Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | QILIMI FLUTURUES

QILIMI FLUTURUES

Font size: Decrease font Enlarge font
image Shefqet Sulmina

   

QILIMI FLUTURUES

-vijim-

-Po vajza? 

–Vajza u bë diell dhe ndriçoi botën. 

–Deri këtu? 

–Jo historia vazhdon: - dibrani shpiku barutin dhe vrau hutin.... 

-Jo, mos u largo shumë dhe më tërhoqi gotën: “Gjella me kripë dhe kripa me karar” 

-Mirë nuk po largohem, të nesërmen të tre miqtë u nisën në këmbë. Erdhi një moment që u kapluan nga lodhja. Vajza mollëkuqe i shihte dhe njërit i i çoi ndërmend lakun për të zënë dhe zbutur kalin, tjetrit lopën me viç, për të pirë dy sisë nga katër të saj. Tjetrit i tregoi elefantin, por ky i fundit nuk e pranoi, pasi dy miqtë e tij do të ishin më të shpejt. 

Dy miqtë, njëri në kalë (Demokracia e Trojës e pranonte që kali për të mos qenë parazit i botës kishte pranuar ti shërbente njeriut...) tjetri piu lopën, dy i pinte viçi dhe... kjo kuptohet. Por këta miq kur panë që i treti nuk mori elefantin i than: O qorr, o rrotë nuk e sheh...elefantin?

-Nuk jam rrotë, tha ai, rrota jeni ju! dhe mori një degë ahu, e rrotulloi rreth vetës dhe u bë vërtetë rrotë, dhe a-hu u bë erë. Mbërriti i pari në Itake. Vajza mollë-diell, kur e pa u “habit” dhe e pyeti për dy shokët e tij. 

-Janë mirë, - i tha ai, - njëri është në kalë, tjetri piu lopën, unë bëra rrotën. 

-Por Vajza i shihte të gjitha? 

-Po. 

-Çfarë po shihte, - tha Vjosa, - duke më hyrë në gji. 

-Burrin me kalë, burrin me lopë dhe burrin rrotë që po shtynte rrotën lart në mal. Ndaj i foli burrit që donte të ngjiste rrotën në mal:- Mjaft! 

-Pse? - e pyeti burri me rrotë, ish dikur me mollë. 

-Sepse ashtu si ti janë dhe dy miqtë e tu, të dy janë në vështirësi.

 

-Jo, tha burri me rrotë, pse? 

Vajza, mollëkuqe i tha: - Burri që i hipi kalit, pa se kali u lodh dhe ju vranë këmbët, atij ju dhëmbës dhe e mori për dore. Burri që piu lopën, pa se viçi u lodh dhe ja la të gjithë qumështin atij, dhe i ka vënë para tij për ti ndihmuar të ecin. 

-Më falë i tha burri me rrotë, por mua më rrihte zemra shumë për të mbërritur sa më shpejt tek ky vend ku kam lindur dhe kam burimin tim, pata shumë etje dhe humba arsyen që të prisja miqtë e mi, siç e sheh edhe vetë, ja që u bana rrotë. 

-Edhe kur dhe' mollën, tha vajzë molla, duke qeshur dhe u largua. Ndërkohë në këmbët e tij i dërgoi një shqiponjë, e cila, i tha se do ta ngrinin bashkë rrotën e tij deri lart në mal ku kishte ky njeri burimin. 

Ndjeu zërin e vajzë-mollës që i foli prapë: - Unë po ju sjell shqiponjën që, ti ta ngresh deri ku të duash rrotën, burri me kalë të shkoj ku të dojë me kalin dhe burri me lopë e më viç ta gjej ku të dojë livadhin. 

-Lëre rrotën time, i tha njeriu me rrotë, shqiponjës së sapo ardhur, por më sill miqtë e mi dhe u nis prapë në këmbë në drejtim të kundërt të mbërritjes së tij, drejt burrave. 

-Di ta bësh rrotën çerdhe për mua? - i tha shqiponja dhe ja la rrotën në një lartësi të caktuar dhe iku në drejtim të miqve. 

Ishte pak metra poshtë majës së malit. Për ta ngritur deri në majë nuk kishte forcë, për ta rrokullisur poshtë i vinte keq. Por edhe nëse do ta shpinte deri në majë, u kujtua, se nuk do të gjente vend më të mirë për të bërë rrotën e tij çerdhe për shqiponjën që po i sillte miqtë, se sa një pishë dhe të plotësonte kështu dëshirën e shqiponjës: Pastaj lart ishte e mbuluar me borë. Poshtë kishte edhe burime, edhe pisha e pemë. Rrotë, i tha vetës, po sikur, sikur të më rrokulliset, ndërsa dua ta ngreh deri në maj? Çfarë figure do të bëja pastaj, para miqve dhe shqiponjës? Ndaj nguli mendjen Tak! aty ku i tha Shqiponja një “Toka-tak” Itakë. 

Njeriu i ndihmuar nga shqiponja e shpuri rrotën deri në mal dhe me rrotë po priste ardhjen miqve të tij... Pas pakë shqiponja u duk në qiellin që ndriçonte nga mollëvajza-diell e shqiponjë dhe miqtë e tij që e thërrisnin: “hajde o rrotë!”, “Ku qe o rrotë! “

 

-Kështu? 

-Jo. Sepse njeriu rrotën e bëri edhe çerdhe. Shqiponja kur pa rrotën të shndërruar në çerdhe të saj, filloi të ulej pak nga pak, deri sa zbriti në Toka-tak. Që atëherë, malet nuk do të mateshin me metra nga niveli i detit, por deri ku u vu çerdhja e shqiponjës. Çerdhja e shqiponjës, nga rrotë e shpikësit të rrotës, në fole të saj, u bë takë për jetën, ndërsa pjesa tjetër e malit deri në majën e tij, ishte bora e bardhë që do të ushqente përrenjtë e ujit të jetës. Kjo ishte edhe miqësi midis malesh dhe rënie dakord midis tyre. Thonë se shumë male atëherë u përqafuan me njëri tjetrin. Ca thoshin shtatë, ca thoshin nëntë, ca një qind, por kjo nuk kishte rëndësi dhe do të mbulohej me marrëveshjen e “oxhakëve” dhe do të tregohej nëpër oda se edhe malet nuk do të grindeshin më midis tyre, sepse njerëzit do të respektonin këtë “takë” që ishte dhe “takë” e folesë së shqiponjës, dhe foleja e saj nuk mund të ngrihej mbi gurë, por mbi pemë, si gjithë shpendët e tjerë që ndërtonin foletë nëpër pemë... 

Tre miqtë u përqafuan dhe po tregonin histori të ndryshme se qysh ky njeriu rrot erdhi më pare se dy të tjerët që erdhën lart dhe filluan të zbrisnin mjegullën ku i kishte lënë Shqiponja...

Fragment nga romani "Nëntë Mollët e Omerit"

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1