Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | Prijësit

Prijësit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Shefqet Sulmina

 Prijësit


...Njëri nga Princat Trojan i kishte marrë buallicën mbretëreshës së fisit dhe i kishte lënë vetëm buajt. Ndërsa tjetri kishte dhënë diplomat e para ndër fëmijë, që me mburrje i mbanin të varura si dëftesë diturie dhe ai i mbante veshët ulur se kishte mbetur për vete Derr. Për këtë arsye dilnin të tërë herë- herë buzë detit dhe duke qeshur ngacmonin njeri-tjetrin se çfarë do të bënin me bastet e vëna. Paguan pesë dhe hyn në lojë, por duhet të paguash njëqind për të dalë jashtë saj. Me se do ti merrnin lo-pet dhe bualli-cat dhe derrin? Sidomos një derr ç'u duhej? Në Trojë njiheshin dy lloj derrash, ai i butë dhe ai i egër. Më këtë të fundit ata nuk kishin punë fare, ndërsa me të parin, kishin që çeke më të. Por edhe me lopët, kur i shihnin ashtu të pa ngrëna e pet, dhe kuptonin pse lopët(lo,pet) nuk jepnin qumësht, sepse ose nuk kishin të hanin, ose ishin shumë të vjetra, kishin punë që ç'ke me to... Edhe buallicat, që u kishin mbetur vetëm cicat, nuk u duheshin për të njëjtën arsye, por që edhe me to kishin punë që ç'ke me to. Problem ishte derri i mbetur në dorë dhe ishte derr i but, pasi fëmijët patën marrë diplomat dhe i patën lënë dopjo gjashtën në dorë, pra nuk kishin punë më me të. Në marrëveshjen demokratike të Bashkimit të Trojeve, Troja pati pranuar kërkesën demokratike të derrit, që të jetonte me ushqimet e tepruara të njeriut, ose po të thuhej ndryshe me lojën e dominove. Lojë kjo, të cilën Prijësi i vërtetë i fisit e mësoi aq mirë, sa po të vazhdonin të luanin ende kishin frikë se do bëheshin Derra të tre. Kësaj në Trojë i thoshin, të vesh për lesh, e të dalësh i qethur... 

-Si një e një që bëjnë dy ,- i tha Prijësi i Fisit, Prijëseve për Prijësin e Derrit që fitoi derrin, - derri u takon juve ta merrni dhe do ta merrni. 

Kur u ndërtua Troja, përveç derrit pati dalë edhe problemi i qenit. Qeni u betua se do të ruante kafshët nga Ujku, dhe të gjithë, pas betimit të tij pranuan që të mbanin në shtëpi një qen (për cilindo që donte). 

Të tre Prijëset e Trojës, patën lënë një qen për tu ruajtur “penelopat”, pasi një grua nuk mund ta vriste dot ujkun. 

Po kështu kishte një derr që fluturonte sa në një derë a në një tjetër në çdo lojë dominoje që bëhej atje. Por që të ktheje një Prijës Trojan, nga Derr, Derr në Trojë ishte turp. Kjo vërtet ishte jo për të qeshur, por për të qar... Loja e dominosë që bërë publike në Fisin përtej oqeanit ku zhvillohej kjo ngjarje nga ku nuk mund të luheshin dredha sepse të bënin geg-mek, pasi me kohën e gjatë që ata kishin ndenjur aty për faj të Njërit prej tyre, që humbi me fëmijët duke u bërë Derr, u kishin mësuar lojën e shahut tërë të tjerëve, popullit të fisit dhe kjo gjë u bë rregull, diktat. Por që të lozje shah pa mbretëreshë të Vërtetë, por me një mbretëreshë sa për lojë, dhe gjithashtu, të ishe Prijës i barabartë, siç ishte Prijësi i Vërtetë i Fisit, ishte diçka krejt ndryshe, ose e pamundur. Me gjithë keqardhjen e Prijësit të Fisit, për Prijësin Derr i Trojës për Diturinë, i bërë nga fëmijët, Derri tjetër prej mbretëreshë së tij, pas pak u kap shah mat, edhe mbreti tjetër Trojës, nga prijësi origjinal i Fisit mikpritës.

