelekt e intuitë që kuptonte të padukshmen. Kolegët e mi që i jepnin mësim në gjimnaz më flisnin për prirjet letrare të gjimnazistit Muharram Jakupi, i cili kishte filluar të krijonte vargje poetike me brumin e vet filozofik. Kishte të menduarin kritik për të pasqyruar të vërtetën. Shpesh në diskutimet që bëheshin në veprimtarit edukative shprehte me guxim mendimin e tij ndryshe.

   Me qartësinë e mendimit të tij interpretonte ngjarje,fenomene,personalitete duke argumentuar me këndvështrimeve të ndyshme. Këto mendime  kritike të gjimnazistit të talentuar Muharrem Jakupi u interpretuan nga drejtuesit fanatikë komunist të drejtorisë së  gjimnazit si shfaqe  të huaja borgjezo revizioniste.  Një drejtoreshë shpirtë katrane së bashku me një nëdrejtor shpirtë zi kishin hartuar një karakteristikë negative për maturantin Muharrem Jakupi për të  mos marrë të drejtë studimi në universitet.

         Organizata bazë e partisë, themeli i diktaturës së proletariatit  e kishte nxirë  karakteristikën e maturantit duke e penguar të fitonte të drejtën e studimit. Një ndëshkim i luftës së klasave që  propangandonte njeriun e ri socialist me shijen e guston marksiste Leninste.

Maturranti Muharrem  Jakupi e sfidoi  luftën e klasave me karakterin e tij të forte. Kryeu shërbimin e detyruar ushtarak me korrektësi. Pas shërbimit ushtarak filloi punën  në sektorin e ndërmarrjes Selenicë duke kyer punë të ndryshmedhe me këmbëngulje kërkonte  të shkonte në studimet univesitare për letërsi.Pas  disa viteve me shumë përpjekje fitoi të drejtën e studimit për gjuhë letërsi në Fakultetin Histoi-Filologji.

           Me vullnet të hekurt e pasionin për letërsë arriti ëndrën e tij për të vazhduar studimet në universitetin shtetëror Tiranë duke shkëlqyer në studime me reultatet maksimale..Punoi si pedagog dhe dekan në Universitetin e “Eqrem Çabej” Gjirokastër.Kur vija nga emigracioni e takoja dhe më priste me shumë dashamirësi.Kishte aftësi shkencore dhe drejtonte me korrektësi. .Intelektuali  talentuar Muharrem Jakupi kishte ardhur me banim në Tiranë. Konkuroi në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe fitoi me zotësi të drejtën si pedagog. Pas pak kohe u evidentua dhe u shqua për aftësit e talentuara dhe u emërua drejtues departamenti duke shkëlqyer me perfomancën e tij intelektuale. Vazhdoi me studimet e gradat shkencore,nga Dr, i shkencave dhe me titullin Profesor. 

        E takoja vazhdimisht në Tiranë ,se edhe shtëpitë i kishim afër në një rrugë. E shikoja me gëzim që kishte realizuar synimet e tij,si dhe veprimtarin e tij krijuese kritike letrare . Perfomanca shëmbullore e  prof. Muharrem Jakupi është krijuar me punë të përkushtuar që rrezaton dituri,kulturë qytetare.Edhe titullin profesor e ka merituar me dinjitet miku im  Muharrem Jakupi, të cilin e kemi krenari të shoqërisë e miqësisë sonë familjare

Gjithë studentët e vlerësojnë dhe e falënderojnë  duke shkruar në facebook :

Të falënderojmë që na keni mbështetur gjithmonë! Jeni njeri fisnik! Gjithmonë i drejtë, me të drejtën! i paarritshëm! Respekt dhe mirënjohje pafund për ju”.

Vlersimi studenteve është meritë e karakterit dhe perfomancës shëmbullore të intelektualit të talentuar Muharrem Jakupi.

