Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANTOLOGJI | MBI DALLGËT E IKJES ’91. DIKU, ASKUND, GJITHËKUND…

MBI DALLGËT E IKJES ’91. DIKU, ASKUND, GJITHËKUND…

Font size: Decrease font Enlarge font
image GJELINA XHIKA

GJELINA XHIKA – MBI DALLGËT E IKJES ’91. DIKU, ASKUND, GJITHËKUND… (fragment)
{ Kemi pas përdorur një shprehje metaforike: “ Të gjitha rrugët të çojnë në Romë…”. Unë them :-Të gjitha mërgimet të mërgojnë në mërgim… Të gjitha dashuritë të kthejnë në KTHIM(IS)}
-Mbi dallgët e vdekjes, shkruajti vazhdimësinë e saj-
“Në anijen e mbingarkuar Panameze, ku jeta jonë ishte në rrezik, pashë vdekjen me sytë e mi, por shpresa nuk më kishte braktisur asnjëherë… Mes lotëve e britmave…, qarjes së foshnjave, rënkimeve të të sëmurëve…, thërrita : Zot, ku po shkojmë…? (Gj. Xh.)
AJO, Gjelina, shpëtoi, falë shpirtit të saj poetik. Një vajzë 19-të vjeçare, mbi një anije, të mbingarkuar me refugjatë shqiptarë…
Poezia, edhe kur nuk ka lindur njëherësh me ty, një ditë, pa trokitur, të bëhet pjesë e dhimbjes dhe e lumturisë tënde. Ajo, Gjelina , e kishte në shpirt, në gen, pavarësisht pamundësive për ta shkruar poezinë e saj…. Por poezia , kur ti e dashuron si frymën tënde, të ndjek e të ndjek…, për të të shpëtuar në çastet më të vështira të jetës tënde, për të marrë përsipër të të jetë shpresa që të shpëton...
Të lexosh poezinë e Gjelinës, si analist apo kritik, nuk ke për t’u habitur, pasi Poezia është aq tekanjoze dhe aq elitare sa zor t’i ngjitemi pas për të na bërë mike me veten e saj…Por, unë, në këtë libër modest, si vetë thjeshtësia superore e mikeve të mia të vendlindjes sime, nuk kam asnjë lidhje me të ardhmen e poezisë… Unë dua t’i paraqes kujtdo lexuesi dy fytyrat e të njejtës Fytyrë, ku e shkruara dhe personazhi që e shkruan janë të vërtetë. Sa jemi bashkëkohës na duhen të dyja-Poeti dhe Njeriu. Më pas , askush nuk e di sesi do të jetë shija e një lexuesi të ardhshëm, askush nuk do t’ia dijë si kemi qenë, por do të zgjedhin për të lexuar, sipas kohës dhe dëshirës së tyre. Unë kam ndjesitë e mia për t’i dhënë vlerat e duhura humane krijueseve të qytetit tim, për atë që shkruajnë dhe për atë që bëjnë e janë.  
Gjelina Xhika, nuk bërtet se “jam poete”, nuk vrapon nëpër konkurse apo takime poetësh, nuk vrapon për askund , ku mund të merren çmime poezie… Vrapi i saj ka tjetër Vrapim: Gjithkund, atje ku një e sëmurë pa shpresë ka nevojë t’i tregosh një përrallëz se është shpikur nga shkenca ilaçi për kurimin e sëmundjes së saj…; atje, ku vajzat e reja kanë nevojë të stolisen me veshjet më të bukura të modës së fundit; të jetë e pranishme në çdo bamirësi, kur duhet, të japë gjithçka, në emër të jetës, për familjen, miqtë dhe për vendin e saj që nuk i “shkulet” nga shpirti: “E dua vendim tim,/atje ku qaj e qesh,/ku rrënjët prej shpirti/ s’më shkulen asnjëherë…”
“Jeta ime është vuajtje, brengë por edhe dashuri.Ngushëllohem me vargjet, pasion që në fëmijëri. Jemi si fis për letërsinë, me mësues dhe me avokatë që nga fëmija im,
deri te kushërinjtë e parë…”(Gj. Xh).
E pra, ky është qëllimi im, në këtë përmbledhje me poezi të vajzave të qytetit tim, që kanë një moshë të përbashkët-atë të mirësisë dhe poezisë. Të njohim jetën e njera – tjetrës. Të ndjejmë nga pranë vetes si për vete dallgët e secilës, në kohë dhe hapësirë dhe mundësitë e pamundësitë për të bërë kryevepra, por për të bërë në rradhë të parë Femrën, me të gjitha dimensionet e saj.
“Ne ombrellën e lagësht 
ku ndjej veç ftohtë, 
dua pranverën, 
të çelem si lulja e saj” 

“Kur ti mendon, gjithçka u shua...
Ka dhe në shpresë, Zoti s'harron…”

… 
Gjelina Xhika ( 23 janar 1972). 
U lind në Elbasan. Pasi mbaroi shkollën e mesme të Përgjithdhme, 
emigroi në Itali,1991. 
Ka botuar:
-Ditët e mia - I miei giorni – (poezi, shqip dhe italisht) EMAL, T. 2014
-Dritëhijet e Shpirtit, Sh.B. “ADA”
Është botuar në antologji poetike në Shqipëri dhe në Kosovë.

SA MË MUNGON 

Sa më mungon, zëri yt, 
Si engjëll ishe, në shpirtin tim. 
Në gjoks më mbaje, falje puthje. 
Me largësinë, më le vetminë. 

Dua t’i shoh, sytë e tu! 
Një fjalë e jotja m’risjell në jetë. 
Portretin tënd, e ledhatoj, 
Më sheh në sy - s'më hyn në derë. 

Oh, Nënë! Oh, Nënë sa më mungon! 
Jeta pa ty, e zbehtë kudo.
Lotët më derdhen si një ujëvarë, 
Parajsën tënde. s’e zbres në tokë…

GJITHÇKA E FTOHTË 

Dëgjoj erën që ulërin pa pushuar, 
Lumenjtë rrëmbyeshëm kanë marrë udhëtimin, 
Ky dimër i ftohtë i ngriu pemët,
Gjethet mbi tokë, u flijuan…

…..
Iliriana Sulkuqi, nga libri në proces botimi:“Zërat femërore të qytetit tim-Elbasan
Brooklyn, NY, 22 qershor, 2018


Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 14/07/2018 20:45:23
avatar
Kur ZEMRA gjen ZEMREN-Ngadhnjohet!

Kur Zemra gjen zemren,ngadhnjohet,
Gjeta dy zemra,poezia bere nje
Ere Elbasani,sa mbare atdheu sjelle,
Mua 80 vjecarit,per te zemra djegur.
Kur zemra zemres me zemer i flet,
Vecaneisht ato dete e oqeane i ndajne,
Zemrat e gjysherve behen me flete,
Simotrat,me njera tjetren kuvendojne.
Simotrave,si nenave sa pasardhesve,
Mrezat sa eksperienca perciellin,
Lumturohemi e me zemer ato urojme,
Rinohem,me Elbasanin sa Ju jetojme.
**
Faleminderit,qendistare Ilirjana Sulkuqi
Sjelle Xhelina Gjiken,kolegen sy ulliri
Me"Dallget e ikies"sa mare ere Elbasani,
Mes Toronotos-80vjecare mesues-rinohemi.
Urate paci dhe mbi te gjitha shendet
E na dergofshi,te tilla'Trinitina"jete.
Me eren e atdheut Elbasani zemer e tij
Kryeqender e vendit,te paret e quanin.

Toronto14-07 2018 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1