-Si është e mundur! 

-Shah mat! - tha Prijësi i Fisit - pa u tutur nga vend-imi. - Është për ty kjo fitore, tha ai duke i rënë barkut të tij të madh me dorë, duke ju drejtuar prijësit të Trojës. Ai donte të thoshte nga ana e tij, që tani ai duhej të rrinte aty me të, pra duhej të ishte i lumtur. Po kush? Ai apo trojani? Trojani në gjoks mbante shaminë që ja kishte qëndisur princesha e tij e vërtetë me fije liri të butë, para se ai të nisej. Prijësi i Fisit nuk e dinte, pasi ai nuk ishte larguar ndonjëherë nga toka e tij, dhe nuk kishte dike tjetër që ta priste diku larg. Prijësi origjinal mendonte se ai, i ardhuri nga larg, që e respektoi, duke e bërë njëlloj si vetën Princ, madje me mbretëreshe sa për lojë, sepse shtrojë/mbuloja e lëkurës së buallicave, më të cilën, ai pasi ja frynë shokët, pati ënde të ftohtë, nuk donte të rrinte. I kishte të gjitha, i kishin dhënë për të ngrënë e për të pirë, i kishte dhënë çdo gjë deri edhe kurorë të blertë martese me njërën nga më të bukurat mbretëresha të fisit sa për lojë që ai mos të kishte të ftohtë. Dhe e pati bërë, siç ishte vetë ai, Prijës, atë dhe dy miqtë e tij. Por ardhja e trojanit ishte arsye, dhe arsyeja nuk ishte lojë, mbretëresha që zgjodhi ai, ishte e bënte lojë. Ai nuk kishte mbretëreshën e vërtetë që e kishte lënë me kalem në trojet e tij. Nga të gjitha gjërat që kishte mbetur pa mësuar ky prijës, ishte pikërisht arsyeja në njëqind për qind të thënies së saj. Ai nuk e kuptonte se dashuria e bujaria e tij ishin pikërisht arsyeja, por në fjalën arsyeje ishte edhe vetë kuptimi i thirrjes për tu nisur sa më shpejt. Ky ishte problemi serioz ose Çiftelia. Çifte loja ishte tjetër gjë dhe ishte për të qeshur.

Problemi tjetër i madh ishte sepse në kthimin e trojanëve në trojet e tyre pa Mbretin e Vërtetë, nuk dinin se çfarë ti thoshin popullit dhe kafshëve të Trojës për mbretin e kapur “shah mat”. Mirë që fituan e pinë Penelopat, Lopët dhe gjinjtë e Buallicave, zbuluan e morën Bimën Aloe, morën Derrin e Diturisë dhe Derrin e Tekut, por si ishte e mundur që të ikej pa mbretin e Trojës në Trojë? 

I Pari i Fisit, që fitoi Mat-Atë, organizoi një festë madhështore. Ftoi edhe fise të tjerë aty rrotull kufijve të tij dhe u tregoi historinë e lindjes së kësaj feste. Tregoi me gisht të adhuruarit që vinin nga larg. Tregoi për lojën e Bimës Aloe që për ta ishte e thjeshtë, por po të merrej për bazë dita e parë, kur u panë bashkë me të Adhuruarit e tanishëm dhe të ardhurit e mëparshëm, atëherë kur rrinin të dy fshehur nga frika, sepse nuk ishte aq e thjeshtë...,kishin mësuar shumë nga njëri tjetri. Kishin mësuar se dikur e diku, kishin qenë bashkë dhe flisnin të njëjtën gjuhë, tani prapë u poqën, u njohën dhe arritën edhe të luajnë “lojën” e dominove dhe së fundi të “shah matit”. 

