|
LLambi Dhima Bombaj lindi më 1909 në një familje punëtore të Selenicës. Bashkë me fjalët e para që mëson një fëmijë, ai mësoi edhe vargjet e këngës :
“ Ç’heq e vuan ur i mjerë;
Vardha mushkat për në Skelë …..”
..Llambi Dhima Bombaj i binin në sy koshat që mbanin minatorët në kurriz, me te cilat transportonin serën. “ E zezë sera, më e zezë jeta jonë”, këto fjalë i dëgjonte shpesh në bisedat që zhvilloheshin në shtëpi.
Që ende i vogël filloi punën në minierë. Aty provoi shtypjen e egër të shoqërisë italiane SIMSA. Lakmia e saj për ta grabitur serën ishte e pangopur. Me metodat më të rafinuara shtypeshin e shfryrëzoheshin minatorët. Llambi me mundime ngrinte koshin me serë. Lëkura e kurrizit i rripej, i gjakosej. Skeleti i tij i njomë përballonte një peshë të rëndë. Tregonin se ai mblidhte forcat dhe e kryente me urrejtje punën, urrente tepër të huajin.
Llambi Bombaj së bashku me Koço Gjeçin pritën dh strehuan në Selenicë Heroin Halim Xhelo. U organizua greva e parë e minatorëve tetor 1923. Llambi u zgjodh në komisionin drejtues të grevës. Në shtëpinë e tij u bë mbledhja për hartimin e kërkesave të grevistëve . Djaloshi energjik nuk u tremb, kur shoqëria italiane bëri presione. Në ditën e 30 të grevës Llambi Bombaj së bashku me grevistët e tjerë protestuan përpara drejtorisë SIMSA. Të revoltuar Llambi Bombaj me shokët e tij rrahën nëpunësin Italian, i varën brokën në kokë, sepse ai vidhte misrin që u ndahej punëtorëve. Brokes ( enë matëse) nëpunësi Italian i kishte bërë fund të dyfishtë, që zvogëlonte sasinë e misrit. Greva përfundoi me sukses.
Llambi Bombaj përkrahu e ndihmoi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare . Në shtëpinë e tij priteshin me gëzim partizanët. Me ta ai ndau kafshatën e bukës. I priste dhe i përcillte partizanët me shumë dashuri.
Kur vendi u çlirua, miniera e Selenicës ishte kthyer në gërmadhë, galeritë ishin shëmbur, mungonte çdo gjë, edhe kazmat e lopatat. Llambi Bombaj së bashku me minatorët më të moshuar u bë organizator për rindërtimin e minierës. Me luftë e përpjekje miniera e Selenicës u rimëkëmb brenda një periudhe të shkurtër.
Llambi Bombaj i palodhur punonte për suksese e gjithjnjë e më të mira në minierë, për kapërximin e vëshitirësive dhe të mungesave që në atë kohë ishin të shumta.
Nën shëmbullin e tij punonion qindra punëtorë të tjerë. Midis punëtorëve Llambi Bombaj punonte dhe shpesh thoshte : “ Miniera është e jona. Ta duam minierën tonë, ta nderojmë punën e minatorit…”
Lambi Bombaj e kishte bërë traditë që planin ditor ta tejkalonte vazhdmisht dhe këtë në një masë të ndjeshme .Për merita pune Llambi Bombaj u dekurua me medalje, ishte shpallur shtatë herë “Sulmues” U zgjodh deputet i Kuvendit Popullor . Deputeti minator ishte i thjeshtë dhe i dashur me gjithë popullin e zonës së Selenicës. Fjala e tij e ngrohtë, e embël, mobilizonte në punë gjithë minatorët dhe të rinjtë, sepse Llambi Bombaj ishte gjithmonë afër punëve më të rëndësishme. Ai punoi me ndergjegje të lartë, deri sa u nda nga shokët në moshën e re 42 vjeçare në 15 tetor 1951.
Në varrimin e deputetit Llambi Bombaj në Selenicë , i deleguari Kuvendit Popullor Myslym Peza midis të tjerash tha : “ Emri Llambi Dhima Bombaj do të mbetet i paharruar, ai do të kujtohet kurdoherë me dashuri dhe respekt dhe puna e tij do të vlejë gjithmonë si shëmbull për brezat e ardhshëm”
Përshëndes fisin Bombaj dhe gjithë Selenicarët, duke ju uruar shëndet e gëzime në jetë. Qoftë i paharruar kujtimi i Deputetit të parë minator të Selenicës Llambi Dhima Bombaj
Përshëndetje
Qatip Mara
Tiranë 15 tetor 2011
|
Faleminderit z. Qatip Mara.
Pershendetia z.Qatip Mara, perkete shkrim bere qe per mua,ka nje rendesi te dyfishte.
Se pari qe larteson ate figur te shquar si ka qene Llambi Dhima Brmbaj sa bashkekohesit e tij, qe jane rritur dhe sakrifikuar ne ate miniere.
E dyta ndjenje rrespekti per ata minatore ne ate Miniere me vjen, pasi aty,do te vendosej me 1947,Xhaxhai im Andrea Xhoga,Ardhur nga France sa u clirua vendi me 5 se femije te vegjel njeri pas tjetrit,(vajza e madhe Maria,vetem 10 vjece,me nje grup emigrantesh te shkuar qe para clirimit ne Marseje e qytete te tjera te Frances .Vendosur aty familiarisht me 5 femije te vegjel,njeri pas tjetrit tre vajza:
Maria llogaritare,Marta dhe Poleta,
mesuese;(kjo ndjese paste se eshte ndare nga jeta ne lindie e siper me femijen e pare qe priste kjo mesuese e nderuar ne qytetin e Vlores dhe fshatrat e,ne vitet e pas 70 tes).
Djali Madhe Jani (Zhani sot pesionist ne Tirane)do te dilte inxhinier per Naften e U,Tiranes, sot pesioniste ne Tirane,sa Lonidha,nje mjeshter elektrik ne Vore,sot me djemte nxjere ne jete, deri kuadro e specialiste.
Xha Andrea,punoi nga ardhie me 1947,
deri ne ndarjen nga jeta me 1967 ne ate miniere si minator.Me ato te ardhura riti femijet,sa futur neper shkolla deri ne Universitete.
Sot do te gezohej me niper e me mbesa, dale Juriste,Gasetare apo arkitekte.
Sa do te doja te takohesha me ish punonjes ne ate miniere,vite shkuar me kujtimet e tyre.
Rasti qe paraqisni Ju z. Qatip Mara,
eshte shume interesant.
Ju faleminderit.
(Me te afertit e Llambi Dhima Bombajt apo te tjere,do te doja te takohesha.
Sa te kthehem nga nje vizite tek femijet ne emigracion,mendeoj ta bej . I kam shume borxhe Xhahait tim,ani se sot vete,kaluar te 75 vite jete.
Faleminderi z. Qatip Mara dhe nje here se na ke bere borxhlli.
Guri Naimit D.
Post your comment