Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | "Makina" e ILOS?!!!

"Makina" e ILOS?!!!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

"Makina" e ILOS?!!!

      (rrëfim si një skicë letrare)

 

Nga  Përparim   Hysi

 

 

   Sot, paradite, piva një kafe me ILON, mikun tim. ILUA  është Profesor-doktor ILINDEN SPASSE, djali i shkrimtarit të madh,STERIO SPASSE. Kur  e nomoinoj  me këtë gradë shkencore e bëj se ka të bëjë me atë që do shkruaj më poshtë.

Dhe, para se të dalë nga deti në stere, kam dy arsye që e bëj këtë shkrim.

Së pari, dua të falnderoj ata dy miqtë e ILOS që  erdhën, enkas, nga Kosova për ta takuar atë dhe, së dyti, për të"sfiduar" pak miqësisht, Profesor-doktor Murat Gecaj alias Babushin që nuk  lë gjë të bjerë përdhe me ato dërgesat, një pas një ( më duken si ato shtëpitë e Beratit- qytetit të një mbi një dritareve) dhe, veç shkrimeve ekspres dhe me cilësi, por i shoqëron dhe me fotografi. Unë për fotografi nuk ia them, po për shkrime i kam haprur"zjarr". Natyrshëm, që në këtë betejë me Babushin , dal i humbur se...

                                                  *     *    *  

Se Babushi paska dhënë prova dhe, pasi ka marrë"lincencën" për të ngritur një makinë dhe jo vetëm e ka ngritur, po e ka nominuar si"makina lëvizëse". Me "patentë" në dorë, e drejton këtë makinë me pasagjerë të abonuar për jetë aty.

Në "sediljen e parë", qëndron URTAKU nga Fterra, Profesor Bardhyl Xhama; në "dy sediljet e tjera: vlonjati nga "Suedia",VIRON KONA, që ka një penë perfide dhe, kur thonë anglezët,është një "sër" i vërtetë. Dhe,ngjitur me ta,SEJDO  HARKA nga Përmeti. "Makinë lëvizëse" më cilësore nuk ke se si gjen. Nëse kërkon që të hipësh në këtë makinë, sa hyn brenda, tak dhe ai,URTAKU I FTERRËS,   nxjerr nga xhepi një"shishkë" me raki si ilaç dhe,nëse je  qibar dhe nuk pi,atëherë të doravit me karamele. Këtë "qerasjen" me karamele e ka marrë dhe Babushi.

Po dale, more Babush! A ndjeve? Ka marrë dhe ILOJA makinë!!!

                                                     *    *    *

U ulëm për kafe aty tek shtëpia e ILOS dhe ky më tregoi:

- Më morën në telefon nga Instituti ku kam punuar dhe më  thanë se më prisnin dy miq që kishin ardhur nga Kosova.

Shkova dhe i takova. Ishin Profesor-doktor Hajrulla Koliqi dhe Profesor-doktor Xhafer Ismaili. Shkuam me makinën  e tyre për të pirë kafe dhe atje,Xhaferi, më dha librin e tij "STERIO  SPASSE, jo vetëm shkrimtar". Natyrshëm që i falnderova që të dy miqtë dhe, veçanërisht,autorin e librit.

Kur u çuam,se do ndaheshim, thanë:- Tani na trego ku e ke parkuar makinën që të çojmë atje.

- Makinën,- bëra të çuditurin unë. Po ku kam makinë unë?

Kjo pyetje gjysëm retorike, e ka përgjigjen brenda. Kanë të njëjtën gradë shkencore, por miku im,ILUA, ka mbetur këmbësor si unë. Dhe nga standarti i jetesës, siç vihet re, ne jemi dhe poshtë Kosovës.

                                                     *    *   *

Sidoqoftë,"makinës hipotetike" të ILOS, unë i hipa paksa. Më dha librin e Profesor-Doktor Xhafer Ismailit dhe, ngaqë jam dashamir I shkrimtarit STERIO SPASSE, me anët të këtij libri i zgjerova dijet e mia për STERIO SPASSEN. Nga të diturit ke se ç'mëson. Kështu ndodhi dhe me mua.Aty në libër pashë që STERIO SPASSE përqaset me filozofë të mëdhenj siç janë Niçe,Shopenhaur, në fushën e dukimit spontan e sensual përqaset me Xhon Lok apo Zhan Zhak Rusoi; mandej në fushën e pedagogjisë ai ka marrë që nga Komneni dhe deri tek Profesori i tij,Aleksandër Xhuvani. Kontributi i tij si autorë tekstesh shkollorë ia rrit karizmën dhe ia bën  ballin edhe më të bardhë.

Duke i rënë pak me "gërshërë reshperi" këtij libri kaq me vlerë të Profesor-doktor Xhafer Ismaili, duhet të them atë që është kryesore: autori i nderuar nuk ka shkruar me apriori apo subjektivisht. Përkundrazi. Ai e ka zhytur atë ballin e tij fausitian në 60  e ca autorë për të sjellë para nesh, një STERIO SPASSE që nuk ka qenë  vetëm shkrimar, por dhe pedagog, por dhe filozof dhe, mbi të gjitha një NJERI I MADH në FUSHËN  E LETRAVE dhe të PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË.

Se sa vlerë, ka kjo punë shkencore e Profesor-doktor XHAFER ISMAILIT, tregon, veç tjerash,edhe dy penave me peshë relevante me rencencat e tyre: Profesor-doktor Neki Juniku dhe Profesor-doktor Isak Sheme!

Falnderim, i nderuari Profesor-doktor XHafer Ismaili! Njeriu plaket duke nxënë,ndaj u shpreh mirënjohjen time.

 

                                     Tiranë, 16 qershor  2017

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1