Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | PROLOG...

PROLOG...

Font size: Decrease font Enlarge font
image ANA STERILE

 

 

 

 

 

 

 

ANA STERILE

Nga Fatmir Terziu

 

Në mbretërinë e panumërt të vetëtimave enigmatike

tërheqja e butë e pjesës metalike

diktohet nga duart e mbështjella me doreza plastike,

gishtat e mbërthyer të tyre

gudulisin anën sterile,

në një ngrehinë të bardhë ku mishi

bën bilancin e heshtur,

të pluskimeve të panumëruara të venave,

ndërsa unë ndjek udhën e imagjinuar poshtë lëkurës,

deri në palcë.

Pas heshtjes së butë,

mendja e ngulur në venat e jetës

kuis si karroca e një fëmije

në rrugën me gropa të hapura nga rrufetë e mendjes

dhe rrëketë e syve. E keqja përthyhet nën gërshërë

në dhomën e errët të padukshme

ku imagjinata bën itinerarin e saj në kokë

duke gëlltitur në paradoks

zhgarravitjet metalike deri në kockë.

Nuk ka arsye për t’u frikësuar,

ndërsa mjeku sigurohet që të ka ardhur dremitja,

në një korrije të gjelbër

kanë zbritur perënditë,

përthyhet drita e zbutur e një neoni

ndryshon imagjinatën tënde si natyra me stinët

dhe dritat e gjata të makinave

kur shoferi kërkon të hutojë një dhelpër

në gjuetinë e saj pas errësire

një mjedis ku ndihet shushurritja e pulave

të mbyllura me lloz të hekurt. Vërtet s’ka arsye

unë eci jashtë sferës së dremitjes

mbi një napë të hollë të bendosur në ndërgjegje

ku mendimet kërcasin si në një kashtë të vdekur

që është shtrirë në lëndinën e kësaj vere,

thika është nocion dhe fakt kësaj here.

Fakt: trupi është memec, trupi është mish

dhe drita pothuajse gënjështër reje

në sytë e errësirës enigmatike

ku mbretëron e vetmuar vetëtima e një thike

gjithë natën e gjatë, ndërsa natën jashtë kësaj vere

edhe pemët u shkulmën prej rrufeve,

Ti e dashur, strehës së lotëve i vije qeramidhe.

Pavioni i Kirurgjisë, Saint Georges, E diel, 20 Korrik 2014.


PROLOG

E kuqja është ngjyra e një akti pas anestezisë së gjakut.

E kuqja është ngjyra e ndjenjave të forta,

dashurisë, pasionit, madhështisë, zemërimit, urrejtjes.

E kuqja është stacioni i jetës,

emocioneve, që më mirë të mos i kesh me vete,

më me fat je kur si ke asnjë rast,

por sidomos në një çast,

kur mjegulla hyn në çdo detaj,

e kuqja mësyn në çdo skaj.

Dashuri,

             pasion,

                        zemërim,

                                      urrejtje.

Të gjitha e kuqja i merr me vete.

Ndjenja e shtyn njërën ose tjetrën në një rreth,

shpejt, rrëmujshëm me forcën e metalit,

ne s’kemi fuqi rreth saj.

Dashuri,

           pasion,

                    zemërim,

                                 urrejtje.

Fjalët pulsojnë si pulse të skuqura,

kur metali i mprehtë hyn në trup,

mishi është i dehur,

mishi është mish,

dhimbja stacionohet në tru.

Urrejtje,

           zemërim,

                       pasion,

                               dashuri.

Linja midis tyre është e hollë,

mjaft e hollë vërtet,

në sallën e gjatë, të bardhë e të ftohtë,

gjaku yt shkruhet ‘RED’,

e unë e ndjej, e di

derisa mbi mish lëviz një bisturi.

Pavioni i Kirurgjisë, Saint Georges, E diel, 20 Korrik 2014.

Comments (1 posted):

A. Hysi on 21/07/2017 09:43:35
avatar
Sa emocione bashkë, ngjyrime! Prandaj vazhdojnë te shkruhen poezi dhe të lexohen se dikush që shkruan, dikush që lexon poezi, ka vetin e mbinatyrëshme të sajojë ylberë, në të gjitha rrethanat, në të gjitha vetmitë!
Urime dhe faleminderit që na e sollët për botim.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1