ALBANIAN POST UK - ACPE - (REVISTA SHQIPTARE NE BRITANI TE MADHE): ASKUSH ASKUSH ================================================================================ Xhavit Gasa on 15/05/2018 06:46:00 ASKUSH Askush s'mund të thotë asgjë, për ëndrën kur nuk njeh dhimbjen, kur nje ure i rrëzohen këmbët, nuk takojnë njeri tjetrin dhe dy brigjet! Askush s'mund të thotë asnjë fjalë, për ëndrat që lindin prej dhimbjes, nga dhimbja askush gjumë s'bën rehat, tërë natën zgjuar pret zbardhjen e dritës! Askush s'mund të thotë asgjë, nëse ka frikë dhe nga emri vet, askush s'do ti dallonte pemët, nëse sythat s'do çelnin lule në pranverë! @Xhavit Gasa