Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | MREKULLIA

MREKULLIA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vasil Klironomi

 MREKULLIA

 Tregim

Duhet të isha rreth 23 vjeç atëherë kur si drejtues automjeti, transportoja panxhar sheqeri nga Mollasi për në stacionin e trenit të mallrave. Marrshi  i ulët dhe rruga gjithë gropa  më  mblidhnin këmishën   gjer sipër në zverk. Sikur të mos mjaftonte vapa dhe lodhja, kalimi mbi urën e vjetër  më priste gjunjët. Urës  i kërcisnin brinjët, dhe  një zot e di si nuk ndahej më dysh kur shkonte mbi të automjeti  i ngarkuar.   
Një gjë  më bënte përshtypje. Fshatarëve pasagjerë , nuk ua bënte syri tërë mbi urën e rrezikshme dhe këtë e pash dhe te mësueset që vinin të shtunave nga fshatrat për në qytet dhe të hënave anasjelltas. Me këto të fundit në kabinë, shpesh edhe unë e harroja frikën. Një ditë, kisha si bashkudhëtarë dispeçerin e ndërmarrjes kur pak para se të hipnim mbi urrë, pamë të rrugëtonin një i moshuar dhe një vajzë. I moshuari ecte përpara ndërsa vajza e shoqëronte në një distancë rreth 5 – 6 metra mbrapa.
« Dhimo! Ta marrim gjyshin dhe mbesën?»E pyeta.  «Të mos i lëmë në pikë të vapës!»
«T' i marrim» ma ktheu, «veç nuk janë gjyshi dhe mbesa por burri me gruan. Po ta kishte mbesë  do t’ i rinte në krah dhe jo mbrapa dhe në distancë.»
Unë kisha dëgjuar që martesa të tilla bëheshin në Malësinë e Veriut, por që të ndodhin këtu aq pranë metalurgjikut,  nuk mund ta besoja.   Sa më shumë u afroheshim aq më në pah dilte bukuria trupore e vajzës ; përkundrazi,  i moshuari, mbi shpinë mbarte rezervuarin  e një deveje . Fytyra e tij ishte e rrudhosur dhe gjithë brazda kurse duart, i kish të ashpra si lëkurë pemësh.  
Si mund të preknin ato duar, atë trup aq të brishtë dhe të qumësht?! Si mund të shtrihej në shtrat ajo vajzë me atë fytyrë engjëllore,  poshtë asaj kufome që  ato çaste në sytë e mi nuk kish asgjë të përbashkët me diçka njerëzore?!  
Temperamenti i moshës më vuri në lëvizje. I thash të moshuarin  të hipte në karrocerinë e ngarkuar me panxhar dhe i bëra nojma Dhimos t’ i bënte vend vajzës në ndenjësen e mesit.  I moshuari duke par Dhimon si vërsnik , nuk bëri zë, ndërsa vajza, zuri vend e ndrojtur dhe kjo u duk në pozicionin që mori. E ndodhur midis dy meshkujve, vuri duart mbi gjunjë dhe këmbët i ngjeshi njërën me tjetrën. Unë për ta lehtësuar,  u mënjanova në të majtë të kabinës.
Gjatë udhëtimit më lindi dëshira t’ i flisja . Doja ta bindja se duhej të kishte në krah një djalë të ri. Ta merrte dhe të ikte sa më parë dhe sa më larg prej atij gungaçi, por frika lindi që të jemi të kujdesshëm.  I sigurt se Dhimua do të ndërhynte dhe do ta bënte  bisedën çorbë, ndërrova mendim. Gjithashtu koha ishe e pamjaftueshme  për ta bindur. Pas pak minutash, me automjetin do të hynim në rrugë të asfaltuar dhe motori  do të kërkonte marsh të lartë.  Ndërkohë,  bashkudhëtari im sa simpatik aq dhe i ngeshëm,  shikonte djathtas  dhe  herë-herë merrte  pozicionin e një hulumtuesi. Ky veprim jo vetëm që më ndihmoj, por më dha dhe shtytje.
«Në këtë rast» mendova «fjala është e pafuqishme. Ajo vajzë duhet të largohet nga ajo qenie e zhgaravitur dhe që të ndodhë kjo, duhet të bjer në kontakt me një bashkëmoshatarin e saj, të hyjë në një lojë erotike.»
I sigurt se ky veprim do të kishte rezultat, i kërkova Fluturës*  të falur për aktin që do të kryeja dhe pa humbur kohë, futa veten në një lojë që në esencë, nuk ishte lojë, por një përpjekje  humane për një qëllim të caktuar.   
