Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANTOLOGJI | BIJË ELBASANI, NUSE GJAKOVE

BIJË ELBASANI, NUSE GJAKOVE

Font size: Decrease font Enlarge font
image MIGENA ARLLATI

MIGENA ARLLATI – BIJË ELBASANI, NUSE GJAKOVE
(bija dhe nusja e dy qyteteve të një KOMBI.
Një e lindi, e rriti, i dha “pajë” diturinë.
Tjetra e priti dhe e mban në pëllëmbë të dorës si mbretëreshë.)
-fragment-
***
Elbasani dhe Gjakova, qytete me lidhje të ngushtë shpirtërore, qytete ku në dasmat e tyre Isuf Myzuri, Mustafa Bodini, Qamili i vogël, janë dashuria e kënduar duke pirë e kërcyer. Elbasani dhe Gjakova, përkatësisht me evente të pandërprea poezie e teatri, kanë një arësye më shumë të krenohen. Kanë një bijë-nuse të përbashkët, të cilën, tashmë e njeh thuajse gjithë bota e lexuar.
Migena Arllati, edhe pse me moshë të re, me potencialin bibliografik të saj, pa frikë mund t’i thotë shumë burrave të këtij qyteti që ushqehen me “hormonet” e harresës: ja ku jam. ”… qiellin nuk e dua./Ndajeni mes jush atë që më takon!”...
” …Nё luftёn e nxehtё/nё luftёn e ftohtё/
nga moti nё mot/sёrish bashkёshortё!
(Dhe…, ashtu si dasmorët nuk mund të rrijnë dot pa u ngritur të kërcejnë kur dëgjojnë këngët e Myzyrit, Bodinit e Qamilit të vogël, ashtu edhe dëgjuesit, kudo në përurime librash, konferenca të ndryshme shkencore, etj, nuk mund të rrijnë pa duartrokitur kur flet AJO-MIGENA ARLLATI )

LOT

U lodha së numëruari
dyqind pika loti
që nesër katërqind presin të bëhen.

Si rrjedhin lotët?
Katërqind, tetëqind, dymijë e dyqind pika lot.
Sa e sa mijëra të tjerë lot
që s’quhen më pika
po hauze, dete e oqeane sot.

Siç rrjedhin pa pushim
mes pllajave - faqe
të mjafta për përmbytje jo të një qenieje
po të një bote të tërë në paqe

***
Migena Arllati-Qytetare Nderi në vendlindjen e saj, Elbasan, me Motivacionin: 
“Për kontributin e shquar të saj si gazetare, shkrimtare, hulumtuese ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë, dhe një personalitet i shoqërisë civile në vend dhe diasporë”(2015)

DËSHIRË E RE

Dua të shfryj si era
me tallazet pafund të shpirtit.
Dua
të përplasem, vritem,
gjakosem, nxehem.
Dua
të shfryhem,
të mos ngjaj si balonë brengash,
Të lutem me pemët
pallatet, njerëzit,
të shoh ç’formë zbrazëtie marr,
të ngatërrohem pafundësisht,
të puthem me lulet e parqeve,
të krihem me telat e korentit.

Dua...
Sa dua të jem si era!

ORËT

Orët e jetës sime
nisin atje ku mbarojnë.
Orë të zgjatura tërkuzë
Orë të shtyra me zor
Orë të pritura me ankth
Orët e orëve të ditës

Diku më duket se ka ngecur akrepi,
atje tek orë e seminarit.
Orët e prishura duhen ndrequr,
orë që prishen e ndreqen sërish
për të mos u ndrequr më kurrë.

Botime të autores:

Vëllimi poetik: “Mendime në kornizë” (Shtëpia botuese “Ura”, Prishtinë 2012) 
monografi: “Lindur për t’u bërë mjek” (“Gjon N. Kazazi”, Gjakovë 2013) 
studimin gjuhësor: “Vështrim rreth shprehjeve frazeologjike në të folmen e Gjakovës” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2014) 
botim studimor: “Patronimet, mbiemrat familjarë në Gjakovë” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2015)
kritikë letrare e recensa: “Etern’Ars” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2016)
Fjalor enciklopedik: “Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, 1886 - 2017”, në bashkëautorësi me prof. dr. Astrit Bishqemi (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2017)
Vëllim poetik: “Nuk Dashurojnë Perënditë”-(Shtëpia Botuese ADONIS), 2018

PRITJE

Si një lule në gotë
me një aspirinë brenda në ujë
jeton
dhe nuk vyshket,
sepse kthjelltësinë e jetës
ka në shpirt.

Një buzëqeshje të fotografuar
ruan në vetvete.

