Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | QUMËSHTI I LULEGJARPRIT

QUMËSHTI I LULEGJARPRIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vangjush Ziko

QUMËSHTI I LULEGJARPRIT 


Ec dhe bëj hije 
mbi këtë tokë me emër
(për mua shemër).
Hijen ma shkelin këmbë
të huaja për mua,
zogjtë ma ndyjnë me glasat e tyre,
panjat me kurorën e gjelbër
përpiqen të ma ngjyejnë 
me ngjyrën e pranverës
(sikur të ishte vezë pashke
që lajmëron ngjalljen).
Hijen time të mbetur 
mbi kalldrëmin e qytetit tim
si një mozaik antik i gërvishtur
ma shkelin këmbë 
që nuk e njohin fare,
vetëm një lulegjarpri ma mëkon 

me qumështin e saj të hidhur.

Comments (2 posted):

Guri Naimit D. on 05/08/2017 12:07:08
avatar
Nuk ka lindur e z'do lindi njeri, te "NDYJE"bemat e Tua,profesor i nderuar.
Fjala yte fjale ZOTI.Pac pleqeri si po e perjeton tere prodhitamri, ani se me dhimbie emigracioni;kete e di.
Ju kam ardhur prane,sa te mar veten(si bashkekohesi Ju jam),te bej kilometrat efundit drejt jush,tashme,ERE ATDHEU sjell.
Mire u takofshim EMBLEMA e MIRESISE!