Miku dashur ,prof. Muharrem Jakupi,  gjatë viteve të vështira nëpër spitale më dërgonte mezazhe frymëzuese për të sfiduar sëmundjen duke më kushtuar edhe poezinë për zemrën e trasplantuar

Në vitet që isha në spitalin e Nju Jorkut miku im Muharrem Jakupi  më kishte dedikuar këtë poezi  

“JETON NË ZEMRËN E HUAJ

 (Mikut tim Q. Mara)

Tani në gjoks rreh zemra e një tjetri,
Që gjaku me jetën tënde e mbushi
Si një CD me një mijë Giga.

Aty gjendet kroi me shumë sulina.


Dhe libri që zbardh mendjen, i nxirë nga kandili.
Lisi i mbytur nga pjergulla e dashurisë që s’u poq
Me degët e thara gërvisht shëmtinë e hënës.

Shtëpia rakitike në Strasburg të padit:


S’pranon divorcin me rininë tënde 
Dhe fyerjen me dasmën e bërë në qytet...

Kurse ti nga Amerika na përshëndet
Dhe na përqafon me mall oqeanik!

* * *
Zemra është Zana e jetës sonë,
Por Jeta pulson në trurin dhe trupin..

Kjo është faqja e dhimbshme ku fati të çoi padrejtësisht. Por zemrën, të garantoj se e ke plotësisht shqiptare. Zemra, në fakt, është vetëm një "pompë" jetike e domosdoshme. "Zemra", në kuptimin që e përdor ti këtu, është thjesht ndërgjegjja dhe kujtesa. Dhe a nuk ndihesh përsëri po ai SHQIPTAR që ke qenë?!” Muharrem Jakupi”

Edhe kur mora nënshtesinë amerikane,miku dashur Muharrem Jakupi më dërgoi urimin:

“Tani nderoje e falënderoje Amerikën (edhe nga ana jonë), e cila, në kohën që riatdheson imigrantë, u jep shtetësi personave të denjë e me vlera si miku jonë . Qatip Mara! Duaje atdheun tënd të dytë, por vazhdo të na duash edhe neve të kësaj ane! Shëndet e të mira, familjarisht!”

Duke falënderuar për këtë poezi kushtuar jetës sime të dytë,me mirënjohje i uroj jetë të gjatë me lumturi e suksese në veprimtarinë shkencore e krijuese letrare.

Qatip Mara

Nju Jork     24.09.2018

Comments (3 posted):

faruk myrtaj on 24/09/2018 14:41:16
avatar
Qatip Mara te fut ne borxh te pakthyeshme me menyren se si e derdh bojen e pendes se tij!

Rinoret e Selenices "minatore", me te rinjte se Muharremi, Josif Prifti dhe une, e mbajne mend se njeriu qe e leshonte ndonje "pufke fjale" qe koha politike mund ta merrte edhe per keq, por e qeshura e tij e perhershme ne komunikimin me njerezit e bente imun!

Si mesues i lende se afert me te dnodhurat dhe te rrefyerat historike, Qatipi ngriti nje muze qyteti minator ku derdhi shpirt e mendje, si gjithe punet e tij, qe i merrte seriozisht. Ne Selenice, ne Vlore dhe me pas ne Tirane, kudo shfaqej permes atyre qe bente. Duke e ditur veten, i kishte syte tek te Tjeret...

Ne keto radhe per Rremen tone, eshte po aq i vertete dhe i sinqerte.

Muharremi hapi telash te madh me krahasimin e ujvares se Hidrocentralit te Ulzes me mjekren e babait te proletareve, Karl Marksit! Ishte koha kur, edhe pse pothuaj askush s'e kishte kenduar "Kapitalin" e Kyekomunarit, jo te gjithe besonin se shoku Enver mund ta kishte arritur dhe ne mos ta kalonte te zinte vend diku mes klasikeve!

Rrema nuk fliste shume, por kur ndodhte kjo, zor se bente mbrapsht!

