Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | FJALA | GOCA E ELBASANIT, NUSE NE GJAKOVE

GOCA E ELBASANIT, NUSE NE GJAKOVE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Migena Arllati

 

 

 

FOTO : IBRAHIM  HAJDARMATAJ

 

Duke qene te vetedishem per rolin e vendlindjes tek secili person, elbasanllinjte jane njerez qe e duan artin, e duan te bukuren, e duan jeten. Migena Arllati lindi me 06/09/1974, ne qytetin e Elbasanit, ne nje familje me tradita qytetare dhe arsimdashese. 

Ne Elbasan Migena do te brumohej dhe edukohej, shkollohej dhe rritej gradualisht  dhe me pas do te martohej ne Gjakove.

Ajo studimet e larta i perfundoi ne Fakultetin Filologjik, dega Gjuhe Shqipe – Letersi ne Universitetin “Aleksander Xhuvani” ne Elbasan. Studimet pasuniversitare i beri per diplomaci ne Akademine Diplomatike Shqiptare ne Tirane. Pastaj Perfundoi Studimet e Magjistratures ne Qendren Shteterore te Studimeve Albanologjike ne Tirane.

 

 

Aktualisht punon profesoreshe e Gjuhes Shqipe ne Universitetin “Fehmi Agani” dhe ne gjimnazin “Hajdar Dushi” ne Gjakove.

Deri tani eshte autore e shtate librave :

Vellimi me poezi “Mendime ne kornize”.

Monografi “Lindur per tu bere mjek”.

Kritike letrare  e recensa “Etern Ars”.

Vellim me poezi “Nuk dashurojne perendite”.

Studime gjuhesore “Veshtrim rreth shprehjeve frazeologjike ne te folmen e Gjakoves”.

Botime studimore “Patronimet, mbiemrat famljare ne Gjakove”.

Fjalor Enciklopedik “Autor te letersise shqipe per femije dhe te rinj, 1886-2017”, me bashkautorsi te Prof. Dr. Astrit Bishqemi. 

 

 

Krijimtaria e saj eshte kryesisht, studime gjuhesore dhe kritike letrare.

Migena eshte redaktore dhe recensente e dyzet e tre vellimeve me poezi dhe proze te autoreve shqiptare dhe te huaj.

Ka fituar me dhjetera cmime ne letersi, neper aktivitetet nderkombetare, ne Kosove dhe Shqiperi, si ne Metingun e Poezise ne Gjakove, u shpall  poetja me e mire e Metingut, duke u vleresuar me cmimin “Yllka Domi”. Ne Zvicer “Filo Let” me poezine e saj “Jeta ime poezi” merr cmim te dyte. 

Me tregimin “Piano” ne Festivalin Kombetar te letersise per te rinj, mbajtur ne Podujeve nderohet me cmim te dyte.

Me poezine  e saj “Burri i dheut” ne konkurimin mbarekombetar ne Istog, fiton cmimin e pare “Dr. Ibrahim Rugova”.

Ne Festivalin e Letersise ne Podujeve zuri vendin e dyte me poezine “Ngadhnjimi i ri”.

Po vendin e dyte e mori me poezine “Idealizem” ne manifestimin letrar “Peja Poetike”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtareve te Kosoves.

Ne Kline u nderua me cmim te pare me poezine “Motiv monologu” ne takimin tradicional kushtuar poetit te ndjere Tahir Desku.

Gjithashtu ne Tirane laurohet nga “Albanian Excellent” per angazhimet e saj me shoqerine civile dhe per pune te frytshme ne letersi dhe ne arsimin shqiptar.

 

 

 

 

Prej kohesh ka konfirmuar vullnetin ndaj hulumtimeve ne gjuhesi dhe albanologji, duke marre pjese ne konferenca te ndryshme shkencore te organizuara nga universitetet ane e mbane Shqiperise e Kosoves, si dhe ne prezantime te nivelit nderkombetar ne Slloveni, Itali, Zvicer e Gjermani.

Migena jeton ne qytetin e Gjakoves prej 22 vjetesh me bashkeshortin dhe kater femijet e saj. Ajo kontribuon vazhdimisht ne kulturen dhe jeten artistike te qytetit te Gjakoves, me organizim te sferave te ndryshme.

Ajo gezon titullin “Qytetare Nderi” ne vendlindjen e saj ne Elbasan , si dhe mbeshtetjen dhe respektin e bashkeqytetareve ne Gjakove, si nje mesimdhenese, krijuese dhe nene e perkushtuar.

Migena eshte e palodhur dhe si drejtuese dhe veprimtare ne shoqerine civile. Ajo eshte drejtoreshe e Fondacionit te Gruas Intelektuale “Nermin Vlora Falaschi” Gjakove.

Anetare  e Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves. 

Anetare e organizates boterore “Pentasi B World, Prishtine e Shkup”.