Vajzë e kthyer në Penelopë
numëron ditët e kthimit 
të mbretit të saj.
“NUK DASHUROJNW PERWNDITW”, wshtw poetik , ndwrkohw nw shtyp, ku do tw ketw fatin jo vetwm libri dhe autorja, por edhe lexuesi i saj ta shohw, ta prekw, pse jo ta ketw edhe “pronw” tw tij, nw Panairin e Prishtinws, nw ditwt e para tw qershorit.
Ashtu si dasmorët nuk mund të rrijnë dot pa u ngritur të kërcejnë kur dëgjojnë këngët e Myzyrit, Bodinit e Qamilit të vogël, ashtu edhe dëgjuesit, kudo në përurime librash, konferenca të ndryshme shkencore, etj, nuk mund të rrijnë pa duartrokitur kur flet AJO-MIGENA ARLLATI 

Iliriana Sulkuqi (Gjatë përgatitjes së Antologjisë me zërat femërore të Qytetit tim-Elbasan)
Brooklyn, NY, 29 maj 2018

VO:

Migena Arllati:
Çmime në letërsi:
Krijimet poetike të saj janë prezantuar në disa përmbledhje Antologjike të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Rumani. 
Në Mitingun e Poezisë mbajtur në Gjakovë në Maj 2013, u shpall si poetja më e mirë e Mitingut, duke u nderuar me çmimin ‘Yllka Domi”; 
“FiloLet 2013” në Zvicër e nderoi poezinë e saj “Jeta ime poezi” me çmimin e dytë në konkursin vjetor ndërkombëtar; 
Në Festivalin Kombëtar të letërsisë për të rinj, mbajtur në Podujevë në gusht 2014, zuri vendin e dytë në gjininë letrare të tregimit me tregimin “Piano”; 
Në Konkursin mbarëkombëtar poetik nё Istog, në dhjetor 2015, triumfoi duke fituar Çmimin e parë “Dr. Ibrahim Rugova” me poezinë “Burri i dheut”;
Në Festivalin e Letërsisë, në janar 2016 në Podujevë, zuri vendin e dytë me poezinë “Ngadhnjim i ri”;
Në korrik 2016, zuri vendin e dytë me poezinë “Idealizëm” në manifestimin letrar mbarëkombëtar “Peja Poetike”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve;
Në shtator 2016 në Klinë, u nderua me Ҫmimin e parë për poezinë “Motiv monologu” në Takimet tradicionale kushtuar reporterit të luftës dhe poetit të ndjerë Tahir Desku;
Në dhjetor 2016 laureohet nga “Albanian Excellent” në Tiranë për angazhimet e shumta në shoqërinë civile, punën e frytshme në letërsi dhe në arsimin shqiptar. 

. Vendimi u mor me votim të hapur nga Këshilli Bashkiak në mars 2015. 

Aktiviteti në shoqërinë civile: 
Drejtoreshë e Fondacionit të gruas intelektuale “Nermin Vlora Falaschi”, Gjakovë;
Anëtare e kryesisë së Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegas” Albania; 
Anëtare e kryesisë së organizatës humanitare të Kryqit të Kuq në Gjakovë;
Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës; 
Anëtare e organizatës botërore “Pentasi B Ëorld Friendship Poetry”;
Anëtare e Institutit Alb - Shkenca me seli në Tiranë, Prishtinë e Shkup; 
Anëtare e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë.

Aktualisht punon si profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë në Gjakovë.

Comments (2 posted):

viron kona on 30/05/2018 12:00:23
avatar
Urime poeteshes Iliriana!
Urime poeteshes Migena Arllati!
Nje prezantim origjinal,i shkruar nga nje poete si Iliriana,per nje kolege te saj,poete dhe drejtuese shoqatash,e perzgjedhur ne sa e sa aktivitete dhe organizime,e ku ne te gjitha shperndan vlera me pranine dhe ndihmesen e saj, me mendime dhe krijime, me dashamiresi dhe humanizem, nje zonje e spikatur plot dije dhe kulture,e emancipuar,e frymezuar dhe me vlera kombetare, jo vetem ne dy kryeqendra tradicionale shqiptare si Elbasani dhe Gjakova,por ne gjithe hapesirat e kombit shqiptar.
Dhe,cdo here e mirepritur, cdo here e duartrokitur.
Edhe nje here urime dhe pergezime!
Me respekt,
Viron Kona
kadri tarelli on 30/05/2018 14:47:31
avatar
Përshëndetje autore e këtij shkrimi me shumë vlera njohëse, pë profesoren Migena Allrati, e cila nuk kursehet për gjuhën shqipe dhe për shqiptari.
Më vjen keq që para do kohësh, nuk mund të jem i pranishëm, në një tubim shkencor në Prishtinë, ku nderohej Znj. Migena, E falënderoj!
Urime!
Miqësisht!
Kadri Tarelli
Durrës

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1