-Ne, - tregoi ai me dorë duke përfshirë edhe të Adhuruarit Princër formal një lloj si ai, - po festojmë sot dhe ju e dini arsyen. 

Lopët dhe buallicat ulën kokën. Ai, i pa edhe ato, vetën, edhe të tjerët dhe uli edhe vetë kokën, sepse është e vërtetë që ai piu 16 sisë, por a patën a nuk patën qumësht ato, atë e dinin ai dhe vetëm buallicat. Po kështu edhe lopët e vjetra që piu trojani. Logjika të çonte se ata nuk kishin pirë gjë. Të gjithë brohoritën me njerëz e me kafshë. Ishte mbrëmje dhe gjithçka deri në rivierën e oqeanit ndriçonte nga zjarret që era u frynte lehtë dhe pasqyroheshin lartë në qiell, e nga atje rrëzoheshin e shuheshin prapë, sa në tokë e sa në oqean. 

I Pari i Fisit, u vuri gishtin buallicave që u piu 16 sisët dhe pa se tre prej tyre u hoqën vetë mënjanë... Njëri nga Trojanët që luajti me të dhe i ra dopijo katra, hoqi vetëm njërën nga lo-pet ...po ku e hante Mbreti i fisit dhe lopët e reja, kështu që lopët e vjetra dolën edhe ato mënjanë...

-Mbreti i Fisit ju drejtua prapë mbretit të Trojës: 

-Shah, po ta mbajt?! Je mat! 

Nuk kishte asnjë arsye dhe mundësi që ta shante. Rreth e rrotull brohoritjet dhe urimet e njerëzve dhe kafshëve të fisit po përpinin dhen' nga gëzimi që mbreti i tyre fitoi, pikërisht ndaj atij që i mësoi se si kapeshin mbretërit, pa humbur asgjë përveçse vetëm dy tre nga kafshët dhe ndonjë mbretëreshë sa për kurorë. Ishte e pamundur të shaje Mbretin e Truallit para njerëzve dhe kafshëve të tij, ndaj mbreti i Trojës, ju lut fituesit që të dilte edhe ai bashkë me miqtë e tij, të cilët qenë bërë më parë se ai Derra, mirëpo mbreti i fisit nuk pranoi i shkeli syrin e majte dhe e mori mbretin e Trojës dhe e futi në xhep. 

Mbreti i Trojës duke e parë ngushte vetën në xhepin e Mbretit të Fisit, por duke qenë në xhepin e tij, po prapë si mbret dhe mik, pasi me ardhjen e tij në këtë Fis dhe Truall, nuk kishte ardhur me ushtri, me njerëz e kafshë, për të cilët mund të shtrihej, por thjeshtë me dy miqtë e tij për miqësi,  që tashmë qenë bërë Derra. Ai, duke i shkelur syrin e djathtë mbretit të fisit, ju drejtuar si atij, njerëzve dhe kafshëve duke u thënë: 

-Pra, është e vërtetë që jam mbret i zënë, Mat... (Në gjuhen shqipe dy fjalë që përdorën shpesh midis njerëzish janë “faleminderit dhe mirë mëngjes”. Në fjalën e parë tregohet që ti ti falësh një nderi që të bën një tjetër. Që ti falësh për këtë nder, është e natyrshme, por duhet menduar se si është ky nder. Prandaj fjala është paksa e vështirë dhe të vjen ta përdorësh rrallë e me vend). Kjo kuptohet deri diku në fjalën tjetër “mirë mëngjes”, që do të thotë veri mirë “mend gjës...”,(gjerave...) 

