Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | GRANADA MAJA

GRANADA MAJA

Font size: Decrease font Enlarge font
image MIKHAIL ARKADYEVICH SVETLOV 1903-1964

Svetlov ka lindur në një familje të varfër çifute. Ka botuar që në vitin1917. Anëtar i Komsomolit që nga viti 1919, Svetlov u dërgua në Kongresin e parë të shkrimtarëve proletarë në Moskë në vitin 1920 dhe mori pjesë në Luftën Civile ruse si një pushkatar vullnetar në të njëjtin vit. Dy vjet më vonë, Svetlov botoi pëmbledhjen e tij të parë me poezi, “Binarët”. Tema kryesore e veprave të tij në 1920 ishte Lufta Civile ruse. Ndoshta poezia më e njohur e shkruar nga Svetlov, është “Grenada”, botuar në vitin 1926. Midis 1927 dhe 1928 ai ka studiuar në Universitetin Shtetëror të Moskës.

Një nga veprat më të rëndësishme të Svetlovit, nga 1930 është kënga e Kakhovkas, e cila u bë shumë popullore midis ushtarëve sovjetikë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas 1935 ai u kthye në dramaturg Svetlov, duke botuar disa drama, para 1940 dhe pas luftës.

Midis 1941 dhe 1945, Svetlovi ishte i dërguari special i Yllit të Kuq të Frontit Leningradit, dhe gjithashtu ka punuar nëpër gazeta të tjera para Sovjetike. Puna më e rëndësishme e kësaj periudhe ka qenë një poemë monolog e stilit italian Kryq, plot ëndrra për paqen dhe vëllazërimi të popujve.

Pas një intervali prej rreth 14 vitesh, gjatë të cilave vetëm Svetlov shkruante komedi, ai ka botuar disa koleksione me poezi, duke përfshirë Horizont dhe Kuti kamionçinë. Ai gjithashtu më1958, shkroi këngën për filmin e animuar I dashuruar bukur. Në vitin 1967 ai u nderua me Çmimin Leninit pas vdekjes për vargjet e librit të viteve të fundit.

Granada është një qytet spanjoll, kryeqyteti i provincës së Andaluzisë. Ajo është shumë afër maleve të Sierra Nevadës, të vendosura në bashkimin e dy lumenjve: Darro, një kontribues i Genilit, dhe Genilit vetë.

GRANADA MAJA

   (Granada ime)

Me hap marshimi ne,

Luftëtar’ me nam,

Këngën Jabločkaja
valvitim ndër dhëmbë.

 

Ah, këtë këngën

E ruan, o stepë,

Vetë malakita  

E barit të blertë.

 

Po një këngë tjetër

Të një toke zjarr

Dikush  atë e solli    

Me vete mbi kalë.

 

Këndon  duke parë

Këtu, atje, gjithҫka:

«Granada, Granada,

Granada majà!

 

Këtë këngë ai

Bukur e këndon...

Po vuajtjet iberike

I njeh, i kujton?

 

Hej Aleksandrovsk,

Kharkov më tregoni:

Në gjuhën spanjolle

Ka kohë që këndoni?

 

Oh thuamë, Ukrainë,

Mbi grurin e verdhë

Taras Shevchenko

A shtrihet si njëherë?

 

Pse i këndon o mik

Këtij qyteti, pra:

«Granada, Granada,

Granada majà

Ngurron pak djaloshi

Dhe pastaj ngadalë:

- Granadën-përgjigjet-

Në libër e kam parë.

 

Granada përgjithmonë

Në Spanjë e ndërtuar -

Ka emër  të bukur

Krejt e nderuar!     

 

Shtëpinë e lashë  

Se  dua të luftoj

Se tokën kolonve

Dua  t’u dhuroj .

 

Do shkoj tek të mitë,

Në dashtë  Zotit pra !

«Granada, Granada,

Granada majà                         

 

Vraponim të luftonim,

Të kuptonim thellësish

Gjuhën e krismave -

Të betejës sigurisht.

 

Dielli lindte

Edhe perëndonte,

Edhe pse i lodhur

Kali galoponte,

 

Këngës Jabločko

Me harqe- rënkuese

I binin të gjithë

Violinat vajtuese...

 

Po ajo këngë ҫ’u bë,
Mbaroi ajo tashmë:

«Granada, Granada,

Granada majà                                

 

Goditur në gjoks

U shemb, mbi tokë

Shoku i shtrnjtë

Shalën e la bosh.   

 

Dhe trupin ia puthi

Me përndritje hëna,

Dhe nga buzët doli;

Vetëm fjala «Grana...»

 

Në tokë të largët,

Mbi re ku rri tani

Me vete ka marrë

Këngëzën e tij.

 

Që atëherë askush

S’ia dëgjon më:

«Granada, Granada,

Granada majà!».

 

Luftarin e vrarë

S’e pa reparti dot

Po këngën  Jabločko

E këndoi të plotë.

 

Vetëm nga qielli

Mbi agun-kadifè,

Nga një re e vogël

Lotët çurg... rrëke...

 

Por këngë të reja

Ngriti jeta mëmë...

Djema,  nuk ia vlen,

Të vuani për një këngë.

 

Nuk ia vlen, nuk ia vlen,

S’do t’ia vlejë më, pra ...

Granada, Granada,

Granada maja!

(1926)

 

***

 

Një ditë poeti Semyon Kirsanov lexoi poezinë Granada. Ai e pëlqeui shumë, shkoi shpejt te Majakovski dhe i dha tekstin e poezisë Granada. Disa ditë më vonë u zhvillua një mbrëmje nga Majakovski në Muzeun e Politeknikut. Dhoma ishte e mbushur pot e përplot. "Unë qëndroi në këmbë – do të tregonte - në vitin 1957 Svetlovi - isha i lodhur dhe shkova në shtëpi, pa pritur fundin e mbrëmjes, por një fqinj im që qëndroi deri në fund të mbrëmjes më tha: - Pse ike pa mbaruar mbrëmja? Majakovski recitoi përmendësh poezinë tënde Granada!

Më vonë ai e lexoi atë në shumë qytete. U bëmë miq. Një ditë Majakovski më tha me buzëqeshje: - Svetlov! Çfarëdo që shkruaj unë, nuk ka rëndësi, të gjithë më quanjnë Re në pantallona. Kam frikë se e njëjtë gjë do të ndodhë edhe me Granadan tuaj.

    Ishin fjalë profetike. Secili nga të njohurit e mi të rinj rinj, menjëherë më thotë: - Ah po, Svetlov! Granada! Nga njëra anë ndiej kënaqësi, por nga ana tjetër është për të ardhur keq që pas 40 viteve të veprimtarisë sime letrare, unë identifikohem si autor i një poezie të vetme

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1