Në  kthesën e parë lëshova trupin të lirë dhe e mbështeta në të sajin. Dua të besoj se më justifikoi, se dhe ajo vet, u mbështet në supin e Dhimos.  Ndërkohë, unë u ktheva në pozicionin e mëparshëm dhe që vajza të ishte më e lirë, me një veprim sa të marrë aq dhe të guximshëm, tërhoqa këmbën e saj të majtë drejt vetes dhe futa levën e marshit  midis gjunjëve. Tani më, sa herë do të ndërroja marshin nëpërmjet levës, do të kisha mundësinë t’ i ledhatoja gjunjët. «Ku je mjeshtër i mendimit» thirra brenda  vetes dhe ndjeva se pulset më jehonin si kambana.  Vajza, ajo qenie e detajuar , u vrenjt për pak, por kur kthehu kokën dhe pa se Dhimua  ishte i dhënë pas natyrës, ndërroi mendim. Mes nesh nisi një flirt që shpejt, u shoqërua me ledhatime dhe puthje të “vjedhura”. Duart e mia  nuk ndeshën  rezistencë edhe kur me mollëzat e gishtave i ledhatova nipplesat e gjinjve . Në atë çast, desh më shpëtoj timoni nga dora! Vajza  kishte  marrë në fytyrë ngjyrë të trëndafiltë dhe kur unë  shkova  dorën e saj të majtë rreth mesit tim, nisi të më ledhatonte dhe ajo me mollëzat e gishtave . Çdo veprim ishte i ndërgjegjshëm. Nuk donim të mendonim, nuk donim t’ ia dinim për botën atje jashtë.
 Për një çast, i sigurt se i’ a kisha arritur qëllimit, nga gëzimi lash timonin në dorën e fatit dhe duke i puthur buzët e  trëndafilta, e shtrëngova fortë në përqafim . Ajo, kish kaluar me sukses një provim të vështir.
Po hynim në qytetin e metalurgjikut kur,  sipër kabinës u dëgjuan goditje të lehta.  Ndala automjetin ndanë trotuarit dhe pas puthjes së fundit e shoqërova vajzën në dalje duke e ledhatuar. Ishte një puthje jo si të tjerat. Zgjati shumë, vite të tëra. Akoma sot më ëmbëlson gojën.
Rruga e tretë e asaj dite nuk ishte si e dyta.. Në ndenjësen e mesit nuk kisha  engjëllushen  por një burrë që sa herë niste të thoshte diçka, dridhte mustaqen. Për fatin tim të mirë, zbriti në fshatin e parë pas urës, kështu që m’ u dha mundësia të jetoja me  çka në rrugën e dytë kisha shijuar.
Afër Mollasit, u kujtova se në mbrëmje do të takohesha me Fluturën. Futa  automjetin në parcelën ku grumbullohej panxhari dhe ju luta skrepistit të shpejtonte ngarkimin. Në peshore, më thanë se  më kish kërkuar në telefon Dhimua. Përse të më kish kërkuar?!  Pa e menduar gjatë,mora flet –ngarkesën dhe u largova. 
Në orët e pasdites udhëtimi  bëhej i mërzitshëm. Rruga gjithë gropa. Mbi urrë,  vetmia  njësohej me frikën. Kurmi  imi lodhur i dorëzohej  ngathtësisë... Kisha nevojë për një dush dhe për  çlodhje.
Rreth orës pesë  hyra  në stacionin e trenit të mallrave për të shkarkuar. Në peshoren e stacionit  pash  Dhimon dhe gungaçin.
U befasova. Të kish ndodhur  mrekullia?! 
« Unë mendova se ma rrëmbeve ti»,   më tha i moshuari kur ju afrova.
« Jo» ja ktheva. «Si mund të bëjë një veprim të tillë?!  Unë kam Fluturën time!  Po, si ndodhi ?»
«Po, ja:» më tha i moshuari. «Unë ecja përpara ndërsa ajo,  vinte mbrapa. Kur ktheva kokën, nuk e pash të më ndiqte.»  
«Mos u ngatërruat midis njerëzve?» E pyeta. 
«Ç’ far njerëzish»  më tha.  «Nuk u shkëmbyem me njerëz. Vetëm  një djalë i ri, një bukurosh ishte i ulur te stoli, po dhe atë, sikur e mori për dore diçka e magjishme.»

 

 


Comments (1 posted):

myslim maska on 12/06/2017 20:30:18
avatar
Tregim realist,teper i sinqerte, i shkruar bukur me sineritet.Ka nje dhimbje dhe akuze te fshehte,gati te padukshme,per emancipimin e jetes se njeriut. Nje mbyllje e befasueshme,e pranueshme. URIME!, FALEMINDERIT. M. MASKA

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.50
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1