Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | Instikt

Instikt

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

Instikt

“Në art, ashtu si në dashuri, instinkti është e mjaftueshmja”. (Anatole France)

Nga Fatmir Terziu 

 

Mes degëve ti zbrite. Zjarr 

i femrës së hutuar me fustan të kuq,

pikëza të rrëshqitën nga vesa plot dritë,

lëbyrëse sytë u kacafytën, kanë huq

dhe sërrish më ike, ishte vegim,

kishe shfletuar ndoshta sytë e mi qull,

pergamenat e tyre epshore, shpirti im,

e di, heshtjet që përplasen janë perceptim

e bekojmë instiktin të gjithë. 

 

Ndalo, të paktën të dëgjoj lirikën e degëve,

fërshëllimën e flatërzave që t’i ndrit dielli,

në turrën qiellore të syve të rreme,

shkriu kupa e shëndetit tënd dhe timit,

mëngjeset e pikëllueshme u bënë melheme,

zhurmshëm nëpër fërfëritje të dëgjoj ritmin,

kjo zgjat dhe më tërbon deri në mbrëmje,

kur ndjej se ti kacafytesh me bulkthin. 

 

Nëpër mjegull ndjej krahun tënd të ngjyer,

lotërrëke mbi oqeanin e ëndërrave,

fluturon ëndërra përkore e pakryer,

bastuni i ajrit godet ardhjen tënde,

mendja, moj mike, mbeti xhaketë e shkyer,

në gjuhët e botës së përçudnuar, 

dhe ndez mes yjeve qirrinj përlutjesh,

kjo përhumbje nga asgjëja e përqafuar. 

 

Në qelizat e tua të tejdukshme një lum,

prapa murreve të lashta një këmbanë,

në trupin tënd ka vetëm zhurmë...

e ndjej unë, e ndjen edhe ti atje matanë.

Dëgjomë! Kjo këngë që shtrëngon pendët e mia,

është gjetur në mesin e degëve që dirrigjojnë,

instikti lindi vërtet nga vetmia,

por u bë mbret nga dashuritë që lëndojmë.

Comments (1 posted):

Zija Çela on 14/07/2017 22:25:50
avatar
E kam pritur kete nivel prej teje, Fatmir i dashtun. Lexova tekstin, por ndjeva dhe nentekstet. Perqafime.
Zija Çela
Tiranë
Urimet më te mira dhe per dekorimin e merituar

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1