Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | FJALA | ME URDHËR TË SHOKUT NAPOLON, NË FERMËN E KAFSHËVE TONA

ME URDHËR TË SHOKUT NAPOLON, NË FERMËN E KAFSHËVE TONA

Font size: Decrease font Enlarge font
image REXHEP SHAHU

 

 

Në Fermën e kafshëve tona u çel sezoni i modës së re të fundit. Shoku kryeministër Napolon, mes shumë angazhimeve të pafund në dobi të fermës së kafshëve, për ta gëzuar sado pak popullin e fermës, për t’ia hequr stresin, për t’ia marrë mendjen që kafshët e fermës të mos merren me punë e gjëra serioze, filloi sezonin e modës së re. Vetë shoku Napolon veshi xhaqetë ushtarake të kohës kur ushtrinë tonë e vishte Rusia, veshi pantallona të shkurtra mbi kockë të këmbëve të bukura, veshi çorape të kuqe dhe ia mori mendjen dynjasë me modën e tij të re. Gazetat e Avropit dhe të Amerikës harruan sherret e tij me Merkelin dhe deputetin e PD në parlamentin gjerman dhe u morën me modën alla Napolon Rama.

Ndërkohë që vlon njerzia e rinia shkojnë nëpër sallone të modës së fundit ramiste napoloniane të qepin pantollona e xhaqeta e çorape si të shokut Napolon, duke filluar nga kjo verë, me urdhët të shokut Napolon, lopët do të bëjnë nga dy e tre viça sepse muzatat e ndërzimit që udhëheqin fermën tonë të kafshëve janë rraca më e zgjedhur dhe të palodhur në dy këmbë. Si rraca e shokut Napolon…

Dhitë e dhentë do të bëjnë nga katër keca a qingja sepse cjeptë e deshtë e ndërzimit janë rracë e kryqëzuar dhe nga parti e zgjedhur që ngjisin sa andej e këndej dhe herë janeë lakuriqë nate si kafshë sepse ushqejnë me gji të vegjlit e tyre dhe herë janë lakuriqë nate zogj sepse fluturojnë si zogj, si shpendë, anipse gjithmonë janë bij të natës. Shoku ynë kryeministri Napolon i ka qejf.

Loptë, dhentë e dhitë kurrë nuk kanë pjellë kaq shumë krerë sepse mbretëria ka vendosë t'i paguajë ndërzyesit me lekë në dorë, me shpërblime tenderash, me poste. Sa më shumë lopë, dhen e dhi të ndërzejnë, aq më shumë do të shtohet populli i kafshëve, aq më shumë lekë do të fitojë partia e ndërzyesve dhe gjithë ndërzyesit e shokut Napolon.

Qumeshti do të derdhet vetë nga gjinjtë e lopëve, dhenve e dhive dhe do t'u vendosen tuba që qumështi të shkojë direkt nëpër familjet konsumatore. Ndërzyesit bëjnë projekte pa fund projekte, por kafshët nuk i shohin, nuk i kuptojnë, nuk i vlerësojnë projektet sepse kafshët janë kafshë, dinë vetëm të ndërzehen, të pjellin, të rrjedhin qumësht e të bëjnë bagla duke shëmtuar mjedisin dhe prishe ajrin me aromë baglash, duke e nervozuar rëndë kryeministrin shokun e lavdishëm Napolon.

Loptë, dhentë, dhitë nuk do të pjellin njëherë në vit por tre herë në vit sepse mbarsja është e paparë. Duke filluar prej një viti loptë nuk mbarsen vetem me mëzet por ndërzimi më i sigurtë është ndërzimi me gomerë që prijnë tufat e lopëve ergjele. Kuajt ndërzejnë vetëm ndonjë lopë shumë të zgjedhur dhe nuk e ndërzejnë kudo, por në motele të zgjedhura jashte vendit, sipas porosisë së shokut Napolon. Gomerët ndërzejnë tufën mbarë si shoku Napolon vendin.

Domatet do të bëhen jo të kuqe, por mavi, të mëdha sa nje kokë ministri, do të bëhen dy ngjyrëshe, mavi dhe e kuqe dalëboje. Lëkura e domateve do të jetë e shndritshme si pasqyrë, si kokë ministri ku shefi i gjatë Napolon kreh mjekrën dhe sheh syrin e skuqur gjak e shefi i shkurtë i thotë ulu në gjunjë qe të shoh sa më janë rritë veshët e sa më është rritë kryet.

Kastravecat do të prodhojnë katër herë duke filluar nga kjo verë. Do të prodhohen kaq shume kastraveca sa do t'i teprojnë Kinës. Sepse eksperetiza për kastravecat është e paparë.

Do të ndalohet, me urdhër të shokut Napolon,  prodhimi i specave jeshile apo te kuq, por vetem mavi e të kuq të dalë boje. 

Duke filluar nga kjo verë, me urdhër të shokut Napolon, nuk do të lejohet konsumi i mishit të vendit në asnjë restorant të mbretërisë, por vetëm mish importi që ka mbi dhjetë vjet qe rri nëpër frigorifera. Nuk kanë fuqi blerëse nënshtetasit e perandorisë për mish vendi e mish të freskët dhe mish të pa stazhionuar nëpër frigorifera.

Në bazë të enciklikës javore të shokut Napolon, duke filluar nga kjo vere nuk do të lejohet asnjëherë pirja e ujit në shishe plastike prodhim vendas por vetëm ujë importi. Kujdesi për konsumatorin e mbretërisë e bën detyrë imperative këtë enciklikë kryeministrore të shokut Napolon,  ende të pa shpallur por të detyrueshme rreptësisht për zbatim nga ana e qeverisë së kafshëve në fermën e kafshëve ku sundon shoku Napolon.

Çmimi i ujit do të pësojë rritje graduale se është pasuri e Zotit ndërsa çmimi i qumështit do të ulet e ulet pasi në fund të fundit lopa e bën qumështin...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1