Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | MAKIAZH

MAKIAZH

Font size: Decrease font Enlarge font
image QAZIM SHEHU

QAZIM SHEHU

MAKIAZH

Për tonin e të kuqit në buzë,

Për trillin e buzës që s`u puth,

E ngrita  vargun lule në udhë,

Për puthjen e ajo u rrudh.

 

Për ngjyrën që u ngjye me nge,

Dhe dogji aty si flakë,

Puthjen e ardhshme që fle

Në helm , pak e nga pak.

 

Kur ta japësh me nxitim,

në buzën e faqen  që do,

kaq bojë harxhohet me teprim,

kaq flakë që  përvëlo.

 

Kur puthja mungon, e kuqja

E ngjyrës që del nga tubi,

Të bën ty si nusja, e bukura,

Që ,së pari e zu turpi.

 

E kuqja ethet të ngre,

Zbret e ngjitet në mollzë,

Dhe ti harruar e ke,

Buzën e njomë,

 

Sa shpesh ajo mbuloi.

Ngjyrën e brishtë të mishit,

Si një flakë erdh e shkoi,

Kërkon puthjen që ishte…

 

PËRTEJKOHË

Harbova në ftohtësi,

Në përtejkohë.

Aty në një  breg rri

Syri çfarë mund të shohë,

Pallate të gremisura,luks

I ndryshkur nga  mburrja

Mizori hordhish  në pus

Të shuarjes

Mbuluar nga lloha

E harrimit dhe vuajtjes.

Dhe pashë rrënimin,

Rravgimin

E kotë të ca njerëzve

Shkëlqimin e humbur

Të mbretërve,

Këtu në përtejkohë

N`sa kohën e vet kishin ndalur

Si me dorë…

 

 

HARRIM…

Sëmundje  harrimi

Vaj trishtimi,

Bimë e tharë,

Brymë indifference,

Kudërmim i vetmisë

Prej ndenjes.

Dhe i themi  sëmundje

Atij që jeton më gjatë

Harrimit…

Duke harruar

Si na mbaron

Shëndet i lumturisë

Prej harbimit..

ATY KU NATYRA PENDOHET

Aq lule sa mbinë për ty,

Klorofil të jetës duke shtuar.

Më ngjan se i ke në sy

 O moj vetullharkuar.

Dhe aq përrenj që rrjedhin

Shpatit të malit,

Në të qeshurën tënde bredhin;

Në dhëmbët e tu shndrisin

Cipat e shëndtshme të kallzave…

Aty ku natyra i afrohet

Modelit më të bukur të saj,

Për një çast zë pendohet

Dhe i zhvesh stolitë nga vjeshta në maj…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1