Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | SHESHI I SKËNDERBEUT

SHESHI I SKËNDERBEUT

Font size: Decrease font Enlarge font
image SHESHI I SKËNDERBEUT

SHESHI I SKËNDERBEUT
Nga Luan Çipi
 
 
U bë mes Tirane “Sheshi i Skënderbeut”
Një vatër e madhe, qendër vëllazërimi:
Me pemë e lule, dhuratë nga Atdheu,
Mijëra pllaka shtruar, simbolikë bashkimi.
 
Parkim i nëndheshëm, stola, shatërvanë,
Pika vend takimi dasme, dashurie,
Kënde për pushim gjenden në çdo anë,
Për pleq, pensionistë, edukim rinie.
 
Le të thuren këngë, poezi, koncerte,
Le të recitojnë, le të ligjërojnë,
Në pluripartizëm nuk të ngelen derte,
Ka liri veprimi, zemrat të gëzojnë!
 
Dikush bëri vërejtje: -“Pse s’ka monumente”?
-Është Gjergj Kastrioti, s’ka vend për të tjerë,
“Sheshi i Skënderbeut”, s’qas të tjerë evente,
Nuk gjendet në botë, më e madhe vlerë!
 
“U bënë shumë shpenzime”, thonë ca ziliqarë,
-S’u kryen për vete, po për qytetarët,
S’janë vila luksoze për ca pushtetarë,
Po shesh për shqiptarët dhe për Kombin mbarë!
 
Vlorë, 15.06.2017

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1