Anetare  e kryesise se Shoqates se Intelektualeve “Gjakova” ne Gjakove.

Anetare e kryesise se organizates humanitare te Kryqit te Kuq ne Gjakove.

Migena 10 vitet e para ne Gjakove i ka paraprire karrieres se saj ne gazetarine radiofonike, te printuar dhe televizive, ku disa here ka marre cmime si : 

Organizata amerikane “IREX” mori cmim te dyte per projektin radiofonik kushtuar gruas se pasluftes ne Kosove.

Qendra mediale “Dukagjini” i dha vendin e pare per shkrimin e saj ne gazeten “Lajme Exluzive”, lidhur me promovimin e punes dhe sfidat e femres shqiptare.

 

 

 

… Tek po pinim kafe ne nje kafene te Gjakoves me Migenen dhe Prof. Halil Ahmetin, se si me lindi ideja dhe e pyeta  per emrin e saj. Ajo u skuq pak ne fytyre dhe e skuqura sikur ja shtoi edhe me shume bukurine e saj dhe vijoi te flase :

“Ne kohen kur prinderit e mi prisnin qe une te vija ne jete, sigurisht nje nder preokupimet qe ata i jepnin rendesi ishte emri qe do te mbaja. Propozime per emertimin tim vinin nga te gjitha anet, por ata pelqyen me shume njerin prej tyre. Ai propozim vinte nga tezja e madhe, Nashi, e cila ne ate kohe ishte studente ne Universitetin e Tiranes. Ishte koha kur libri i John Golsuorthit, “Lulet e molles” ishte kthyer ne nje “best seller” ne Shqiperi. Personazhja kryesore e subjektit quhej Migena, ndaj tezja, duke qene shume e dhene pas librave dhe duke e simpatizuar tej mase kete personazh, kembenguli qe une te quhesha Migena. Dhe prinderit nuk ia prishen, me quajten keshtu “.

Migenes zemra vazhdimisht zemra i rreh tek arsimi, per te cilin kishte studiuar dhe investuar vite te tera nga rinia e saj. Ajo sot eshte ligjeruese e gjuhes se paster shqipe ne Universitetin “Fehmi Agani” dhe ne gjimnazin “Hajdar Dushi” ne Gjakove. Me studentet dhe nxenesit ajo eshte shume komunikuese. Studentet dhe nxenesit e saj nuk jane te detyruar vetem te degjojne ne oren e mesimit, por ata jane te lirshem te shprehen dhe te ndertojne prezantimin e tyre ne individualitet dhe ne grup.

Te shkruash per Migenen gazetare, poete, profesoreshe, nene, aktiviste duhet nje monografi e tere, por ne mbyllje po citoj nje poezi te saj, e cila eshte me dimension shume domethenes :

 

LOT

U lodha se numeruari

Dyqind pika loti

Qe neser katerqind presin te behen

 

Si rrjedhin lotet ?

Katerqind, teteqind, dymije  e dyqind pika lot

Sa e sa mijera te tjere lot

Qe s’quhen me pika

Po hauze, dete e oqeane sot

 

Sic rrjedhin pa pushim

Mes pllajave-faqe

Te mjafta per permbytje jo te nje qenieje

Po te nje bote te tere ne paqe

***

Perfundimisht i uroj Migenes shendet, gezmi dhe suksese te metejshme ne karrieren e saj si poete, gazetare, profesoreshe, nene, aktiviste e palodhur, e thjeshte, e dashur dhe fisnike. 

Comments (2 posted):

murat gecaj on 24/07/2018 11:31:31
avatar
Bukur, Braçe! Ju pershendes, si krijuesen Migena Arllati dhe ty, qe ke bere nje shkrim per ate!
Gjitha te mirat dhe respekte:
Murat Gecaj
Tirane, 24 korrik 2018
Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 24/07/2018 22:29:21
avatar
Pse i kam dobesi,Mesuesit dhe
-MESUSET-elbasanase.edhe gjysh..?!

