ALBANIAN POST UK - ACPE - (REVISTA SHQIPTARE NE BRITANI TE MADHE): ME SYTË E HËNËS ME SYTË E HËNËS ================================================================================ Fatime Kulli on 11/02/2018 19:29:00 ME SYTË E HËNËS Një natë në të perënduar, Ndjeva agun e frymës tënde Të më gudulisë si fëmijë nëpër gushë, Ndjeva fëshfëritjet e lëkurës tënde Të lëkundeshin në barin e ujshëm. Përbrenda ndjeva t’më lëviz stuhi e zjarrtë Që ndizet rrallë në gjethet e kujtimeve, Lidhet si gjerdanë në gardhin e zemrës Për t’më ndriçuar mbrëmjet e mëngjeset. Një natë në të perënduar, U fundosa nën urinë e bebëzave të tua Si skllave iu binda muskujve të ujitur, Dashuria ngjethej nën shtroje ajri, e babëzitur... Të gjitha puthjet i mblodha në prehër, I përkunda me sytë rrezatues të hënës... Në telat e kitarës formova një refren: Ti je drita, ti je gjithësia, ti je dashuria”!