Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | EMA E PAMASHTRUAR

EMA E PAMASHTRUAR

Font size: Decrease font Enlarge font
image QAZIM SHEHU

QAZIM SHEHU

EMA E PAMASHTRUAR

Me rreze të diellit, pezmin e erës,

Një letër dërgoma poshtë derës.

Derdh aty dy pika lot,

Ose:dy pika ujë aty derdh,

Dëshirë kam të mashtrohem sot,

Si pema në shkurtin që ngroh kot….

LIVADHI

 

Njëmijë fantazi po të kisha,

S`do e deshifroja këtë muzg.

Kur derdh nëpër gishta

Polenin e vet të butë.

 

Teptisje, bredhëri, marri, ankth,

Në  mund t`i hiqja prej tij,

Si mund ta ruajmë një livadh,

Nga zjarri që i afrohet përbri?..

 

KËPUCËT E HIRUSHES

Hapat nuk i panë buzëqeshjet e ëndrrave këmbëzbathur.

Që u rrinin si këpucë Hirushje, për të bredhur më vonë në përralla.

Vetëm si mors trokisnin mbi lëkurë të tokës me kryeneçësi,

Ç`sinjale duan t`i çojnë bërthamës së saj të ferrtë në brendësi?

Këpucë e Hirushes i vret dhe ndjehen të kënaqura në zbathakëri…

 

GURËT E DHEMSHURUAR

 

Ranë gurët nga faqe e malit,

Me gjëmim të shurdhët,

Zhurmëruan me trok të kalit,

Mbi përrenjtë dhe rrugët.

 

Në çastet e rënies e dinin

 Rruga ishte pa njerëz,

Se njerëz s`donin të vrisnin,

Edhe pse mbetën pa folezë…

Comments (1 posted):

A. H on 12/07/2017 07:41:39
avatar
"Një mijë fantazi po të kisha,
S' do e deshifroja këtë muzg."*
Sa dimensione të reja hap poezia, edhe vetëm me një varg!
Urime autorit!
Merita portalit që na e bënë të njohur!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1