Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | MERR KOHE

MERR KOHE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Eleonora Niko Qeparoi

MERR KOHE

 

Merr kohe te nxjerresh mesime,

Te marresh e japesh mendime.

Te shtosh te sistemosh dijeni,

 Te cohesh sa duhet ne lartesi!

           

Te ushqesh mendjen dhe syte 

Te ndalosh problemin qe lind.

Te dish te shprehesh emocion

Kur te dhemb e kur te sembon!

 

Te perballesh me tragjedite,

Te durosh renien e prapesite. 

Te dish si te cfaqesh gezimin,

Ta zesh fillin pas deshtimit!

 

Kur te qeshesh e kur te qash,

Si te mesosh, lotet t’ i mbash.

Te degjosh si fyejne e shajne,

Me modesti ta pranosh fajin.

 

Te ndash gezimin me miqte

Te dish te kalosh veshtiresite.

Si te percjellesh ne perjetesi

Ata qe u kushtuan me shpirt!

 

Si ta kthesh demin ne force,

Si te ngrihesh kur bie poshte.

Te falesh tjetrin kur te urren,

Te rigjesh besimin kur te len!

 

Te gjesh bukurine te e thjeshta

T’i tregosh botes, ca te verteta,

Te mbijetosh, ne se te mohojne,

Te jesh zot, ne ndjenje e prone!

 

Ne se gjithecka do na braktise

Te ngreme syte drejt Perendise,

Me shume se Ate ke do besojme

Na solli ne Toke, me nje mision!

© ELKO

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1