Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | FJALA | “DY SHTATAT” E JETËS SIME...

“DY SHTATAT” E JETËS SIME...

Font size: Decrease font Enlarge font
image Abdurahim Ashiku

“DY SHTATAT” E JETËS SIME...

Meditim

Atë vit jeta ime fillonte me “Dy njëshat” e një viti që gjëmonte në luftë dhe me “dy njëshat” e një muaji mbushur me lule, 11 Maj 1941...
Në “Dy njëshat” që erdhën, 11 vjeç (1952), jepja provimet e para të jetës sime, provime që do të mbyllnin ciklin e parë të hapave të mia drejt dijes, mbarimin e shkollës fillore në fshatin Brezhdan të Dibrës, një fshat i madh, me “treqind shtëpi” siç e quanin, fshat tokat e begata të të cilit zbrisnin brezareve drejt Drinit ku mësova të notoj...
Midis “dy njëshave” dhe “dy dyshave”, më 8 maj 1957, vura emrin në një shkrim faqes të një gazete të kohës. Këtu do të niste jeta ime faqeve të mëdha të shtypit...
Në “Dy dyshat”, 22 vjeç, vazhdoja studimet në Institutin e Lartë Shtetëror të Bujqësisë, Universiteti i Bujqësisë, siç quhet sot, shkollim që më dha një profesion jete dhe kënaqësinë për të punuar e jetuar në vendlindje...
Në “Tre treshat”, 33 vjeç, 1974 i hyra me zell e dëshirë një pune që do të kthehej në profesionin e dytë të jetës sime, gazetar. Fillova punën në Agjencinë Telegrafike Shqiptare si korrespondent i saj për rrethet Dibër e Mat...
Në “Tri katrat”, 44 vjeç, 1985, vazhdoja të “prashisja” në arën e madhe të gazetarisë. Gjithnjë në Dibër, bukuria dhe dashuria e jetës sime...
Në “Katër katrat”, 55 vjeç, 1996 “Mora rrugën për Janinë”, rrugë me një dhimbje të madhe në shpirt, me një mall që rritej për vendin ku kisha lerë, ku kisha bërë hapat e para në jetë, ku kisha vrarë gishtërinjtë gurëve të rrugës, ku kisha varrosur nënë e babë e kisha lënë vëllezër e motra...
Në “Tri gjashtat”, 66 vjeç, 2007 vazhdova të “prashis” në një arë të madhe, vazhdova të shkruaj për mërgimtarët, jetën e vështirë në një tokë të huaj, për mësuesit vullnetarë që Dritëro Agolli mi quajti “Rilindës të kohës sonë” e unë i përjetësova në 4 libra me rreth dy mijë faqe e më se 600 fotografi, nisa për të vazhduar serinë e 7 librave të mi me një titull të përbashkët “Njerëz që i dua”...
Në “Tri shtatat”, sot 11 maj 2018, jam në këmbë, kam mall e dashuri për vendlindjen, për të gjithë, por në veçanti për dy djemtë dhe vajzën time, Altinin, Erblinën dhe Indritin, për nipërit dhe mbesat: Gurjonin, Ebin, Eralin dhe Ivonin e vogël 7 muajsh që më “flet” me buzëqeshje e unë fluturoj me të në krahë.
I vogli, Indriti, më 27 maj 2018 kurorëzohet në dasmë me bukuroshen nga Kuçova Jonada Gjergo...
Me Natashën, shoqen time të jetës e të shpirtit, bijë e Hakiut dhe e Merjemes (Shehu), dibranë të qendrës së Dibrës së Madhe, më 11 gusht 2018 shënojmë 50 Vjetorin e Martesës. “Martesë e artë” e quajnë. Vërtet, MARTESË E ARTË ka qenë jeta me bashkëshorten time Natasha Ashiku, Shehu...
.......
Mbase do të shkruaj edhe për “Dy tetat”, rrethuar nga djemtë dhe vajzat, nga nipërit dhe mbesat, nga bashkëshortja ime e dashur, nga miq e dashamirë...

Abdurahim Ashiku

Athinë, 11 maj 1941

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1