-Pra, Mat!- përsëriti ai,  burrë, i bardhë, ardhës, por jam i adhuruar, sepse nuk jam zë i mitur, por jam za i rritur që mbroj të drejtën e arsyes. Ju keni të drejtën tuaj, por e drejta juaj kundër arsyes, nuk është arsye. Unë nuk erdha për tu ngatërruar në rrugën tuaj dhe jetën tuaj... Erdha për të ndarë dy mijë vjetët nga koha që jeni ndarë ju nga ne. Sepse ju keni komanduar edhe kohën që ne jemi përmalluar për ju dhe ju nuk e keni kuptuar pse po tallemi bashkë në këtë festë të mrekullueshme.

Mbreti i fisit, vuri buzën në gaz. 

-Ju mund te vazhdoni sepse jeni te lirë për të bërë papagaj! Është kohë tjetër dhe iluzioni është lojë fëmijësh dhe jo papagajsh. 

-Ti je vërtetë Derr, - i tha Mbreti i Fisit, - është e pamundur, që të mbash Derrin në xhep, Prandaj unë po e mbyll kutinë e shahut dhe e përqafoi siç përqafohen dy Derra të Butë. 

E gjithë kjo marrëveshje do të mbulohej me lëkurat e buallicave, ndaj morën lopët e vjetra kockë e lëkurë, i frynë, ua hoqën kockat e mbetur nga kockë e lëkurë nëpërmjet qafës, i lagën me ujë oqeani të kripur, i kthyen nga e mara në të mbrapshtë, duke lënë atë pak lesh lope brenda, dhe i mbushën me tre Derrat Trojanë. U lanë vetëm duart dhe kokën jashtë dhe një lopatë, më të cilën qenë nisur nga Troja. Njerëzit dhe kafshët e fisit kishin frymë dhe dashuri sa të duash, ndaj lëkurat e buallicave, u bënë kacek nga fryma e tyre miqësore ndanë zjarrit, pastaj nga ದನದ gjedh, u bën gjeth të lehtë dhe u ngritën. U ngritën dhe u ngritën në qiell. U ngritën në qiell dhe era i shtynte, pastaj i mori me vete nëpër re. Në ndërlidhjen e gjymtyrëve të lopëve, me tre Derra Trojan brenda, kishin shtruar gjethe të thata palmash, kishin varë, banane, e koko... 

Kishin ardhur me këmbë, herë herë me lopatë e çanin rrugën, herë herë me barkë, dhe po ktheheshin me qilim të artë, lart në qiell. Era i shtynte. Dy flinin. Kur lodhej njëri i zgjaste tjetrit lopatën nëpërmjet bishtit. Asgjë nuk kishin marrë me vete, përveç disa farëra bimësh, futur nëpër xhepa të gjymtyrëve të lopëve, lopatën që patën me të cilin mbanin drejtimin dhe për të mbajtur gjallë shpirtin me banane dhe koko. Gjithçka ishte e lidhur me erën, me lopatën dhe bishtin. Po të humbnin erën rrinin. Po të humbnin lopatën, humbnin drejtimin. Po të humbnin bishtin nuk dinin ku do iknin, ndaj sytë, sidomos kur vinte nata ja vunë dhe kurrë s'ia ndanë Agavisë, yllit të Agimit. 

Së pari kërkuan malet e Trojës, pastaj liqenet dhe lumenjtë. Nuk dukeshin Liqenet e Lurës, as Liqenet e Dumresë. Ishin sipër reve dhe dukeshin vetëm majat e maleve.

 I pari tha :

-Qenka përmbytur krejt. 

-Vetëm majat e maleve paska mbetur, - tha i dyti 

I treti: - sa një samar Kali për tu ulur. 

Për ta ishte përmbytja e madhe. 

-Ku qe ti? - pyeti i pari të dytin. 

-Në Balon, - tha i dyti, 

-Po ti? - i treti të parin. 

-Edhe unë, - tha i pari, në Balon. 

-Po ti? - prapë i pari të tretin. 

-Në timon me Balon, - tha i treti. 

Po zbrisnin duke qeshur me të tretin që kishte ndenjur me të tijën, në Balon dhe me lopatën (timonin).

fragment nga romani "Nëntë Mollët e Omerit"

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1