Por, nderkaq, ishte pervijuar si poet qysh heret. Nese nuk do t'ja kishin dhene te drejten per te ndjekur studimet per Gjuhe Letersi, sigurisht do kishte spikatur si i tille. Por ia dhane dhe ai, tejet skrupuloz dhe deri ne fund i devotshem ndaj asaj qe merrte persiper, u shfaq si student i vecante, dhe, me pas pedagog i tille. Ndoqi kurse te shumta brenda e jashte shtetit, zoteron gjuhe te huaja, duke e shteruar shqipen si rrallekush dhe sot...duhet bere kujdes te matesh me te!

Qatip Mara ndjehet natyrshem ne shoqeri me Muharrem Jakupin, edhe pse me sakte do duhej te shtonim se i tere grupi si rreth Letrar i "Selenices minatore", duke nisur me Kastriot Mahilajn, Baxhul Merkajn e kolegun e tij Kujtim Qalliu, deri me te rinjt Bombaj dhe Dhamaj, te gjithe ishin e mbeten nje galeri e arte e se shkuares qe nuk harrohet dot...
Qatip Mara duket se nuk do rresht se rrefyeri ate.
Qatip Mara on 24/09/2018 20:40:14
avatar
Ju falënderoj me mirënjohje i dashur dhe i përveçëm miku im Faruk Myrtaj. Ju përshëndes me respekte e mallin e përhershlm të emigrantit,por edhe me kujtimet që kam për të ndjerin babain tuaj fisnik që e ruaj me shumë dashuri në kujtesën time kur bëja punën prodhuese në parcelat e birgadierit Petraq Simoni.Atje në fushë midis heshtjes me babain tuaj të dashur Ylmi shikoheshim sy më sy duke diskutuar për pengesat e luftës së klasave që kishte varrosur për së gjalli talentet e reja në letërsi me metodën e realizimit socialist dhe me ndëshkimin e e atyre që guxonin të shprehnin mendimin e kumndërt me Tiranin e asaj kohe mënxyrë Enverin staliniste marksiste leninist. Kam përjetuar emocione kur babai juaj me të nënqeshjen e syve më tregonte shumë histori të trishta,që nga koha kur kishte qenë drejtori i parë i shkollës së Armenit të pasçlirimit e deri te mbijetesa me familjen e tij mrekullueshme ,me fëmijë të talentuar që shkëlqenin me edukatën shëmbullore, ku pata fatin që tu jepja mësim dy vajzave e dy djemve të zgjuar e të sjellshëm. Mes vlshtirësive të shumta keni çarë rrugën për të ecur në rrugën e krijimtarisë dhe sot shkrimtari shquar i përveçëm Faruk Myrtaj është pena brilante,por edhe krenari e babait tuaj të paharruar,i cili ishte një prindë shëmbullor dhe njëkohësisht edhe ne selenicarëve na frymëzon e kkrenon krijimtarri juaj i dashur Faruk.
Edhe miku jonë i nderuar Muharrem Jakupi është ashtu si e përshkruani ju në këtë koment dashamirës. Ju uroj të dyve shëndetë,lumturi në familje e suksese në krijimtari,
Falënderoj edhe mikun e nderuar penë artin Fatmir Terziu që na krijon këtë komunikim planetar me miqtë tanë dashamirës,
Ju përqafoj nga larg
Qatip Mara
Nju Jork
Noke on 01/10/2018 12:03:27
avatar
Aq mirë i keni thënë të gjitha. Më pëlqen të jem edhe unë pranë jush dhe midis jush. Si dikur dhe më afër. Eh Ylmi Rizai. Kuptonte deri në palcë kohën. Nuk e lëshonte aq lehtë fjalën. E dinte me kë kishte të bënte. Më shumë se gjithçka i interesonte e ardhmja e djemve. Jo më pak e dhe e vajzave, por ... Mbyste fjalët për të mos vënë në pozitë të vështirë bashkëbiseduesin. Sa mirë që u krijua kjo sofër.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1