Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | FJALA | LILIÇKA

LILIÇKA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Re ne pantallona

LILIÇKA

    

    ( Në vend te nje letre )

 

 

Një tym duhani shqeu ajrin.

Dhoma

është një kapitull i ferrit të Kruçjonçit.

Kujtohu –

pikërisht në këtë dritare 

për herë të parë

përkëdhelja i dalldisur duart e tua.

Dhe ja sot ku je ulur.

zemra mbyllur brenda një parzmoreje.

Edhe një ditë dhe pastaj

do të më përzësh,

madje edhe , duke mallkuar pas shpinës sime.

Në paradhomën e errët dora në mëngë

s'do të ngurrojë më të futet e deformuar nga dridhja.

Do të vrapoj tutje

dhe do ta flak trupin tim në rrugë.

Kafshë pylli

do të çmendem

nën një kamxhik dëshpërimi.

Por s'duhet kështu,

e shtrenjta ime,

e dashura ime,

më mirë të ndahemi tani,

S'ka rendësi,

dashuria ime

është një shkëmb i rëndë

që rri varur mbi ty

kudo që të më ikësh ti.

Lerë që në një klithmë të skajshme

të derdhet hidhërimi i ankimeve dhe i ankthit.

Edhe një buall kur është i rraskapitur 

nga lodhja,

edhe ai do që të shkojë të zhytet

nën ujërat e ftohta, në kërkim të çlodhjes.

Por tjetër det nuk ka

për mua

përveç dashurisë sate.

s'ka prehje, as në dashuri, as në vajtim

Nëse një elefant i lodhur kërkon qetësi

do të shtrihet madhërisht në rërën përvëluese.

Por diell tjetër 

s'ka për mua 

përveç dashurisë sate,

Edhe pse unë s'e di ku , ose me kë je.

Po qe se mundohet 

nga dashuria -një poet,

në lekë dhe famë e kthen atë,

por tjetër tingull s'ka

qe të më japë gëzim,

përveç tingullit të emrit tënd.

Dhe s'do të hidhem në  trombë të shkallëve,

dhe s'do pi helmin,

as nuk do të tërheq këmbëzën e revolverit në tëmth,

Dhe s'ka thikë që të ketë

mbi mua pushtet,

përveç tehut të shikimit tënd.

Ti do të harrosh nesër

që unë të kurorëzoja,

që një dashuri përvëluese shpirti të digjja

dhe një karnaval i përkohshëm ditësh të zjarrta 

do të shpërndajnë  faqet e librave të mi të vegjël…

Gjethet e thata të fjalëve të mia,

a do të mundem vallë të qetësojnë ndonjë

të marrë frymë etshëm?

 

Së paku më lërë një dhimbsuri të skajshme  mua

që të mbulojë ajo largimin

e hapave të tua.

 

( 26 maj, 1916. Petrograd ) 

 

 

2.  LETËR TATJANA JAKOVLEVËS

 

 

Në puthjen e duarve

                                     dhe të buzëve,

në dridhjen e trupave

               më të dashura për mua,

edhe atje

             ngjyra 

                        e kuqe

e republikave të mia

                                  duhej të ishte

                                             shkëlqim i përflakur.

Unë s’e dua

                    dashurin­ë parisiane:

një bushtër çfarëdo

                                  visheni me mëndafsh,

dhe midis gogësimave unë do të fle-

                                                      duke u thënë

                                                                          sus!-                                                                                            qenve                                                          

           të pasioneve shtazore.

Vetëm ti 

               je e barabartë me mua,

vihu bri meje

                    ballë për ballë,

dhe lërmë

              që për këtë  mbrëmje 

                                              tepër solemne

unë të mund të tregoj 

                     në mënyrë njerëzore.

Ora pesë,

             që nga ky çast

u qetësua

                 pylli pa kufi

                                     i  njerëzve;

 

 u bë i zbehtë qyteti, 

                               mbushur me njerëz plot,  

mezi dëgjoj 

                   fishkëllimën grindavece të trenit

që shkon për në Barcelonë.

Në ajrin blozë 

një kalim vetëtimash,

rrufe

       mallkimesh 

                      në dramën e qiejve-

s’është stuhi 

                     kjo,

                         po thjesht

xhelozi,

           aq sa për të spostuar malet.

Ashpërsisë së fjalëve idiote

                                            mos i jep rëndësi,

mos ki frikë 

                      nga kjo potere-

unë do t'i zbus, 

                             do t'i mbaj në fre

ndjenjat 

              e paraardhësve fisnikë.

Fruthi i pasionit

                                                ikën si luspë,

por gëzimi 

                   nuk thahet kurrë, as një çikë,

gjatë do të flas unë,

                               thjesht do të flas

 në vargjet e mi.

Xhelozi,

             gra,

                    lot…

                              në dreq !-

do të fryhen qepallat

                                     si Vijit. 

Për vete s'i kam,

                          por unë

                                      jam xheloz

për Rusinë Sovjetike.

Kam parë arna 

                      mbi shpatulla 

dhe ato, 

         është  tuberkulozi 

                                    që gjatë frymëmarrjes i lëpin.

Pra 

     s’ ishte faji ynë- 

që në gjendje të keqe ishin njëqind 

                                                      milion njerëz.

Ne 

    me ata si dhe ti,                  

                        jemi fisnik tani-     

me sportin  

                                                                                                                                                                                                                                                                                     me ta s'bën çudira -

edhe për ju 

               në Moskë ka nevojë, 

s’do të mjaftojnë kurrë 

                                   shalëgjatat.

S'të shkon aspak ty

                                që përshkove 

                                                    borëra

dhe fatkeqësira

                 me këto këmbë të bukura ,

me përkëdheli

                      t’i  zbulosh 

                                        këtu

 në darka 

                     me naftëtarët.

Mos rri shumë e menduar

           duke përpëlitur thjesht qerpikët e tu 

të kthyer.

Eja këtu,

              eja në kryqëzim

të krahëve të mi  të mëdhenj 

                                            e të fortë.

Nuk do ?

       Rri pra aty 

                          dhe dimëro,

dhe këtë fyerje

             le ta fusim në llogari.

S’e çaj kokën,

                       një ditë 

                                    do të të marr-

vetëm ty

             ose me gjithë Parisin mbarë.

 

 

15 shtator – 3 dhjetor  1928                        

                                                                 

Comments (1 posted):

Përparim Hysi on 17/07/2018 06:13:20
avatar
Pak dhe nga pak, po"vesh pantollona" reve majakaovskiane. Kush më mirë se sa ti që je POET? Urime!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1