I nderuari Ibrahim Hajdarmataj,se pari,ju falenderoj i pashtershmi ne faqet e shtypit tone,me"Fjalen e lire" primare.
Nuk i bej dot koment PENES suaj,sa s'dal dot,para Pr Murat Geces.Vec ju pershendes me "zjarr"mergimtari.
Me impenjon e ndalem,tek kjo krijuese; "Goca e Elbasanit NUSE ne Gjakove" e mira sa e bukura(gjysh 82 vjecar jam une)Pr.Migena Arllati.JO,ju qe me njihni,po,Pr Migenes,i kerkoj ndiese.
Jam mesues pesionist 82 vjecar dhe te parin qytet njohur,qe me 1948,ardhur nga Dangellia,do te ishte Elbasani... Histori te gjata mbresash,qe rromane nuk mjaftone.I pari ishte vellai ime Stavri Mihali(keshtu e njohen nje jete ,nga Partizan,drejtues ne aksionet e para dhe veprave te ndertimit pas clirimit,nis me Hekurudhat e para..(Drejtor kantieri jo me shume..)Ne Elbasan njoha njeriun e pare Elbasana ,nje nenpunes te thjeste te Nd.e Hek. -Peqin Elbasan,(Im vella drejtor tuneleve te Bishqemit,)Et'hem Sulkuqin ,qe do mbetej etalon i njeriut te mire Elbasanas,nje jete.Sa njohur nje jete student,sa mesues,Elbasanasit vendin e pare.Nuk po permend emra se ka shume te nderuar deri kuadrro te shkelqyer, po i perfaqesoj me rrespekt me"Herroin Popullit"Qemal Stafa"dhe ish mesuesit nga Ai qytet,deri ish nxenesit e asaj Normaleje HEROINE,me mesuesit e pare, sa luftetare ish nxenes nxjerre.
Ne kete plejade,me falni dua te fus,dhe nje mesuese,te vitit 1957 me babain,po mesues,(te me falin se emrin nuk po e kujtoj,(plot 60 vjet kaluar) ,nje jete me ate kujtim marre.
Ne libofsh emeruar ajo dhe jangjaria:
*Dy shoke ushtare,(une dhe Spiro,sot inxh.elektrok,sa drejtor nd.Arritur) shkonim ne Fier,per"liri dalie"si qytet me emer qe ate kohe,ani se Lushnjen e kishim qytetin tone...
Ne makine qe hypem nje vajze dhe nje babaxhan burre,me kapele republike.U pershendetem,sa mesueam,se ishin Babe e bije,mesues Elbasanas,vajza emeruar sa mbaruar Pedagogjiken e Elbasanit, ne fshatin e Libofshes,aty prane atij Manastiri te shume njohur.Koefidenca qe perftuam,ata intelektuale,na beri qe bisedat,na"moren"mente".Nuk ndaluam makinen ne stacionin e duhur,te kisha Vajkanit.Dhe shoferi i porositur qe sa hypen ata,harruar.E ndaluam sa kthyem makinen mbrash gati 3km.per ku duhet te ndalej mesuesia,qe e prisnin fshataret deri me kafshe.S'kish nevoje per prezanitim me fsahtaret,sa pane ate mesuese qe,ne dy ushtaret po i zbrisni dengun e plackave,deri Dyshek e Jorgan e tj.si dine elbasanasit,u afruan.Pakujdesi e rastit,dengu me rroba,ne hodhur nga makina,rokulliset e bie drejt ne kanalin e madh plot uje te"terbufit,t'atyre viteve.Ne shtangem te dy,bere ate pakujdesi.Vajza qante me lebeti.I ati,ai mesues i nderuar Elbasanas vec e perkedhelte sa i thosh
:-Tu befte babai,mos qaj!Ti ble babai te reja."
Po ashtu dhe kafsharet qe njeheresh u futen ne kanal deri ne mes,nxoren bagazhin, duke thene, nu i eshtefutur uje,e nxorem shpejt....
Ne dy"fajtoret"nuk guxuam te flisnim ,vec te skuqur,si djem te rinj.
...Nje jete ruajtur ate kujtim te ralle sa te dhimbshem e plot rrespekt per ata mesues;At e bije.Keq me vjen, pas ushteris une bere nje jete MESUES, nuk arrita ti njoh.Me rreepekt me flisnin gjithe Elbasanasi kolege.
- Isha ushtar ne Lushnje ne repartin e Nuk arrita te takohem me ta,ani plot kolege dhe kolege deri Profesore ne Univeristet me flisnin me rrespekt.
Ato vite ushtar i,R.Lakacionit, nje rrepart me ushtare te zgjedhur,pa folur per oficeret,shumica pergatitur ne BS.ato viteve,Inxh. te persosur ne gjith specialitetet.(Po permend:Simon Leskon e Ndiere,Arian Beqarin,qe i uroj pleqeri te mbare,gati moshatar me mua,82 vjecarin..)
Po mE Elbasanasit miqesia e Shoqeria mE shoqeron nje jete...
**Ky tregimi juaj i nderuar Ibrahim HAjdermataj, me njohu dhE me kete krijuese,qq s'di sa do pres, jam ne Toronto,te mar njonje veter tE saj,kjo E fundit do me joshte.Gjeni mundesine ma dergoni te nderuar miq,ne TORNTO, "bllokuar"perkohesisht,sa te sqarohet problemi shendetesor ndodhur.(ishemi tranzitore"farmiresisht.
Gjithe te mirat ju uroj dhe me falni Se ju kam bezdisur me komente ne gazeta, e sidomos te"Fjala e lire".

Toronto@4-07-2018 Dh Xhoga.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1