Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | DITËLINDJE CA E VONUAR

DITËLINDJE CA E VONUAR

Font size: Decrease font Enlarge font
image Luan Çipi

DITËLINDJE CA E VONUAR

Nga Luan Çipi

 

 

 

Nuk gjej dot të tjera shanse

Ndaj dhe ulem për të shkruar

Erdhi koha për bilance

Të kujtoj kohën e shkuar.

 

I mbusha tetëdhjetë e tre

Ditëlindje pak e vonuar,

Ca nga shokët, moshë me ne,

Nga kjo jetë janë larguar.

 

I kujtoj me lot në sy,

Minon, Llambin, Sezaiun,

Nexhat Mersinin syzi,

Llazarin dhe Sadedinin.

 

Nuk janë më dhe shokë të tjerë,

Për të gjithë, ndjej dhimbje shumë,

Ishim bashkë, derë më derë,

Më shfaqen për natë në gjumë.

 

S’ e besojmë që nuk i kemi

Duket, sikur janë “me leje”

Dhe ne, te ata do vemi,

Kush është radha? Hajde gjeje!

 

Ka të tjerë që vuajnë shumë:

Prostatë, parkinson, tension,

Kanë dhimbje, rinë dhe pa gjumë,

I shtyjnë ditët në pension.

 

Shkoj drejt fatit me vetëdije

Rrugës caktuar prej Zotit,

I lindur në “Muradije”,

S’e pranoj “Qafën e Topit”!

 

Kam dhe shumë për të parë:

Vlora, “Aeroport Kombëtar”,

Në Skelë, “Port të Ri Detar”,

Drejt Sarandës, “Superstradë”!

 


Vlorë, më 20. 07.2017

Comments (1 posted):

Guri Naimit D. on 11/08/2017 12:48:36
avatar
Te tilla PENA-atdheun lartesojne!

Per TY nuk ka plakie kurre,
Me te lumteren rinore pene
Shendetin tend dhe ne ngrejme,
Gjithnje paraprin me te urtet.
Ty,t'u befshin vitet njemije
Na i duhen te tillet Shqiperise!
Rofsh e qofh e keto mbareshtrofsh,
Me te tilla PENA,atdheun larteson.

Toronto 11-08-2017 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1