Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | FJALA | Në këtë Pervjetor e në të gjithë PËRVJËTORËT

Në këtë Pervjetor e në të gjithë PËRVJËTORËT

Font size: Decrease font Enlarge font
image SPIRO DEMIRI (SHTIKA )

MJESHTRI I KOHËRAVE SHQIPTARE

BABAJT TIM TË DASHUR SPIRO DEMIRI (SHTIKA )

Në këtë Pervjetor e në të gjithë PËRVJËTORËT.

Nga Kristina Demiri Dojçe

 

Kudo ku hedh sytë në qytetin tim të dashur Korçë ,te shoh ty o ATË, BABA. Ngado që kam kaluar e udhëtuar nëpër Shqipëri,shoh dorën e punën tënde, baba i dashur.
Flasin për ty rrugët, pallatet, shkollat,spitalet, hidrocentralet, pritat, po me shumë flasin njerëzit me të cilët punove..
Të rinjtë të quanin baba,
Shokët të quanin vëlla,
Ishe miku më i mirë i të gjithëve.
Qyteti, që e deshe aq shumë, të quante Mjeshtri Duar Artë. Flasin veprat që edhe sot ia shtojne bukurinë.
Fshatin e lindjes, Shtikën (Kolonje, Ersekë) e deshe sa vetë jetën tënde dhe e mbajte në zemër përgjithmonë, po e kishe kudo me vete, se të gjithë të njohën e të ruajnë edhe sot në kujtesë SPIRO SHTIKA, e pak e dine që je SPIRO DEMIRI, i njejti njeri, me atë shpirt aq bujar, aq mikpritës, aq i dashur, aq fisnik.
Kush të njohu, kush luftoi me ty, kush punoi me ty, ka ndjerë 
krenari
.Per Lirine e Atdheut duart e tua mbajtën Pushkën, për Jetën, për më të Bukurën, për të gjithë, mbajte Daltën dhe Projektet , o ARGJITEKT.
Nga Konispoli në Vermosh, nga Delvina ne Dibër, nga Tirana ne Devoll, nga Moglica ne Leskovik, udhët e çdo gur një histori.
Më krenare jemi ne Trashëgimtaret e tu, femijet, niper e mbesa, sterniper, e katraniper.

Me emrin tënd lidhen rrugët, shtëpitë, kantieret e ndërtimit, projektet në letër dhe ato të realizuara në jetë, fytyra qytetesh dhe njerëzish, që shikonin tek ty modelin e njeriut punëtor e zemërdhembshur, shëmbëlltyrën e pasionit të pastër,  shërbimit pa kusht e me zemër në dorë për komunitetin…

Ne vazhdimësia e gjakut tënd, fëmijët e tu, nipërit e mbesat, stërnipat e stërmbesat, farefisi, do të të kujtojmë në jetë të jetëve, brez pas brezi mbi këtë tokë. 

Kujtimi yt i përjetshm!

Gur përmbi gur daltohej me daltë,
mjeshtërisht foli për kohrat shqiptare ,
dhe kënga i pikonte në buzë vec mjaltë ,
këmben kur e përplaste dridhej në valle.

Mjeshtri kohët nuk i kërkoi në lëndina ,
po kur fliste dhe ne dimër celte trendafila ,
djersinte për të dhëne të gjitha bukuritë,
kohrave shqiptare vulosi shqiptarisht

Më te fortë se gurët iu bënë gishtat nga kallot ,
me lisat foli gjuhën e blerimit ,
dhe mori nga kohërat madhështi plot,
tek njerëzit mbolli shpirtin e gëzimit.

Daltoi në cdo vend kohë dhe histori ,
po emrin e shkroi nëpër kohëra shqiptare,
dhe emrin e vërtete askush nuk ia di,
''Mjeshtër'' i thërrasin të gjitha veprat kombëtare.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1