Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | GODITJE ELEKTORALE

GODITJE ELEKTORALE

Font size: Decrease font Enlarge font
image NEBI DRAGOTI

NEBI DRAGOTI

JO,JO,JO

Jo pseudopolitikë,

politikë virtuale jo!

Mjaft më me mashtrim

e manipulim kanceroz historik!

Mjaft më me virtualitet

për suksese qiellore

e rritje ekonomike.

 

Bota zjen;

Popullit iu çanë

timpanët e veshit,

Populli do realitet.

 

GODITJE ELEKTORALE

Lidership,

a liderkëz bisht,

apo liderliliput (…)

dërdëllit në tribunë,

dërdëllit në qytet,

dëdëllit në katund…

 

Elektorati i përqesh,

i përqesh me të madhe

elektorati i papunë

i urren këto dërdëllitje,

këto përçartje,

këta derdimenë.

 

Me qilim fluturues,

qilim thurur

me mashtrim ëndrrash,

fluturojnë(…):

lidership

a liderkëz bisht,

apo liderliliput.

 

Elektorati me duart grusht,

i përqesh elektorati  i papunë.

Duhen nxjerrë shpejt

larg politikës

të ngrohet në diell

politika pa efektivitet:

lidership,

a liderkëz bisht,

apo liderliliput…

 

HAIQE PËR GJELAT POLITIKË

***

Gjelat me ngjyra të ndryshme,

ama, të gjithë lafshkuq…

Në fushatë zgjedhjesh kacafyten…

***

Gjelat politikë ki-ki-rik,

tjetër gjë s’prodhojnë

veç monotonen muzikë…

***

Nuk ka tjetër koncert

gjelat shajnë gjelat,

gati të sqepohen në surrat.

***

Gjelat si dhelprat me bisht,

si dhelprat u bënë gjelat:

mashtrojnë e kafshojnë ekonominë.

***

Drejtim i keq shtetëror:

bëhen punë krejt të kota,

harxhohen fonde kot…

 

ALTERNATIVË PËR RELIKE

Alternativë e ndryshkur,

alternativë me skorje,

e vjetër, krejt mykur,

kalbur, dalë boje…

 

Alternativë për çorap

kjo alternativë lesh

bën vetëm për skrap,

s’ di ç’bën as vetë.

 

Alternativë partiake,

këmbë dhish në vërri,

përdridhet si luvgate

për të bërë djallëzi…

 

Alternativë meite

parti nuk është më,

në çengel për relike

ta varim për gjithënjë.

 

RUBAI

1-

Njeriu punon gjithë një jetë,

të mira bën për vete e të tjerët,

lodhet fort, fiton me djersë

e asgje me vete s’merr kur vdes…

2-

Kur duhet qeshur, nuk qesh,

qesh, kur s’duhet qeshur…

Nga kjo pozë ç’kuptim del,

hajde , i mençur, merre vesh…

3-

Pa dashje veten dëmton keq!

Mendja .or mik ,fajin ta ka:

Mendja sa një kokërr elb

duhet mbajtur në vend…

4-

I qeshur, i dashur, i mirë

me të tjerët të jesh, njeri,

se të jesh i keq, harbut, i ligë

e merr vulën si i tillë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1