Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | FJALA | Ndryshimi

Ndryshimi

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

Ndryshimi
Astrit Lulushi

Si valë të vogla që formohen në lumë, kështu janë lëvizjet e ndryshimit; proces i vazhdueshëm, i thyer në forma të tjera nga goditjet me pengesa. Kjo jep arsyen pse ndryshimi duhet të jetë ose i vërtetë a i plotë, ose hiç fare; ndryshe nga ëndrra e keqe gjatë gjumit pas ngrënies. Ndryshimi pasqyrohet qartë vetëm kur lëvizja e valëve pushon. Në periudhën kur njeriu fle dhe trupi bie në qetësi, pamjet e ëndrrave në tru reflektohen duke shfaqur imazhet e pamjeve të ditës. Në këto ëndrra, herë herë, njeriu duket i hutuar, i çuditshëm, palidhje, i ethshëm, a si i dehur. Ka ëndrra që nxisin e frymëzojnë. Ka edhe nga ato që shkaktojnë trazira e shqetësim. Këto të fundit i ngjajnë ndryshimit që shfaqet si imazh i pasqyruar në mënyrë plotësisht të shtrembëruar, duke sjellë pamje krejt ndryshe nga origjinali. Ndryshimi i vërtetë, që duhej të ishte shfaqur, ende nuk ka ardhur.

Comments (1 posted):

THANAS L. GJIKA on 03/05/2018 12:26:26
avatar
“Ndryshimi i vërtetë, që duhej të ishte shfaqur, ende nuk ka ardhur”, konkludon analisti Lulushi, duke nënkuptuar se ndryshimet që kanë ndodhur këto 26 vjet nuk janë ndryshimi i vërtetë që i duhej Shqipërisë. Ndërrimi i sistemit nga diktaturë njëpartiake me ekonomi të centralizuar në pluralizëm me ekonomi të tregut të lirë, nuk është kryer si ndryshim i vërtetë. Ndonëse udhëheqësit e partive që kanë sunduar gjatë këtyre viteve, pretendojnë se e kanë kryer ndryshimin e vërtetë, ky ndryshim nuk ka ndodhur, ai do të vijë pasi të jetë zbatuar reforma në Drejësi dhe Vetingu i njerëzve me pushtet dhe të jetë krijuar shteti ligjor. Deri sot kemi ecur sipas planit djallëzor të Katovicës, për ta gëzuar pushtetin dhe pasuritë e Shqipërisë, shërbëtorët e kupolës komuniste dhe jo populli.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1