Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANTOLOGJI | “JABANXHIJA” SIVAJZA E ELBASANIT

“JABANXHIJA” SIVAJZA E ELBASANIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image ELISABETA MYFTARI

 

ELISABETA MYFTARI - “JABANXHIJA” SIVAJZA E ELBASANIT
-fragment-
Edhe pse e lindur dhe e rritur në Skrapar, fati e “fluturoi”, hershëm, atje ku , siç thonë, është i shkruar…Mbase të shkruhet vërtetë, por më pas e ke ti në dorë të firmosësh për fatin tënd, duke e marrë në duart e tua dhe t’i japësh emrin tënd, me vetëdije për të ardhmen tënde…
“… Herë më duket se vrapoj me qerre/Herë shpall luftra pa fund, si Arese/Rishtaz tërhiqem, largohem asaj dere/Dhe fatin marr në duar, si Marpese...(*Arese-hyjni e luftës.Marpese-simbol i gruas së matur në dashuri)..

Ti mund të kesh lindur kudo, por nëse bëhesh pjesë e një vendi, ku fati të ka çuar, me përkushtimin tënd, ti e sheh veten një ditë si pjesë autoktone e këtij vendi, qyteti, apo një familjeje (për ato që birë-bijësohen), jo më si një “jabanxhije”…
Anasjelltas.Ti mund të jesh edhe bijë apo bir i lindur në qytetin tënd, por mund të jesh ”jabanxhi”, nëse nuk lëviz, as gishtin e dorës për qytetin , apo familjen tënde…
Dhe këtë vajzë, “jabanxhije” Elbasani e kurorëzoi me MIRËNJOHJA E QYTETIT.
Të bëhesh Mirënjohja e një qyteti, ku nuk je bijë e lindur aty, do të thotë shumë e shumë. Do të thotë, të kesh dhënë gjithçka nga vetja jote me frymë e shpirt, me mençuri, dije, përkushtim, me vepra dhe jo vetëm me fjalë.


Elisabeta Myftari (Musabelliu) ka kryer studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi .Ka punuar si mësuese e këtij profili në shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” dhe prej disa vitesh si drejtuese në gjimnazin ”Vasil Kamami” Elbasan.
Është autore e shumë shkrimeve, analizave, eseve dhe komenteve në fushën e letërsisë artistike dhe të didaktikës mësimore në organe të ndryshme të shtypit shqiptar si në gazetat “Mësuesi”,”Ndryshe”,”Gazeta Shqiptare”,”Elbasan”, revista”Obelisk”,etj..
Për disa vite radhazi ka punuar me krijuesit e rinj të qytetit të Elbasanit në kuadër të projektit të klubit të shkrimtareve Elbasan, me aprovim nga Bashkia e qytetit Elbasan . Ky projekt është finalizuar me disa vëllime me krijimet më të mira të të rinjve si:”Trokitjet e para I”, “Trokitjet e para II”, “Flatrimet e para”. 
Është nderuar nga Bashkia Elbasan me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, për krijimtari artistike cilësore.
Elisabeta, një mike e rrallë , një zë i ngrohtë, i shtruar, i kadiftë, paqësor…dhe me një shpirt të durar , si shumë mike poete, të cilat i kisha për fat në udhëkryqëzimet e mia.

“Anijes se durimit ke hipur
Lundron me deshpërim ditë e natë
Ndërsa vala e gëzuar
Këmbënguljen tënde spërkat.
Si një mbret deti, anijen
Udhëheq ti nëpër dallgë
Me durimin tënd luan
Lundërtaria e bardhë.

Lundro në det të hapur 
Durimin në shpinë mbart
Gjersa vala të lodhet
Gjersa të gjesh, ti, një far!

Botime te autores

-Mall,vellim poetik,2001, Ada.
-Shenjë dashurie, roman,2004,Toena.
-Don Kishoti në Disko, roman,2008,Toena.
-Uji i pusit tim, Vëllim poetik,2010,Toena.

Sot thuajse askush nuk e di që Elisabeta nuk ka lindur në Elbasan. Qytetarë e nxënës, madje deri miq të shumtë të saj nga shumë qytete brenda dhe jashtë vendit, e njohin si poeten e Elbasanit, e qytetit ku Fjala shkruhet dhe kuptohet si FJALË, ku të ardhurit mirëpriten, duhen e respektohen, sikur të jenë pjesë e familjes së saj të madhe.

ARKIPELAGU I SHPRESAVE

Në koordinatën e viteve mbi krye
do t’i mbledh arkipelagët e shpresës
do t’i mbjell pa mëdyshje
Smerald në mol të jetës.

Kur të lind tjetër herë
dhe në brigje të qëndroj
do më ndihmojnë smeraldet -
një ishull të ndërtoj.

Dhe kur të lind përsëri
dhe moli në qentë tharë
Arkipelagu aty do të jetë
i qendisur me smeraldë.

PADURIMI I NËNËS

Nëna ime! Unë do të vij tek Ti sot, patjetër
Se Ti s’mund të presësh deri nesër!

Dhe sikur qyteti pa rrugë të ketë mbetur
Dhe sikur politika të ketë vdekur
Dhe sikur burri të më kthehet i dehur
Une do të vij tek Ti sot, patjetër
Se Ti s’mund të presësh deri nesër!

Dhe sikur Bota prapë të çmendet
E të vendosë se kufijtë kurrë s’do t’i heqë
E të betohet se asgjë më, s’do të ndreqë
Une prap do të vij sot tek Ti, patjetër
Se s’dua të të le, duke pritur ,deri nesër! 

SHKRUAR ME SY NEPËR DRITË

Meditimin, si dashnor të uritur
Gishtat e ndrojtur ledhatojnë
Ti, diku do t’jesh mërzitur 
Lapsi dhe letra të mungojnë.

Veç unë, thur vargje vetmie
Mbushur me brengë të trishtë
Do të vijë vallë ndonjë rresht
Shkruar me sy, nëpër dritë!?

Të shtrihet mbi fletën e bardhë
Dhe mallin e vjetër t’më shuaj
Si një poet vetmitar
Në titull të poezisë ta shkruaj!?

NË MUND TË KUPTOSH

Ka mbetur të takohemi rastësisht
Përderisa ndryshe nuk bëjmë dot
Rubinin e ri, mbirë në shpirt
Qendisja poezisë në krahëror

Se fole ka qenë poezia
Së pari, e pamundësisë
Pastaj vendin ka zenë dhimbja
Krahët e thyer të lumturisë.

Krahë që pa u rritur ende
Mbetën varur, në ajer, bosh
Bëhu shok në këtë çmendje
Kupto, në mund të kuptosh!

DUKE ARDHUR TI, ANA! (Vajzës sime)

Sa mijëra trena ekspresë…
Pritja e mallit ,zgjatur
Ankthi i padurimit mbin
Në kraharor, pa më pyetur.

Ti do të rrish disa ditë…
Lotët ende pa më rreshtur
Unëdo të mbetem sërish
Porsi një cung i djegur.

Ose një ulli rrënjëdalë
Që gjethet përditë bjerr
Deti i mallit nëpër dallgë
Do t’më trazojë dimër-verë!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1