Toronto 05-08-2017 Guri Naimit D.
Dhimiter M. Xhoga on 08/08/2017 22:28:27
avatar
"Korca-MONUMENTI i shpirtit ATDHETAR"
Nga Vangjush Ziko.
(Penes-ATDHETARE-Vagjush Ziko!)
Dh.M.Xhoga.
Dihet,emigracioni sidomos per te moshuarit,ka privacionet e veta,deri ndeshkimore.Per ta perballuar ate "ndeshkim",meren masa;se pari,mbahet "trinitrina"si ndihme shpetuese...
Une sot mora nje"trinitrine" te tille origjinale,sa mbritur ne Toronto,me romanin "KORCA"(qyteti dhe kujtime,)te veterani krijues, te mirit dhe te shumenjohurit Vangjush Ziko.
Nuk eshte e para "trinitirine"e tij,besoj jo vetem per mua 82 vjecarin, pasionuar pas vepres tij.
Nuk jam i atj niveli te bej nje recension te ketij libri,prej 451 faqesh,deri me illustrime fotografike dhe dokumenta,ndaj po ju sjell pjese te krijimit e tij;"MONUMENTI i shpirtit ATDHETAR",ai qendisur ne faqet 2013- 2016-te,shoqeruar me fotografi monumentale.
..."Korca ka plot monumente:monumente te natyres malore,monumente arkeollogjike, arkitektonike,monumente historike te derdhura ne bronx,sic ka dhe monumentin unikal te ABD-se,ate te shpirtit te saj lirik,Serenades;ka dhe monumentiin e pagezuar me emrin Kori "LIRIA",te quajtur dhe Kori karakteristik apo"Kori i Pleqve".
Nje monument,zakonisht,lartesohet mbi nje piedestral.Piedestrali i ketij monumenti kane qene dhe mbeten,skena dhe sheshet korcare,ne te cilat ky Kor,ka gati nje shekull qe ngjitet ne to.
Ky monument eshte nje "monument"prej tingujsh dhe fjalesh te lidhura natyrshem nga nje ndjenje e fuqishme e thelle dhe dhe e qendrushme njerzore, eshte nje grup i organizuar kengetaresh dhe istrumentistesh,qw drejtohen nga dirigjentet.Dirigjentet e tij,ne jete,kane emrat:Ilo Mosko,Thoma Nasi, Sotir Kozmo,Anibale Paskuale,Mihal Ciko,Kristo Kono,Kostaq Osmanlli,Pandi Bello dhe Jorgaq Nano.
Koristet e ketij kori,e kam veshtire t'i numeroj te gjithe,jane kengetare prej kater brezash;kete deshmon edhe vete emri,qe i eshte vene."Kori i Pleqve",qw eshte deshmia e jetegjatesise se tij;ata kengetare apo soliste jane rrjeshtuar ne radhet e tij qe te rinj dhe jane thinjur duke kenduar,per t'ia pasuar stafeten brezit te ri,qe i ka zevendesuar,tenore e bas-w, nje buqete e mbrekullushme serash te kultivuar dhe te harmonizuar.
Poetia Xhuliana Jorganxhi,ne librin e saj:"Gaqo Jorganxhi dhe Grupi Lyra", radhit formacionin klasik te ketij kori, qe e quan"dymbedhjete apostujt":Tole Adhami,Ilo Moska, Raqi Treska, Sotiraq Floriri,Vaske Xherahu,Thoma Frasheri, Llazi Tiku,Koli Kondakci,llambi Ziko, Ligor Mele,Andon Bitri,Kostaq Osmanlli, dirigjent-orkestrante:Kostaq Kota, Vangjush Tushi,Niko Cavoli,Kico Venetiku ,Ilo Duro.
Qe te kendosh bukur,duhet gryka te jete e "lare",qe tejzat e saj te dridhen nga perkedhelia me e lehte e akrit,qe del nga gjoksi.Duhet pra,te kesh nje dhunti hyjnore,talent.Keta kengetare dhe instrumentiste te talentuar,nuk i mlodhi ne kete kor vetem talenti as perfitimi financiar;ata u mblodhen vullnetarisht pa kerkuar asnje shperblim material;ata erdhen ketu;thjesht per te kenduar ashtu sic kendojne edhe zoqte kengetare ne pyll.Ata ishin zanatcij apo cirake, rrobaqepes,jorganxhij,kepucare,samarxhinj,mekanike,nenpunes,tregtare,farmaciste, profesore muzike,piktore;Ishin njerez me nje pervoje dhe dashuri te madhe per punen,kishin nje pasion i cili e percaktonte veprimtarine e tyre ne cdo drejtim.Pra ishin njerez me talente dhe me pasion.Dhe jo vetem kaqe.Ishin te pasur shpirterisht,me virtutet te krijuara dhe trasheguara brez pas brezi, ne familiet e tyre dhe ne rrethin shoqeror qytetar.Ata ne cdo periudhe i ka ngritur ne skene;talenti,pasioni dhe tradita.
Keta korista dhe istrumentalista te ketij Kori Monumental,ishin mbi te gjitha,bij te nje qyteti qe kishte e krijonte cdo dite historine e vet: Monumentin e Ushtarit te Panjohur me pushken e bronzte,qe i bie ere baruti, apo Shtepine Korcare te lyer gur me gur me gelqere te bardhe,ne bankat e sa ciles u ul per here te pare kombi per te mesuar gjuhen e vet te shkruar.Derdhi ne bronx;birin e mencur e trim,Themistokli Germenjin,i cili nuk u pergjunj,por i dha komanden me gojen e vet skuadres se pushkatimit.
Keto historii frymezonin keta korista qe te mbronin me kenge,atdheun dhe kombin e vet.Jo me kot,data 22 Tetor i viti 1922,dita e koncertit te pare publik zyrtar,eshte quajtur prej tyre e barabarte me diten e shpallies se Pavaresise Kombetare.
Themelet e ketij Kori Monumental u hadhen qe ne vitin 1917-te,nga shqoqeria e pare muzikore,qe ishin"Djelmeria Korcare","Shoqeria e arteve te bukura" dhe nga koret e kishave te qytetit.
Ardhia ne vitin 1920-t e Bandes"Vatra" dhe e kompozitorit Thoma Nasi,i dha nje shtyse te re kesaj nisme dhe bashke me Mihal Gramenon,Spiridon Ilo,Koli Rodhen, Mihal Bellkamenon e tjere,u bene "kostruktoret"letraro-muzikore te ketij Kori Monumental.Fjalet dhe tingujte e tyre jane skalitur ne faqet e "piedestralit" te tij si postulate shpirterore patriotike:
"Keto shkonja jane te arta,ne i duame/"sot lipset me flamure malit te dalime"/,"o trima luftetare ,ju bijt'e Skenderbeut,/kerkoni ju shqiptare, lirine e memedheut"/."S'ka me te embel kur vdes shqiptari per vendin e tij", ."Dua me shuemShqiperine,qe ti veje puna mbare dhe perjete ta kete lirine".
Si nje flad i lehte lirik rreth ketij "monumenti"patriotik degjohen melodite e embla ne vargjet:
"O ku kullosin shqerkat","rrjeth Burimi i Cardhakut","te vije prape muaji Majit, te dalim prape rrezes se malit".
Kur kori "Liria"numeron ne repertorin e tij rreth 200 kenge patriotike, lirike, satirike te kenduara gjate 95 vitrvr te jetes tij:ne Bashten e Themistokli Germenjit,ne Palestren"Leku i nxenesit" ne kafenene"Splendi plak",ne Mejestik, ne skenen e Teatrit "A Z,Cajupi"apo ne Pallatin e kultures s qytetit;"studia" e tij e perhereshme e provave te palodhurra;numeron koncerte te panumerta ne data te ndyshme historike apo festime solemne,ne pritie vizitoresh te huaj te
nderuar.
Kori "LIRA"ka qene dhe mbetet stolia e qytetit ne cdo kohe dhe ne cdo sistem, nje kor monumental,Monument i Shpirtit Atdhetar Korcar."
..Te tera i ka thenr Vangjush Ziko, veterani i arsimit dhe kulture Korcare sa mbare vendit,qe dhe sot prag te 90 viteve jete aktive,ani se ne emigracion, pena i VLON.
Jete te gjate i nderuar Vangjush Ziko,simbol i Rilindasve atdhetare.

Pasues veteran 82 vjecar

Toronto 08-08-2017 Dhimiter M. Xhoga

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1