Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | FJALA | Qemal Visha i jep jetë mureve të vdekura

Qemal Visha i jep jetë mureve të vdekura

Font size: Decrease font Enlarge font
image Qemal Visha

 

Qemal Visha i jep jetë mureve të vdekura

 

Dr Fatmir Terziu

Është e thjeshtë të shohësh një video online. Edhe kur të duket e mërzitshme, sepse nuk bën fjalë për ndonjë gjë interesante, shije filmike, apo dhe ndonjë humor, ajo që të bën të përhumbësh në të, është puna profesionale dhe specilizuar e shqiptarit Qemal Visha, teksa me thjeshtësinë e celularit të tij na tregon publikisht se si bëhet art më vete një shtëpi e sakatuar nga vitet dhe pakujdesia, ndërsa duart e tij të arta e bëjnë të shkëlqejë në sytë e tu. Bashkë me kameran e celularit të Vishës, syri rrëshqet ngadalë nëpër mure, tavanë, dysheme dhe ngjit shkallët në katin lart për të parë punën e shkëlqyer dhe të lavdërueshme. Shkallët e punuara bukur me një dru që të fal zjarrminën e momentit të përcjellin ngadalë e në ngjitje si vetë puna në tapetin e shtruar dhe më tej në tërë aktiven që rreket tek mbajtëset e bukura e të stiluara në mur.

Llampadërët dhe muret e bardha, mbajtëset e drunjta, suvaja e stiluar dhe efikasiteti i një shtëpie tipike britanike, dikur gërmadhë, tashmë të jep më shumë shijen e përhumbjes dhe dëshirave të mira që të bëjnë ta kesh një të tillë. Bardhësia është një sipërfaqe që pushton syrin që shkon vala-valë si vetë filmimi mbi pllaka të shtruara bukur e të bardha, mbi dyert e lyera në pushtetin e bardhësisë dhe në këtë pushtet muret ndihen më të efektshme, më transparente në shijen e njeriut. Albavisha na udhëton pastaj me këtë pushtetshmëri në guzhinën dhe anekset e tjera, ku ngjyrimet sfidojnë atmosin e një drite të valkët që riskon të kuqen e grilave.

E gjitha shkon tej perfektes. Aty merr vërtet jetë fjalia që mjeshtri Qemal Visha e thekson në emërtesë: “ndërtimi i një shtëpie nga mosekzistenca, nga skrapi”. Dhe aty natyrshëm efekti i kameras ka një kuptim të vetëm që shkon tek urimi ynë, të lumshin duart mjeshtër.

Por, Qemal Visha nuk është thjesht një mjeshtër i tillë. Ai bën mjaft punë profesionale për disa bashki të Londrës dhe u jep jetë gjërave gati të mbaruara. Të japësh jetë gjërave të mbaruara është një talent i radhë. Ai është pra një doktor që shëron shtëpitë me duart e tij të arta. Tek Visha pika fillestare po i fton realitetet e një banese të tillë të japin vetvetiu kuotën për projektin e bitisur me duart e tij të arta, jo thjesht në krahasim me dhënien e një vlerësimi të kostos, e cila për të është një arsye tjetër tek kursimi, modestia dhe thjeshtësia e trajtimit të materialeve. Një kuotë është një çmim më i detyrueshëm i llogaritur duke përdorur informacionin që vetë situata ofron. Një ndërtues si Qemal Visha nuk do të jetë në gjendje të japë thjesht një kuotë derisa ai ka plane të plota dhe një specifikim të detajuar. Ndaj dhe ne e përshëndesim me të gjitha vlerat që ka, me të gjitha urimet që merr, me të gjithë gatishmërinë dhe thjeshtësinë e tij të punës. Urime Qemal Visha, ju jeni një model modest i komunitetit shqiptar

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1