Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | MËKATET E LIRISË

MËKATET E LIRISË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vangjush Ziko

MËKATET E LIRISË 


Qyteti ndeu

në rrezet e diellit

çarçafët e larë

të dashurive të fshehta.


Doli makina

të lajë pështymat

dhe vjellmat

të qytetit të dehur nga deliret.


Muret kruajnë tatuazhet bizare

vizatuar në lëkurën e tyre

me gërma asimetrike

si shimpazetë

pleshtat e afrikës.


Ne somnambulët syhapët

të bërë esëll nga ëndrrat e lirisë

i lutemi Zotit

të na falë mëkatet.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
2.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1